FOTOT: Mrekullia, shoferi shqiptar i kamionit përfundon 40 metra në greminë dhe shpëton

28 Shtator 2019, 09:18Kronika TEMA
FOTOT: Mrekullia, shoferi shqiptar i kamionit përfundon 40 metra në

Një shqiptar ka shpëtuar mrekullisht pasi kamioni të cilin e drejtonte është aksidentuar në një urë, para se të futej në tunel.

Aksidenti ka ndodhur gjatë paradites. Shqiptari po udhëtonte drejt Savonës, dhe siç e shikoni në foto, kamioni pasi ka humbur kontrollin është përplasur me parmakët e rrugës.

Kabina  e automjetit të rëndë ka përfunduar jashtë ure duke mbetur në ajër, ndërsa koka e trajlerit ka përfunduar 40 metra në greminë.

Menjëherë ka ndërhyrë shërbimi zjarrfikës. Në mënyrë të pabesueshme, shoferi ishte plotësisht i padëmtuar. Ai doli me këmbët e veta nga kabina. Ai u transportua me autoambulancë në spital për një kontroll të detajuar.

Policia bllokoi trafikun në autostradën midis Altare dhe Savonas për ta rihapur vetëm pasdite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje