Kryetari i KLP takon në Hagë Presidentin e Eurojust: Së shpejti caktohet prokuror pranë saj

1 Tetor 2019, 14:36Kronika TEMA

Eurojust mbështet vendet të BE në bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar dhe menaxhimin te integruar të kufive.

Eurojust është një agjensi prestigjoze e BE me mbi 100 prokurorë nga vendet të Europës me seli në Hagë. Takimi i kryetarit të KLP u bë në kuadër të prezantimit të zbatimit të reformës në drejtësisë dhe krijmi i institucioneve të reja SPAK dhe BKH.

Kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi tha: Angazhim maksimal për përfaqësim të përhershëm në Eurojust dhe bashkëpunim të ngushtë me partneret europianë në nivel opracional dhe shkëmbim informacionit. Kemi nënshkruar tashmë marrëveshjen bashkëpunimi me Eurojust dhe do të caktojmë së shpejti një prokuror pranë saj. Eurojust do të bashkëpunoj me SPAK dhe BKH në operacione ndërkombëtare në luftën kundër korrupsionit dhe krimit organizuar.

1 komente në “Kryetari i KLP takon në Hagë Presidentin e Eurojust: Së shpejti caktohet prokuror pranë saj”

  1. John says:

    Dhe ky ka rrjedhe.Ne nuk kemi kryeprokuror ketu ky thote te cojme nje mercenar militant te rilindjes nr eurojust.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje