Shqiptari "çudit" policinë italiane: Zbulohet vendi sekret ku e fshihte drogën për t'i shpëtuar kontrollit

30 Shtator 2019, 10:14Kronika TEMA

Një 26-vjeçar shqiptar u arrestua në Itali me akuzën e shitjes së kokainës në doza të vogla.

Sipas mediave italiane, i riu shqiptar u kap pasi kishte fshehur kokainën në vezët e famshme Kinder.

Shqiptari u kap në Garbagnate, në Milano një zonë të njohur nga policia për shitjen e drogave. Zonë kjo e drejtuar nga bandat shqiptare.

Shqiptari ishte duke lëvizur me një makinë Renault Clio, ku gjatë kontrollit në mjet iu sekuestruan 21 doza kokainë, një pjesë e të cilave ishin fshehur në vezët Kinder.

1 komente në “Shqiptari “çudit” policinë italiane: Zbulohet vendi sekret ku e fshihte drogën për t’i shpëtuar kontrollit”

  1. Y says:

    Po mire, shqipetaret kontrollonin shitjen ne kete zone, po kush kontrollonte blerjen ? Pse s’permendet asnjehre bleresi?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje