Vetëm pak ditë më parë, deputeti i kuvendit Kujtim Gjuzi ngacmoi në studio ish-missin shqiptar, Silvana Bushati, duke i thënë se ka “ballkon” të rrezikshëm, referuar gjoksit.
E ftuar sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Silvana reagoi shumë qetë lidhur më ketë çështje, pasi, sipas saj, e gjitha ishte një batutë e Gjuzit.
“Unë nuk kam as ballkon të rrezikshëm, nuk e di ku e a parë ballkonin Kujtimi. Këto janë batutat e Kujtimit, se unë përpara se të isha te “Procesi Sportiv”, isha pjesë e partisë së tij. Pra këto janë batuta që i ka bërë dhe në emisione të tjera, ndaj s’ e besoj që e ka pas pikërisht për “ballkonin” tim.”, u shpreh ajo.
E pyetur nëse ishte ndjerë ndopak e ofenduar, Silvana tregoi se në fakt e kishte marrë të gjithën si kompliment.
“Unë s’e mora si ngacmim, e mora si kompliment, edhe pse nuk është se kam ndonjë “ballkon” kushedi”, përfundoi ajo duke qeshur.
Kjo do beje Reformen Zgjedhore.
Gjuzi eshte personazh komik dhe askush nuk merr seriozisht idiotizmat qe flet