Itali, oficerët tërheqin zvarrë shqiptarin dhe e fusin në komisariat, pezullohen nga detyra

28 Shtator 2019, 11:14Kronika TEMA

Komandanti dhe një punonjës i komisariatit të Bolzanos janë pezulluar nga detyra, nën akuzën e arrestimit të paligjshëm me mashtrim, falsifikim dhe shpifje.

Mediat italiane raportojnë se oficerët pretendonin se në gushtin e vitit të kaluar, jashtë burgut të Bolzanos ,janë sulmuar nga vëllai i një shtetasi shqiptar, të arrestuar për krime të lidhura me tregtimin e drogës.

Shqiptari u arrestua asokohe nën akuzën e rezistimit ndaj një zyrtari publik dhe u vu në “arrest shtëpiak”.

Por gjykatësi hetues nuk e vërtetoi dot akuzën për të cilën shqiptari mbahej në arrest dhe bëri një kërkesë për hetime.

Më pas verifikimi i kamerave të sigurisë në vendin ku oficerët pretendonin se ishin sulmuar, tregoi që shqiptari jo vetëm nuk i kishte sulmuar, por ishin ata që e kishin shtyrë atë, duke e tërhequr zvarrë në komisariat.

Tashmë ata janë pezulluar nga detyra, ndërsa një koleg i tretë është nën hetim për të njëjtën hipotezë krimi, por me një pozicion më pak serioz.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje