Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj paralajmëroi drejtuesit e automjeteve se po merren masa të ashpra për ata që kapen në shkelje te qarkullimit rrugor.
Shefi i rendit dhe sigurisë në vend bëri me dije nga profili i tij në ”Facebook” se janë konstatuar një sërë shkeljesh të qarkullimit rrugor, ku janë hequr dhe lejet e qarkullimit.
Mungesa e përgjegjshmërisë së shoferëve ,sipas Lleshajt, sjell dhe aksidente me pasoja të rënda.
Ai iu dha një mesazh të qartë drejtuesve të automjeteve.
Mesazhi i Ministrit të Brendshëm:
Patrullimi me mjete pa shenja policore po evidenton shumë shkelje të rrezikshme të sigurisë në qarkullimin rrugor.
Me dhjetëra leje drejtimi janë hequr dhe shumë masa të tjera të rënda po merren. Aksidentet rrugore marrin jetë, më shumë se sa krimi.
Është me shumë rëndësi të kuptohet nga të gjithë se kontrolli rigoroz dhe masat e forta në qarkullimin rrugor janë mjet i domosdoshëm.
Policia e Shtetit ka nevojë për mbështetjen e qytetarëve përmes informimit dhe përmes respektimit të rregullave.
Ata që e lenë mendjen në shtëpi kur hipin në makinë, duhet të jenë të qartë për pasojat.
Asnjë tolerim nuk do ketë për papërgjegjshmërinë në qarkullim.
Policia do të vijojë ‘gjuetinë’ ndaj kujtdo, që rrezikon jetën e tij dhe të të tjerëve, në funksion të sigurisë në rrugët e vendit.
Si puna jote qe ke lene derrat dhe dhite tek shpia jote ne Mirdite. Dhe po na jep leksion neve ketu.
ZOTI MINISTER! ZBATOJINI RREGULLAT NE MAKSIMUM,POR KISHA VETEM NJE KERKESE.JU LUTEMI NA HIQNI BIDONAT NGA PARKIMET SE ESHTE KTHYER TIRANA NE GETO NE AFRIKE .ME KA ARDH TURP NGA VETJA KUR MAKINA E POLICISE I KERKOJE ZAPTUESVE TE PARKIMEVE TE HIQTE BIDONIN QE TE PARKONTE DHE PAS PARKIMIT NDENJEN NE MAKINE TE QETE SIKURE KJO TE JATE NJE GJE NORMALE …TURP….