Lushnje, 35-vjeçari ekzekutohet me kallashnikov duke pirë kafe

1 Tetor 2019, 08:25Kronika TEMA

Një 35-vjeçar është vrarë me armë zjarri në një atentat mafioz në Lushnje.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen “Skënder Libohova”.

Viktima është Besnik Hida, i cili është vrarë në katin e dytë të një lokali, teksa ishte duke pirë kafen e mëngjesit.

Hida  u qëllua dy herë më breshëri kallashnikovi, ndërsa sipas dëshmitarëve okularë autori ka qenë i maskuar dhe është larguar me shpejtësi me makinë nëpër rrugicat e lagjes.

Ndërsa policia në njoftimin zyrtar thotë se kanë qenë dy autorë.

Hida është një biznesmen në fushën e grumbullimit të makinave të përdorura.

Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit për të bërë të mundur arrestimin e autorëve.

Po ashtu për zbardhjen e ngjarjes është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje