Shkatërrohet banda e “babës” dhe tetë “bijve” të tij

30 Shtator 2019, 18:23Kronika TEMA

“Baba”. Kështu e quante veten kreu i një bande shqiptarësh, e cila merrej me grabitje.

Mediat shkruajnë se pas një viti hetimesh, ky grup kriminal u shkatërrua, duke vënë në pranga gjithsej nëntë persona.

Mësohet se “baba” i drejtohej tetë anëtarëve të tjerë me fjalën “biri”.

Hetimi për këta persona kishte nisur në Nëntor të 2018-s pas grabitjes së disa pajisjeve në një bar në Borgo Chiese.

Ata dyshohet se janë autorë të paktën të 20 grabitjeve.

Vlera e sendeve që kanë grabitur llogaritet deri në 100 mijë euro.

Banda e kishte bazën në Bresciano, ndërkohë që ishte aktive në provincat e Milanos, Bergamos dhe Modenas.

1 komente në “Shkatërrohet banda e “babës” dhe tetë “bijve” të tij”

  1. Njutoni says:

    Ec bab
    Per Qaf Krrab.
    Sapunin ..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje