VIDEO/ Artan Hoxha: Prej 3 vitesh Lushnja nën terror të të njëtëve vrasës, Besmir Hida-n e kërcënonin të largohej nga Shqipëria

1 Tetor 2019, 11:31Kronika TEMA

Artan Hoxha ka reaguar për vrasjen e ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në Lushnje.

Gazetari thotë se është e njëjta dorë, që po mban peng Lushnjen prej tre vjetësh.

“E njëjta dorë, të njëjtët vrasës, e njëjta skenë krimi, të njejtat bataré kallashnikovesh, mbajnë nën terror për 3 vjet rresht, qytetin e qetë e me njerëz punetorë te Lushnjes.

Besmir Hida, 40 vjec baba i dy femijeve, eshte viktima e radhës. E kam takuar disa here gjate ketyre dy viteve…

Kërkonte “drejtësi” per vrasjen e nipit Zamir Latifit, i ekzektuar me 11 tetor 2017 në atë, që njihet si “masakra e Lushnjes”.

Para se ta ekzekutonin, Besmirit i vendosen eksploziv ne banese, qe te largohej bashke me familjen, jashte vendit.

Besmiri, besoi te drejtesia dhe ky shtetit, por sot eshte viktima e radhës, e nje grupi te organizuar kriminal me lidhje shume te forta, qe po mban nen kontroll me dore te hekurt, qytetin agrobujqesor më te rendesishem ne vend”, shkruan Hoxha, që pak kohë më parë publikoi në Report TV, videon e vrasjes së nipit të Besmir Hida-s, Zamir Latifi, ndërsa lë të kuptohet se vrasësit janë të njëjtë.(TemA)

1 komente në “VIDEO/ Artan Hoxha: Prej 3 vitesh Lushnja nën terror të të njëtëve vrasës, Besmir Hida-n e kërcënonin të largohej nga Shqipëria”

  1. Maksimi says:

    Po çe nxirrni k’te papagall k’tu o Tema. Ky nuk eshte gazetare investigative, ky eshte thjesht nje papagall.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje