LETRA/ Lulzim Basha paralajmëron bankat: Mos jepni para për projektet e Ramës se kur të vijmë në pushtet do t’i anulojmë, ja masat që do marr si kryeministër

1 Tetor 2019, 12:13Politika TEMA

Lulzim Basha u ka derguar bankave te nivelit te dyte dhe per dijeni Guvernatorit te Bankes se Shqiperise nje leter, ku u ben thirrje qe mos te rrezikojne me financimin e PPP-ve, pasi sipas tij jane para te pista.

Basha thekson se nga aktiviteti i paligjshëm i prodhimit të drogës dhe trafikimit të saj nga Shqipëria, gjatë këtyre viteve të fundit, janë prodhuar miliarda euro, një pjesë e të cilave “janë përdorur për të korruptuar qeveritarë dhe punonjës publikë me qëllim pastrimin e parave të përfituara nga kultivimi dhe trafikimi i lëndëve narkotike apo/dhe korrupsioni.”

Në letrën e tij, zoti Basha vë në dukje paralajmërimet e vazhdueshme të opozitës se “sektori bankar është më i ekspozuari nga bashkëpunimi mes qeveritarëve të korruptuar me disa kompani që po përdorin sektorin e ndërtimit për të pastruar paratë e fituara nga aktivitetet e paligjshme.”

Duke theksuar se jo çdo biznes i angazhuar në sektorin e ndërtimit kryen aktivitet të paligjshëm, kreu i opozitës, Lulzim Basha, shprehet se disa kompani kanë marrë leje ndërtimi dhe kontrata publike në nivele të tilla që nuk justifikohen as nga eksperiencat e tyre dhe as nga mundësitë financiare që ato kanë. Zoti Basha përmend si të tilla dy kontratat e fundit PPP për projektet rrugore Milot-Balldren dhe Orikum – Dukat.

“Të dyja kontratat publike, haptazi, cënojnë interesin publik dhe dëmtojnë në mënyrë të rëndë interesat financiare të shtetit shqiptar, duke u siguruar përfitime të padrejta zyrtarëve të korruptuar dhe kompanive private”- thuhet në letrën e kreut të opozitës për bankat e nivelit të dytë, te cilat paralajmërohen gjithashtu për rrezikun financiar nga bashkëpunimi me këto kompani, të përfshira në korrupsion me zyrtarët publikë.

“Nga vlerësimi i kapaciteteve financiare dhe teknike të kompanive private, të përfshira në këto dy projekte, rezulton se ato nuk kanë mundësi për t’i përfunduar projektet me mjetet e tyre dhe, për pasojë, parashikohet marrja e kredive bankare. Mirëpo, këto kompani nuk kanë mundësinë reale për të kthyer kredinë që do të kërkojnë nga ju, pas momentit të anullimit të financimit të paligjshëm shtetëror, që kanë përfituar si pasojë e veprimeve korruptive.”

Duke vënë në dukje rëndësinë që ka për Partinë Demokratike dhe Opozitën e Bashkuar stabiliteti i sistemit bankar, lideri i opozitës shprehet se e vlerëson të arsyeshme të informojë çdo bankë për fatin e këtyre dy projekteve korruptive. “Duke përfituar nga ky rast, ju kërkojmë zyrtarisht që të vlerësoni me seriozitet informacionin e përcjellë. Ne shprehim besimin e plotë që ju do të distancoheni dhe nuk do të bëheni palë në akte që provojnë mbështetjen ndaj projekteve korruptive dhe që cënojnë interesin publik.”- theksohet në letrën e zotit Basha, ku bankat vihen në dijeni për masat drastike të projektit të PD për goditjen e korrupsionit, krimit të organizuar dhe pastrimit të parave sapo të marrë votëbesimin e qytetarëve për të qeverisur vendin.

Zoti Basha shprehet se financimi i të tilla projekteve, që kanë si qëllim pastrimin e parave të trafiqeve dhe korrupsionit, jo vetëm që s’duhet të lejohet, por do të përbënte dhe kriminalizimin e atij personi apo institucioni që ka bashkëpunuar në këtë drejtim.

“Ne presim që banka juaj të aplikojë procesin e “vigjilencës së zgjeruar” në çdo transaksion ku përfshihen subjekte që janë angazhuar në aktivitetet e sipërcituara, veçanërisht, duke patur parasysh indiciet që janë publike jo vetëm nga PD, por edhe nga raportet e institucioneve të specializuara ndërkombëtare.”- shkruan zoti Basha, i cili thotë se mirëpret çdo propozim nga bankat për t’u bërë pjesë e programit për luftën ndaj pastrimit të parave dhe korrupsionit.

Zoti Basha shpreh vendosmërinë e tij dhe të opozitës që, me të njëjtën forcë goditëse ndaj fenomenit të korrupsionit e pastrimit të parave, me të njëjtën forcë e vullnet do të mbështesë këdo që beson në konkurencën dhe tregun e ndershëm.

“Ne mirëpresim çdo propozim që do të ndihmonte në krijimin e një ambienti më të mirë në sektorin bankar në funksion të kreditimit të ekonomisë reale dhe jo asaj të mbështur në paratë e krimit dhe të korrupsionit.”- shprehet kreu i opozitës Lulzim Basha në letrën drejtuar bankave të nivelit të dytë në vend dhe, për dijeni, Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, për te cilën beson se, si institucion rregullator duhet të ketë rol aktiv në garantimin e integritetit dhe reputacionit të sistemit bakar, pavarësisht presioneve nga degët e tjera të pushtetit.

27 komente në “LETRA/ Lulzim Basha paralajmëron bankat: Mos jepni para për projektet e Ramës se kur të vijmë në pushtet do t’i anulojmë, ja masat që do marr si kryeministër”

  1. LULJA says:

    PROBLEMI ESHTE SE TI S’ KE PER TE ARDHUR ASNJEHERE NE PUSHTET .

  2. Populli says:

    Keto traplliqe vetem ne shqiperi ndodhin. Opozitari nuk la institucion pa kercenuar…

    1. Zara says:

      Po’ kaq i sigurte eshte qe do jete kryeministri i radhes.Nqs nuk eshte shaka,ket vend e ka marre lumi.

  3. Apo jo? says:

    O te qifsha koken, pse komshiut po ia japin parate apo shtetit.
    Keto gjera behen me kontrata ligjore e jo me fjale kafeneje.
    keshille per bankat – Mos e rruani fare e jepni para se Lulushi ju rruan topet.

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Do besh kontrat edhe me bankat tani?!?! Ti je idjot…!!!

  4. Vatra says:

    Hahahahahahaha… Hahahahahahahahaha… Hahahahahahahahaha… Hahahahahahahahaha…O Don Koqeoti, kur te behesh kryeminister ti eshte be deti kos. Ballkani as nuk ka dhe as nuk ka per te pasur nje pseudo-lider me te pa-aft dhe te dobet se ti Lulush. Se PD jo e jo. Sa te jesh ti lider i PD, Edi Rama gjithenje do jete kryeminister. Kjo eshte e sigurt. Ti kurre nuk duhet te ishe lider i PD’s

  5. Komentuesi says:

    E para-Ti Lul Basha nuk behesh kurre kryeminister dhe keshtu si po e drejton partine,nuk ka per te ardhur kurre ne pushtet.Jini Agresiv dhe agresoret,te dhunshemit, populli nuk i do.
    E dyta-ato qe thot Basha,jane fjale ne ere,asgje te dokumentuar,asnje dokument,perveç dokumentave te sajuara ne studion e SHQUP-it.
    E treta-lidhje me bandat kini ju te pd-ke dhe Lsi qe kini bere kerdin me te vrare e vjedhur,dhe po vazzhdoni te dhunoni institucionet e shtetit,ministrit,kryeministrine,ne protestat shume te dhunsheme.
    E katerta-pastrimin e parave ekini bere ju,kini mbledhur me miljarda euro me rruge te pista aq shume sa edhe sot poguani politikan nepre bote qe te lobojne kundra jo vetem qeverise,por edhe kundra vendit tuaj,Shqiperise.Ju jini armiq te betuar dhe punono nen rrogoz me agjenturat e huaja.
    Edi Ramen nuk e rrezoni dot, se ai eshte i mbeshtetur ne popull dhe nuk ka bere krime si ju,qe kini vrar,kini shitur pjese te trupit te shqipaerise,kini shkaterruar gjithe shqiperine.
    Keto populli i di mire dhe do t’ju jape denimin me te rende duke u lene jashte parlamentit,ne opozite tere jeten.Pushtetin shikojeni me dylbi.

  6. tori says:

    Lidheni gomarin qe nuk ka asnje rendesi apo funksion,krejtesisht jashte skenes politike.Kercenimi ,padija e paaftesia jane tiparet percaktuese te karakterit te tij te paqendrushem e hera heres I budallepsur.

  7. Genti35 says:

    Ahahahhahahahah sa gallat qe eshte.
    O loqee beje me graso trurin se ben zhurme kur mendon e flet.
    100% je debilizuar.

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Do besh kontrat edhe me bankat tani?!?! Ti je idjot…!!!

  8. Sherif says:

    Perse! Vertet mendon ti se mund te behesh k/minister?

  9. Klorea says:

    E leshove edhe nje pordhe tjeter o Lyl dhe i marin ere ata qe ke rrotull.
    Puna eshte se nuk te pjerdh njeri ty!

  10. ida says:

    Nuk ke per tu bere ndonjehere kryeminister, o trap!

  11. Artist Gomar says:

    Ky budalla qe edhe po tja dhurosh pushtetin nuk di ta mbaje, ben deklarata te tilla! Keshtu beri me Bashkine, keshtu po ben me Partine.
    Hajde more Artist Gomar hajde,

  12. Jep says:

    I bej thirrje banka e ti mbajn leket, per projektin e madh te bashes, per tramvajin peshkopi – sarande.

  13. Labi says:

    Nuk eshte cudi,qe ne rini kshi ka qene trap,talleshin gocat e Tirones,e quanin palluqe,kur u rrit e para ja vari gruaja qe ka ne shtepi dhe e dyta Argita e Saliut, ky sa i shkon mosha me trap bohet.

  14. Drejtësia says:

    Karagjoz

  15. xhoxhi says:

    Po kush të pjerth ty o katran me bojë.Atje është Amerika dhe Europa.Ti je aq gomar sa nuk e mer me mënd sepse çdo gjë që ka lidhje me politikën me ekonominë me ushtrinë janë Amerika dhe Europa që e kontrollojnë fije e për pe.Mos u bëj karagjos Meta iku për lesh edhe ti sa të ngrihen organet e drejtësisë do shkosh për lesh dhe ndoshta për kozinë,lësh dhie…

  16. LORA says:

    Bankat urdherohen nga lul-kusaro-krimineli
    te mos bejne punen per te cilen jane ngritur !!!!!??

  17. babale says:

    Ha ha ha kur dhe si do behesh ti kryeminister pa bere zgjedhje ne nuk e dime ate formul me u ba kryeminister pa ba zgjedhje . Pu pu pu Lul Basha kryeminister , krushqi me Lul Bashen pu pu pu . O Lulo me duket se ke per te vdekur me fjalen kur te behem kryeminister pra me afer mund te kesh vdekjen se kryeminister , biles ti je kandidat per ne Reç te Malesise Madhe me shoket tuaj Sali Ilir etj.

  18. Kozmos says:

    HAHAHAHAAAAAAAA ,ENDRRA NE DIELL .

  19. uskania says:

    Çfar idioti! Ka frikë se po punohet dhe nuk vjen në pushtet. Sikur asnjë gozhdë të mos ngulet, shqiptarët nuk të sjellin ty or tyryfiç në pushtet, se të njohën se çfar fyelli je kur u bëre kryekar i Tiranës. Hahaha or Lul Topja!

  20. Detari says:

    tall b* dhe luli me popullin budall te albanistanit

  21. Dash says:

    Cudi ! Ky o eshte o ben sikur eshte budalla …

  22. BRSS says:

    NA RROFSHA KARIN O LULI SE GJERAT BEHEN SHTET BANNG ME KONTRATA LIGJORE ,PO TI SI HAJDUT QE JE NUK I DI KETO GJERA SE TE DUKEN SI LEKET E FAZLLIÇIT QE MERJE NGA KUNATI O ROBQIR

  23. Edi says:

    TI NUK JE ASGJE JE ZEROOOOOOO
    PA ASNJE DEPUTET
    PA ASNJE TE ZGJEDHUR LOKALE
    JE ZEROOOOOO
    JE VETEM PER AKTE TERRORISTE DJEGJE PARLAMENTI DJEGJE SHKOLLASH TRAFIK DROGE .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje