Nuk e mori seriozisht urdhërin e Drejtorit të Burgjeve, ish- kampionisti Asmer Bilali në “superburgosje”

1 Tetor 2019, 12:26Kronika TEMA

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve , Agim Ismaili për regjim të mbikqyrjes së veçantë ndaj  Ish kampionit të boksit Asmer Bilali, një nga anëtarët e dyshuar të bandës “Bajri”. 

Arsyeja e kësaj kërkese është thyerja e rregullave në Burgjeve duke futur në qeli telefon, rast ky i përsëritur prej tij. Drejtori i DPB, Agim Ismaili thekson fort se asnjë i “fort” nuk mund të shkel ligjin dhe toleranca ndaj tyre do të jetë zero.

Për zt. Bilali do jetë një izolim i posatshëm duke u trasferuar në burgun e Fierit ( vendi ku është krijuar regjimi i mbykqyerjes së veçantë) duke humbur kështu kontaktet me familjarët, të burgosurit e tjerë, ushqim, TV apo dhe aktivitetet e përbashkëta.

Kujtojmë se deri tani sipas vendimeve të shpallura me kërkesë të burgjeve janë vendosur në regjim të veçantë dhe me mbikëqyrje të rreptë 26 të dënuar.

1 komente në “Nuk e mori seriozisht urdhërin e Drejtorit të Burgjeve, ish- kampionisti Asmer Bilali në “superburgosje””

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje