Balla pritet në Bukuresht nga kryeministrja Dăncilă: Në kredibilitetin e BE të fillojë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, kanë përmbushur detyrat

8 Tetor 2019, 14:45Politika TEMA
Balla pritet në Bukuresht nga kryeministrja Dăncilă: Në

Kryetari i Grupit Parlamentra të Partisë Socialiste, Taulant Balla gjatë qendrimit në Bukuresht, ku po zhvillon një vizitë zyrtare u prit në një taim të veçantë nga Kryeministrja e Rumanisë, znj.Viorica Dăncilă dhe Kryetari i Parlamentit të Rumanisë, Marcel Ciolacu.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Balla deklaron se marrëdhëniet politike midis Shqipërisë dhe Rumanisë mund të konsiderohen në momentin e tyre me të mirë dhe se ky vlerësim i atribuohet nivelit të lartë të dialogut politik.
Sipas Ballës, të dy vendet ndajnë vlerësimin se bashkëpunimi rajonal është një shtyllë e rëndësishme në politikën e tyre të jashtme dhe me impakt të drejtpërdrejtë në zhvillimin dhe prosperitetin e brendshëm.

“Rumania, si vend anëtar i BE, dhe Shqipëria, si vend kandidat në BE, konsiderojnë si thelbësore për rajonin integrimin evropian të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor”, thekson Balla.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

“Marrëdhëniet politike midis Shqipërisë dhe Rumanisë mund të konsiderohen në momentin e tyre me të mirë. Ky vlerësimin i atribuohet nivelit të lartë të dialogut politik.

Gjatë vizitës në Bukuresht u prita në një takim nga Kryeministrja e Rumanisë znj. Viorica Dăncilă dhe Kryetari i Parlamentit Marcel Ciolacu.

Shqipëria dhe Rumania janë anëtare në të gjitha nismat rajonale dhe në shumë organizata e organizma ndërkombëtare.

Të dy vendet ndajnë vlerësimin se bashkëpunimi rajonal është një shtyllë e rëndësishme në politikën e tyre të jashtme dhe me impakt të drejtpërdrejtë në zhvillimin dhe prosperitetin e brendshëm. Rumania, si vend anëtar i BE, dhe Shqipëria, si vend kandidat në BE, konsiderojnë si thelbësore për rajonin integrimin evropian të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Me inicijativën e Kryeministres Dăncilă u mbajt Forumi Rajonal “Rruga e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian”. Duke marrë fjalën në këtë forum u shpreha se “Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut meritojnë çeljen e bisedimeve për anëtarësim.

Komisioni Europian ka përcaktuar qartë përparimin që kanë bërë dy vendet tona. Sikurse tha edhe Kryeminstra Dăncilă është në kredibilitetin e vetë BE që Këshilli të ratifikojë rekomandimin e Komisionit, sukurse edhe të Parlamentit Europian.

Rruga e Shqipërisë për hapjen e negociatave kalon detyrimisht përmes reformës në drejtësi, e cila për hir të së vërtetës ka qenë kryefjala e kësaj e Qeverisë sonë, duke e kthyer në prioritet kombëtar për shkak të rëndësisë dhe kompleksitetit që mbart.

Është gjithashtu në kredibilitetin e BE, teksa Kosova ka përmbushur prej kohësh detyrat e shtëpisë, liberalizimi i lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës”, shkruan Balla.

3 komente në “Balla pritet në Bukuresht nga kryeministrja Dăncilă: Në kredibilitetin e BE të fillojë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, kanë përmbushur detyrat”

  1. Loni says:

    E ka prit ne kome…me salla e konferences….tani do integrohemi…po kujton vitet e rinise kur……e kemi pas bashkstudent ne Iashi…

  2. pa e lexuar.. says:

    Me Ballen e Bracen ne krye te PS-se, sepse Rama eshte udheheqesi i te gjitha “partive”, perpara per fitore te reja!

  3. adashi says:

    Marrsh nga ditët e Erjon Braçes o biri ynë Taulant

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje