Greqia ka deklaruar se është pro hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.
Zv-ministri Jashtëm i Greqisë, Miltiadis Varvitsiotis, tha sot se vendi i tij gjithmonë e ka mbështetur politikën e zgjerimit evropian në Ballkanin Perëndimor.
“Jemi për hapjen e negociatave të BE me Shqipërinë, në një kohë si për Shqipërinë e Maqedoninë.
Ndarja e vendeve mund të sjellë destabilitet”, shprehet ministri. (TemA)