FOTOT/ Këto janë qelitë speciale për izolimin e mafiozëve: Ja se si do të funksionojë rregjimi 41 bis

29 Shtator 2019, 12:33Kronika TEMA

Qelitë për rregjimin e ashpër 41 Bis janë bërë gati edhe në paraburgimin 313 dhe në burgun e Peqinit.

Një grup institucionesh po verifikojnë ende informacionet mbi disa të dënuar dhe të paraburgosur të dyshuar që vazhdojnë të mbajnë kontakte jashtë qelisë dhe që për këtë shkak penalizohen nga ligji i supërburgosjes, një ligj që u aplikua edhe për mafiozët në Itali.

Drejtori i përgjithshëm i burgjeve thotë për Top Channel se përveç kushteve të forta të sigurisë, edhe policët që do ruajnë të burgosurit e 41 bisit po trajnohen enkas. Këshilltarja e Ministres së Drejtësisë shton se prokuroria nuk ka sjellë ende emrat e parë që më pas miratohen nga Ministrja.

Këshilltarja e Ministrisë së Drejtësisë i tha Top Channel se në qoftë se personi sipas ligjit edhe në burgime dhe në paraburgim vazhdon të ketë kontakte me organizata kriminale atëherë atij i përgatitet dosja. Më tej kjo dosje dërgohet në hallka të tjera ndaj është ngritur një strukturë në Minstrinë e Drejtësisë.

“Dosjet e para nuk kanë ardhur akoma nga prokuroria ne jemi ende në pritje. Prokuroria është e angazhuar dhe besoj që po verifikon informacionet që kanë ardhurdhe me pas ato do të përcillen në strukturat e ministrisë së drejtësisë” Agim Ismaili, drejtor i Përgjithshëm i burgjeve tregon se ku do jetë ndërtesa.

Ato janë bërë të posaçme është kryer investimi. Gjithçka gati për 41 bis. Anila Hoxha thotë se gjithçka është menduar me detaje për aplikimin e ashpër 41 bis, madje edhe pasqyra nuk është prej qelqi.

Ai që do të vendoset në rregjim 41 bis do jetë i izoluar nga gjithçka, do ketë një krevat në dhomë, as frigorifer dhe as televizor.

Madje edhe qiellin nuk do arrijnë ta shikojnë jo vetëm për shkak të kafazëve tradicionalë në burgje por edhe për shkak të grilave të hekurta Përvec kafazëve tradicionalë në burg do ketë edhe grilë të hekurt në dritare

Agim Ismaili thotë se është cështje sa të dhëna ka. Pra si ndërveprojnë me kriminelët jashtë, me ushtarët me grupin. Pra është cështje provueshmërie.

Ndaj janë edhe institucionet e tjera siç është Policia e Shtetit, shërbimi informativ edhe drejtoria e burgjeve natyrisht. Por në fakt a duhet të jenë akoma më aktive këto dy institucione që 41 bisi të nisë sa më shpejt nga funksionimi. Agim Ismaili thotë se në fakt janë aktive.

“Secili jep informacionet e tij. Çështja drejtohet nga prokurori. Ne si drejtori burgjesh kemi dërguar inforamcion”, përfundon ai.

11 komente në “FOTOT/ Këto janë qelitë speciale për izolimin e mafiozëve: Ja se si do të funksionojë rregjimi 41 bis”

  1. AAA says:

    Tiganin e kemi.
    Na mungon peshku.
    A nuk bejme ca fasule?

    1. Anonimous says:

      41 bis?!!!!!!!!
      Boll më si majmunë pa fantazi, që nuk janë në gjendje as të krijojnë një emër. Shumë të trashë trangujt e qeverisë.
      Edhe Italia regjimin e burgut të rëndë që kryhet në izolim absolut, e mori nga të tjerët si eksperiencë, por emrin ja vuri vetë në bazë të ligjit 41 të vuajtjes së dënimit, ku shtohej klauzola e izolimit të elementëve mafjoze, duke u quajtur 41 bis.
      Për këdo që shpreson të shohë atje politikanët është thjesht naiv. Asnjë politikan nuk ka për të përfunduar atje. Politikanët e tanishëm do t’a mbyllin jetën nëpër proçese gjyqësore teatrale, që në fund nuk dënohet asnjeri ose edhe kur dënohet, do dënohet me punë sociale në ndonjë azil pleqsh.
      Ky lloj llumi kriminal politikanësh ku kryeson Sali Berisha me vrasje, zhdukje kufomash, akte terroriste, grushte shteti, vjedhje masive me piramida, pushkatime, urdhra bombardimesh me LHL, shitje territoresh, kanibalizim të sektorit industrial, do ja dalë pa lagur. I duheshin Amerikës vetëm si gogol kundër nesh, deri sa të fusnin në dorë sistemin e drejtësisë, i fundmi institucion që ju kishte ngelur pa pushtuar. Tani nuk kemi më as të drejtën e ushtrisë për t’u vetëmbrojtur, as sovranitet mbi teritorin, financat, shërbimet sekrete, politikën e jashtme dhe drejtësinë. Janë padronët të tjerët. Shqiptarët po i shfarosin me emigracionin, duke u kujdesur më parë të kanibalizonin me kërma si Berisha & company çdo sektor strategjik të industrisë dhe bujqësisë dhe duke mos investuar në fund qoftë edhe një fabrikë për të hapur vende pune.
      41 bis është vetëm për NE!

  2. Likja me saliun do jene bashke,do zoti se drejtesia shqiptare nuk do.

  3. Populli says:

    Oh like …..drithe me lesh fabrike..

  4. erandi says:

    Meta ka një kerkese meqenëse ka dhe pasuri, ka pamje nga deti,,,,,,, dhe sa kushton.

  5. biks says:

    Qelia numer 1 sigurisht i perket ILIR FLORIRIT…..
    Keshtu fillon drejtesia…..

  6. mik says:

    Sa kohe ka qe flitet me kete gjuhe ?!! Ma shume kan perfunduar ne keto burgje lexuesit e ketyre artikujve se personazhet.

  7. Kosta says:

    Politikanet qe kemi ne eshte mire ti futesh neper shpella te lidhur me zinxhire dhe ti lesh pa buk e pa uje derisa tu dale shpirti i zi prej krimineli.

  8. h says:

    Do ishte më mirë të rrethonit parlamentin me hekura
    dhe ta quanit burgu 140 tris.

  9. Gg says:

    Shume i izoluar duket!!!!

  10. niko says:

    Salen dhe Lulin mos i lini ne nje kat….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje