Arrestohet drejtori i Kadastrës në Durrës

1 Tetor 2019, 17:25Kronika TEMA

Policia ka vënë në pranga drejtorin e Kadastrës në Durrës, Liridon Pula.

Arrestimi i tij është bërë mesditën e sotme në zyrën e tij, pasi gjykata ka caktuar masë sigurimi “arrest me burg”, i dyshuar për abuzime me regjistrimin e pronave.

Sipas të dhënave të deritanishme nga ana e Krimit Ekonomik, dyshohet se Liridon Pula, së bashku edhe me zyrtarë të tjerë, kanë tjetërsuar dhe abuzuar me pronat, kryesisht në bregdet.

Sipas burime konfidenciale, hetimet e drejtuara nga Prokurori Arjan Ndoja, janë në kuadër  të hetimit që pak ditë më parë vunë në pranga dhe nëndrejtoreshën e këtij institucioni, Lusiana Kola, e cila është lënë e lirë nga Gjykata, dy ditë pas arrestimit.

Ndërkohë që në kërkim është shpallur dhe ish-drejtori i ALUIZNI-t në qytetin bregdetar, Flamur Gjuzi. Këta zyrtarë të lartë, si edhe disa vartës të tyre, dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën nëpërmjet legalizimit dhe regjistrimit të një numri të konsiderueshëm pronash në mënyrë anti-ligjore.

1 komente në “Arrestohet drejtori i Kadastrës në Durrës”

  1. Si gjithmone mbahet nje nate ne burg dhe neser shpallet arest shtepie, pastaj i pafajshem dhe me von hedh prokurorine ne gjyq per demtim imazhi dhe kerkon demshperblim 100,000 euro, kjo eshte metamorfoza e drejtesise shqiptare. A nuk ndodhi keshtu me 15 pisnesmenet qe u arestuan me buje te madhe dhe pastaj u shfry tullumbacja, hahahahahahahaha, shtet me breke nepermkembe kriminelet tallen me prokurorine, dhe gjykatat, hahahahahah.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje