Enver Robelli tallet me Rexhep Qosen: Po frikësohem mos na bashkojë Shqipërinë me Kosovën, në Tiranë vetëm atë njohin

9 Tetor 2019, 11:23Rajoni TEMA

Gazetari Enver Robelli ka ironizuar deklaratat e fundit të Rexhep Qoses, por dhe mediat e Tiranës që e marrin në intervistë atë.

Kjo, pasi sipas Robellit, Qosja nuk ka asnjë ndikim prej 30 vitesh në Kosovë.

“Po tutem që Rexhep Qosja po e bashkon Kosovën me Shqipërinë ende pa u bë Albin Kurti kryeministër.

Shumë furishëm është hedhur në aksion me ndihmën e disa mediave të Tiranës që në Kosovë s’njohin askënd tjetër përveç Qosjes.

Fiksimi qesharak te Qosja, i cili në Kosovë nuk ka asnjë ndikim politik qe 30 vjet, ka bërë që injoranca ndaj Kosovës të lulëzojë.

Shumëkush në Tiranë mendon se Gjakova është afër Gjilanit – dhe në kufi doganieri të pyet: “A mos e njeh Qefser Majacin, është një burrë nga Prishtina?”

Thua ti që Prishtina i ka dy banorë dhe i pari që të pret te semaforët në hyrje është ky Qefseri – pastaj në semaforin tjetër Qosja.

Kosova nuk është ajo që prezantohet në trapazanët televizivë të shumë mediave të Tiranës”, shkruan Robelli.(TemA)

9 komente në “Enver Robelli tallet me Rexhep Qosen: Po frikësohem mos na bashkojë Shqipërinë me Kosovën, në Tiranë vetëm atë njohin”

  1. SHKELZENI says:

    KENI RAMUSHIN ATY ….
    KA NDIKIM APO JO PROFESORI NE KOSOVE PAK RENDESI KA .
    QOSE ESHE INTELEKTUALI ME I MIRFILLTE DHE I DASHUR NE SHQIPERI NESE TY S TE PELQEN KUJT PO I RRUHET.
    MBANI RAMUSHIN E KENI MIRE

  2. Alumi says:

    Je njeri i shpifur o Enver Leshi. Nuk flitet me at gjuhe ndaj nje figure akademike sado qesharak te jet aj. Perkundrazi, zoti Qosja eshte vite drite para teje. Dhe ne lidhje me njehurite e shqiptarve te shqiperise per Kosoven te siguroj se pjesa derrmuse dijne me shum ne gjume se ti zgjuar. Ha ndonje flij tani.

  3. adem says:

    Zoti Robeli ti e dine shume mire se R.Qosja eshte Nr1, jo vetem ne Kosove por edhe ne Tirane per ata qe e duan shqiptarine pa interesa…Kendej nga Zvicra shpesh perdoret nje shprehje “njehere spiun gjithmon spiun”Ti ta ka zene bishtin dera qe moti dhe veshtire e ke ….

  4. Kozmos says:

    TENDENCE PER TE INJORUAR SHQIPETARET , QE PADYSHIM KA ME TON INJORANT , TE PASHKOLLUAR , POR AMA DHE NGA JU KA GJITHASHTU ,PO AQ INJORAT , QE MEGJITHESE JETOJNE GATI 30 VJET NE EUROPE , JANE DRU ME PRE .
    MEDIA , TEATRI , MUZIKA , KA NJE BASHKEPHNIM TE MIRE NJERI ME TJETRIN , POR JANE 2 KOMUNISTE TE NDYRE ,QE MERREN ME QOSEN , PER RESPEKT TE AFTESIVE TE TIJ SI AKADEMIK .

  5. blendi ...ziu says:

    Duhet te jesh si ky ….(TO)ROBELLI, qe t’i besh karshillek…REXHEP QOSES !!!

  6. Aleksander Thana says:

    Robelliu, si me rroba si pa rroba, lakuri eshte, nje antishqiptar i ordiner dhe filoserb njelloj si esadistet dhe zogistet e tiranes.

  7. Dreni says:

    Keq Robell. Rexhep Qosja eshte mal. Mijte nuk kane cti bejne atij. Turp per ty.

  8. M'hill Hazgani says:

    E keni gabim Robelliç, nè Prishtinè ka tre burra dhe njè grua. Tek semafori i parè èshtè satème, tek i dyti Qefseri, tek i treti je Ti dhe i fundit èshtè Bèrzhalla ! I nderuari Rexhep e gjen gjithmonè nè Bibliotekè !

  9. Gri says:

    Vari leshte! Rob me emrin ENVER!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje