Aplikacioni për emergjencat civile, Veliaj: Falë teknologjisë verifikuam në kohë rekord banesat e dëmtuara nga tërmeti, lehtësime për automjetet elektrike

30 Shtator 2019, 15:05Sociale TEMA

Falë aplikacionit emergjenca.net i Bashkisë së Tiranës, procesi i verifikimit dhe vlerësimit të dëmeve që shkaktoi tërmeti i një jave më parë, ka përfunduar në të 1220 banesat e prekura. Në  panairin “Tirana Tech Open”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh se teknologjia ka qenë aleati kryesor në rimëkëmbjen e qytetit pas tërmetit, e falë saj sot ka nisur rindërtimi i disa shtëpive të pabanueshme nga lëkundjet sizmike.

“Teknologjia ta bën jetën më të lehtë për disa procese që më parë na merrnin shumë kohë. Ne kemi përfunduar të gjithë procesin e verifikimit dhe vlerësimit të 1220 banesave të dëmtuara nga tërmeti. U bë në një kohë rekord, jo vetëm në Shqipëri, por në Rajon e besoj në pjesën më të madhe të Europës. Bëmë një aplikacion, i cili quhet emergjenca.net, dhe ajo çfarë ndodh është: secili nga stafi ynë, qoftë në Bërzhitë, Zallbastar, edhe në zonën më të largët të Ndroqit, në Pezë, mund të shkruajë ‘pasaportën’ e shtëpisë së dëmtuar me të dhënat bazë”, tha ai. Kryebashkiaku shtoi se ndonëse Tirana kishte më shumë dëme nga tërmeti, procesi përfundoi brenda 5 ditëve, falë aplikacionit të ri.

Në vijim të politikave për uljen e ndotjes dhe krijimin e një qyteti smart, Bashkia e Tiranës do t’i propozojë qeverisë krijimin e lehtësirave për përdorimin e makinave elektrike edhe nga qytetarët e bizneset. Për të shtrirë përdorimin e mjeteve elektrike tek qytetarët, Veliaj tha se do bëhen disa lehtësira, siç u veprua me autobusët elektrikë, për të cilët u hoq taksa dhe dogana. “Testi i taksive elektrike ishte shembulli tipik; njerëzit jo vetëm që udhëtojnë më lirë, por edhe si kontribut, janë më të zellshëm të presin sa t’ju vijë taksia elektrike. Të gjitha taksitë elektrike janë të zëna dhe fakti që po aplikojnë më shumë të tilla, do të thotë se ky biznes po lulëzon. Tani që kemi arritur këtë fazë emancipimi, është momenti ideal që të fusim mjetet elektrike për konsumatorët”, tha Veliaj.

Duke sjellë shembullin e Norvegjisë, e cila filloi po kështu me përdorimin e makinave elektrike dhe stacione të karikimit falas, për të nxitur gjeneratën e re të automjeteve, kryebashkiaku tha se Bashkia e Tiranës po mendon edhe për një sistem të prodhimit të energjisë së rinovueshme. “Jemi duke diskutuar një sistem të prodhimit të energjisë elektrike me panele solare pluskuese në Bovillë. Kështu, jo vetëm që ke energjinë 100% të rinovueshme, por mund të kemi mundësi që të subvencionojmë karikimin e mjeteve elektrike për qytetarët. Pra, praktikisht karburant falas”, shtoi Veliaj, ndërsa dha lajmin e mirë, se bashkia tashmë ka aplikuar tek kompania Tesla  për krijimin e një stacioni për karikimin e mjeteve elektrike në Tiranë.

“Tirana Tech Open” është një organizim multi-dimensional, realizuar për nxitjen e inovacionit e krijimtarisë në sektorin e shërbimeve të teknologjisë së informacionit, gjë që vjen në përgjigje të nevojave për informimin në vend e rajon, krijon edhe mundësi të reja partneriteti, si dhe do ofrojë ekspozime të shembujve të suksesit e arritjeve në përdorimin e teknologjisë së aplikuar.

5 komente në “Aplikacioni për emergjencat civile, Veliaj: Falë teknologjisë verifikuam në kohë rekord banesat e dëmtuara nga tërmeti, lehtësime për automjetet elektrike”

  1. Sit back and relaks■●▪%^* says:

    O rrypi nones, po mire e karikon makinen ne Tirone, po kur te te leje bateria ne sukth si me ja bo o rrypi nones vet? Apo ia shtrijme kabllin nga zock e zeze deri ne sukth? Lali Euri, kjo nuk o pune qe bohet ne nivel lokal por ne nivel qendror, se robi nuk do mbaje nji makine me korent per ne tirone e nji me benzine per jashte tirone. Per ne Tirone mjafto ene urbani apo bicikleta, makina robve ju duhet me leviz jashte tirone o rrypi nones vet. Nqs doni me ja lehtesu njerezve levizjen filloni ndertimin e hekurudhave qe te mbulojne 90% te territorit qe njerezit te levizin me trena dhe urban dhe nuk perdorin me makinat vend e pa vend, keshtu edhe kursejne nga xhepi se nafta eshte bo si me ble flori edhe ambientin nuk e ndotin edhe nuk ka pse cdokush qe ka punen ne tirane te detyrohet te banoje ne tirane nqs nga qyteti ku banon deri ne tirane ku ka punen rruga i ha 1 deri 1 ore e gjyse kohe maksimumi.

  2. Sit back and relaks■●▪%^* says:

    O rrypi nones, po mire e karikon makinen ne Tirone, po kur te te leje bateria ne sukth si me ja bo o rrypi nones vet? Apo ia shtrijme kabllin nga zock e zeze deri ne sukth? Lali Euri, kjo nuk o pune qe bohet ne nivel lokal por ne nivel qendror, se robi nuk do mbaje nji makine me korent per ne tirone e nji me benzine per jashte tirone. Per ne Tirone mjafto ene urbani apo bicikleta, makina robve ju duhet me leviz jashte tirone o rrypi nones vet. Nqs doni me ja lehtesu njerezve levizjen filloni ndertimin e hekurudhave qe te mbulojne 90% te territorit qe njerezit te levizin me trena dhe urban dhe nuk perdorin me makinat vend e pa vend, keshtu edhe kursejne nga xhepi se nafta eshte bo si me ble flori edhe ambientin nuk e ndotin edhe nuk ka pse cdokush qe ka punen ne tirane te detyrohet te banoje ne tirane nqs nga qyteti ku banon deri ne tirane ku ka punen rruga i ha 1 deri 1 ore e gjyse kohe maksimumi..

  3. lala says:

    Kokrra mashtrusit!!!!!!! Termeti na shkun iher kurse ky na ik mori ment perdite, llallallallalla si byth turtulli.

  4. frruje thepin Xhim says:

    mashtrues ordiner – ky do e e pesoje me keq nga te gjith horrat qe shkerrdhyen Shqiperine dhe Tiranen keto 30 vjet.
    Nuk mundet te futen te gjithe brenda sado te deshirojme, por ky halabaku qe rren cdo dite me duket se do behet kurban nga keta shushunjat e vjetra. Ka nje problem me Erionin – nuk e kupton qe nuk e do njeri ne momentin, por ne momentin e pare qe do rreshkasi do e perdhunojne te tere nga te tera palet. Ky do perfundoje me keq nga te gjithe sepse eshte si ai kaubojsi ke barcaleta – frruje thepin Xhim…

  5. Harri says:

    Lali Eri ,
    Kolaj e ke , shvendosesh e paguan 1000 euro nata ne hotel.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje