Donald Trump: Nëse Turqia kalon masën, e shkatërrojmë ekonomikisht

7 Tetor 2019, 20:18Bota TEMA

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka deklaruar se do ta shkatërronte totalisht  ekonominë turke, nëse Ankaraja “i kalon limitet” me ndonjë veprim në verilindje të Sirisë, por e ka cilësuar tërheqjen e trupave amerikanë si një premtim të mbajtur.

Kjo deklaratë e presidentit Trump vjen pasi forcat ushtarake amerikane kanë nisur të tërhiqen nga zonat përgjatë kufirit të Sirisë me Turqinë, ku sipas një marrëveshje dypalëshe, Turqia do të krijojë një zonë të vëzhfuar për tu mbrojtur nga sulmet e militarëve kurd.

Tërheqja r trupave amerikane ka filluar të dielën e 6 tetorit, pasi presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan kishte kërkuar që krijimi i zonës së sigurt të fillonte në fund të shtatorit, duke mos kursyer edhe kërcënimet se në të kundërt nuk do t’i pengonte refugjatët sirianë të dyndeshin drejt perëndimit.

Në fakt, një numër i shtuar refugjatësh, shumica me prejardhje siriane, kanë arritur në brigjet e Greqisë nga Turqia, ndërsa ekspertët parashikojnë një krizë të re migrantësh në BE, të ngjashme me atë të vitit 2015.

Nga ana tjetër, një grup ligjvënësish amerikan shprehën shqetësime se tërheqja e trupave amerikane nga rajoni mund t’i hap rrugë Turqisë për një operacion ndaj forcave kurde në Siri.Luftëtarët kurdë, të njohur si grupi YPG, kanë pasur mbështetje të fuqishme nga SHBA-ja, por Turqia i konsideron ata grupe terroristë dhe dëshiron t’i largojë nga kufiri i saj.

Presidenti i SHBA, Trump u shpreh:  “Siç e kam thënë me vendosmëri edhe më parë, dhe thjesht sa për ta përsëritur, nëse Turqia bën ndonjë gjë që unë, e konsideroj “jashtë limiteve”, unë do ta shkatërroj plotësisht ekonominë e Turqisë”.

Në vijim presidenti shtoi se tërheqja e trupave amerikane nga verilindja e Sirisë ishte një premtim i mbajtur dhe një vendim i drejtë, duke këmbëngulur se ai ishte zgjedhur president për të përfunduar luftrat (operacionet ushtarake) amerikane jashtë shtetit, duke iu referuar edhe dy rivalëve historik të SHBA.

Trump tha: “Unë u zgjodha për të dalë nga këto luftëra të pafundme dhe qesharake, ku ushtria jonë e madhe funksionon si një operacion policor në të mirë të njerëzve, të cilët as që e duan SHBA-në.

Dy vendet më të pakënaqura në këtë veprim janë Rusia dhe Kina, sepse ata pëlqejnë të na shohin duke shpenzuar shumë dollarë për ta bërë këtë,” raporton Dita, duke iu referuar mediave ndërkombëtare.

1 komente në “Donald Trump: Nëse Turqia kalon masën, e shkatërrojmë ekonomikisht”

  1. Anis says:

    Ca ti thuash ketij…..
    Keni gje per te thene..
    Mbajeni o mjerane

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje