Shpallet në kërkim për kokainën në Durrës djali i avokatit që përndiqte Sokol Ballën: S'ka asnjë provë që implikon tim bir, do rrijë në arrati

27 Shtator 2019, 14:08Kronika TEMA
Shpallet në kërkim për kokainën në Durrës djali i

Avokati Ilir Malindi

Identifikohet personi i tretë i përfshirë në çështjen e trafikut ndërkombëtar të drogës, që çoi në sekuestrimin e 137 kg kokainë.

Bëhet fjalë për shtetasin Gentian Malindi, 42 vjeç, i cili akuzohet se është një nga pritësit e drogës.

Malindi, djali i një avokati të njohur, nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi është person me precedent penal, ndërsa është arrestuar më 8 qershor të 2013, ku u kap me 500 kg kanabis në kuadër të operacionit ‘Sfida’.

Siç raportoi edhe policia në atë kohë, droga ishte fshehur në furgon tip “Benz Mercedez”, me targë AA 938 AE, e cila kishte si destiancion Italinë.

Po ashtu Malindi është i njohur në fushën e biznesit të peshkut, ndërsa ka në pronësi të tij një anije peshkimi me emrin “Aayway”. ‘BalkanWeb’ mëson po ashtu se Altin Myslimhaka, tashmë në burg (gjykata e Krimeve të Rënda caktoi për të masën e sigurisë ‘Arrest me burg’) punon si peshkatar në varkën e Malindit.

Ndërkohë menjëherë pas lajmit të policisë për implikimin e të birit ka reaguar avokati.

Në një prononcim për median avokati ka deklaruar se i biri nuk ka fare lidhje me këtë trafik, por e kanë shpallur në kërkim, vetëm pasi dikush nga të arrestuarit i ka përmendur emrin..

“Djali im s’ka lidhje fare me bllokimin e lendes narkotike ne port. Eshte shpallur ne kerkim pasi dikush nga keta qe jane arrestuar kane permendur emrin e tij.

Djali nuk ka asnje lidhje. Do merremi ne rruge ligjore. Nuk ka asnje prove apo pergjim qe implikon tim bir.

Ai do të qendroj ne arrati deri ne momentin qe do te marrë zgjidhje kjo situate ne rruge ligjore”- ka thene ai ne nje reagim per “Panorama”.

Ilir Malindi, babai i te shpallurit ne kerkim eshte arrestuar ne vitin 2015 pasi perndiqte me mesazhe gazetarin Sokol Balla.

 “Ky shtetas  në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur duke i dërguar SMS nëpërmjet telefonit celular shtetasit me iniciale S.B me profesion gazetar”.

15 komente në “Shpallet në kërkim për kokainën në Durrës djali i avokatit që përndiqte Sokol Ballën: S’ka asnjë provë që implikon tim bir, do rrijë në arrati”

  1. Luli says:

    Po ashtu thone te gjithe!!! Nuk ka lidhje ,nuk e dime,dikush tjeter e ka bere dhe e ka derguar,emri I djalit doli nga keta te keqinje,e te tjera pralla si keto.. Pune shqipetaresh, dhe pune drejtesie ligjore,avokatore,gjyqetore

  2. loku says:

    Ju njohim, jeni familje kriminale dhe skeni ku shkoni, do te kapeni o plera.

  3. Jimmy says:

    U kap ne 2013 me 500 kile ,dhe qeka jasht prap .Hallall gjykatave

  4. raul says:

    Fytyre e poshtër ke qene gjithë jetën o funderrine e Durrësit,

  5. Klodi says:

    Po ky tipi me 500 kg hashash te kapur sa burg ka bere/ 2 jave!!!

  6. Kellira says:

    AI do qendroje ne arrati…
    Dmth ky avokati i madh ka informacion dhe nuk po ndihmon hetimin.
    Ta plasin edhe kete brenda si baben e atij karit qe vrau per nje tub kondicioneri dhe pastaj le te vazhdojne hetimet.

  7. Luli says:

    Ku e di I jati se policia nuk ka fakte? NGA e dinte policia se ne anije kishte miell? Me djalin tend eshte marre DEA or koketrash.

  8. dardan says:

    Surrati itij tregon qarte ça lloj robi eshte ky

  9. Ardjan says:

    Ky nuk ka faj fare dhe ka për ti shpëtuar ligjit sepse vet policia ia krijoj mundësin që të largohej nga vendngarja! E para ripaketimi i mallit nga policia ndryshe nga sa ishte porositur ishte dekonsspirim i aksionit nga vetē policia, dhe më pas finalizimi ,ndērhyrja pēr ta kapur, si ka mundêsi që gjithmon policët tanē kapin argatin jo aganë? Si mundi ky ti largohej policisë kur plani kishte muaj qē përgatitej?! Çfarê i mongon policisê sonê që del e dêshtuar edhe kur ka ndimën e specializuar nga të huajt?

  10. Bureto says:

    Po mirë, me këtë background, këtij mender avokati, si nuk i hiqet leja e ushtrimit të profesionit nga Dhoma e Avokatisë?!

  11. BRSS says:

    ME QE KY TRAPI E DITKA SE KU ESHTE FSHEHUR I BIRI ARRESTONI KETE QIJANI ROBTE SHKERDHATES TE DEGJENERUARIT

  12. miu says:

    Per nje avokat rruga ligjore eshte kur djali i tij, i cili akuzohet per trafik droge, rri ne arrati???

  13. Buhale says:

    Iliri,pavaresish se i ati i tij (ai ka qene goxha burre,shume i respektuar nga nje rreth i tere eme gjere),pra ky i biri,qe u be avokat ne saje te emrit dhe pozites se te atit) doli eksponenti i pare dhe i flaket i partise se vicidolasit Salih Berisha.U be avocat,packa se eshte ca i met nga trute.

  14. Spartakos Thrakiotis says:

    Sa gjë e “bukur”—–Një avokat që i din ligjet me mire nga kushdo tjetër të thotë që do të qëndrojë i fshehur i akuzuari. Automatikisht e ka cilësuar autor. Ta kemi parasysh dhe ta preferojmë që të na përfaqësojë në ndonjë seancë gjyqësore që duam të humbasim gjygjin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje