VIDEO: Grabitje në pak sekonda, hajduti vjedh makinën luksoze në sy të pronares

1 Tetor 2019, 10:30Lifestyle TEMA

Ky është momenti kur një hajdut vjedh makinën luksoze në vetëm pak sekonda para syve të pronarit të Mercedesit luksoz. 

Gjithçka ndodhi në ambientet e një lavazhi, ku punonjësit po pastronin makinën, e një burrë që vazhdimisht sillej aty priti momentin e duhur që të kryente vjedhjen.  

Në video shihet se si për disa minuta ai madje flet me pronaren e makinës, derisa punëtorët po e pastronin. 

Në momentin që e vërejti se punonjësit e kryen punën e tyre, ai u fut brenda veturës dhe pa u menduar dy herë e ndezi dhe u largua me shpejtësi të madhe. 

Grabitja e makinës ndodhi në Londër. (TemA) 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje