Ndarja e çmimit “Nobel” dhe prostitucioni i Akademisë Suedeze

11 Tetor 2019, 15:34Kulturë TEMA

Nga Bardhyl Mahmuti*

Zgjedhja e shkrimtarit austriak, Peter Handke, si fitues i çmimit “Nobel” në letërsi për vitin 2019 ka sjellë reagime të shumta, për shkak të mbështetjes së madhe që ky autor i ka dhënë politikës së gjenocidit, që u zbatua nga serbët në Bosnjë dhe në Kosovë.

Reagime të tilla vijnë si rezultat i mosnjohjes së degradimit që ka pësuar Akademia Suedeze e ndarjes së çmimeve “Nobel”. Skandalet seksuale dhe keqpërdorimet financiare kanë bërë që ky institucion të humbë besueshmërinë e intelektualëve të mirëfilltë.

Ndarja e këtij çmimi për letërsinë për vitin 2018 u pezullua, për shkak të publikimit të “skandalit seksual të Jean-Claude Arnault”, njërit nga njerëzit më me ndikim në qarqet artistike suedeze. Nëpërmjet gruas së vet, Katarina Frostenson, anëtare e Akademisë Suedeze, Jean-Claude Arnault ka ushtruar ndikimin e tij në këtë akademi. Në fund të vitit 2017 u bënë publike akuzat e 18 femrave ndaj të cilave Jean-Claude Arnault ka ushtruar ngacmime dhe dhunë seksuale, në një apartament që ishte pronë e kësaj akademie.

Si reagim ndaj kësaj dukurie që ka kapluar Akademinë Suedeze, qindra intelektualë suedezë janë bashkuar rreth “Akademisë së Re”, që ka për qëllim të krijojë një çmim të ri për letërsinë, të zhveshur nga logjika e privilegjeve, e konflikteve të interesit, e arrogancës, e diskriminimit gjinor dhe e prostitucionit.

E shoh të udhës, që në këtë kontekst, të sqaroj këtu përdorimin e fjalës “prostitucion”. Fjala “prostitucion”, me origjinë nga fjala latine “prostituere” (“pro” – përpara  dhe “statuerte” -vendos), në kuptimin etimologjik do të thotë “të nxjerrësh në pah”. Mirëpo në aspektin semantik, kjo fjalë ka marrë kuptimin e “përdorimit të pandershëm të diçkaje”, “çnderimin e një gjëje, nëpërmjet përdorimit të pandershëm të saj”.

T’i japësh çmimin “Nobel” një autori që mbështet gjenocidin, nuk është gjë tjetër, pos edhe një shembull i prostitucionit të Akademisë Suedeze, në kuptimin e përdorimit të pandershëm të këtij çmimi!

Të shpresojmë që “Akademia e Re Suedeze” do të gjejë mbështetjen e nevojshme për t’i kthyer këtij çmimi prestigjioz nderin e  humbur.

*Ish ministër i Jashtëm i Kosovës

7 komente në “Ndarja e çmimit “Nobel” dhe prostitucioni i Akademisë Suedeze”

  1. beni says:

    I rruajtsh bythen suedezve islamik te qelbur te Bill Clinton!

    1. Arben says:

      o koqe ;ska cte hyje as bill klinton as islamismo por medja jote qe eshte boshe.kjo eshte me te vertet qe te mbrosh nje qe bene gjenocid.antikapat njeri

  2. def says:

    Nuk di akoma a duhet te çuditem me akademin suedeze per dhenjen e nobelit ati racistit te semur handke apo me shqiptaret qe i kan ven evropianet si me qen nuk di çka! Ne Evrope ngjan qe sot flasin per te drejtat e njeriut neser votojn per nazistat. Shqiptaret duhet te organizohen per me pas peshe dhe ndikim.

  3. Pellazgos says:

    Akademia Suedese e nje cmimi i mbeshteture ne interesa politike si Cmimi Nobel,ka qene e dukshme dhe e kuptueshme.
    P.sh.
    A eshte e llogjikshme qe ti jepej Terezes nje Cmim Nobel,nje Misionare e Papes me parate e Tij dhe me interesa politike?
    Une besoj qe prapa Nobelit fshihen qellime te keqija.
    Edhe per cmimin ne letersi,ka mjaft interesa.
    A i lejohet shtetit pa “breke “ shqipetare qe sipas Kushtetutes eshte vend “Laik” te mbushet me erra sheshesh,spitalesh,aerodromesh ne emer te Terezes?
    Ky vend nuk ka Histori dhe Personalitete Historike qe ne Lashtesi?

  4. shqiptar me tru në kokë e këmbë në tokë says:

    “Biografia” si në kohën e Everit…! E shpallim armik e me “biografi të keqe”, atë që nuk vete sipas mëndjes sonë të skurjasur…!!! Handke, është shkrimtar i madh dhe Nobelist dhe le ta honepsin mirë turkomutacionet, u pëlqen, apo nuk u pëlqen… !!! Kur Austro_Hungaria ishte faktori kryesor i shpalljes së Pavarësisë dhe formimit të shtetit Shqiptar (pa të sot nuk do të kishte Shqipëri e Kosovë), ishte e mirë, tani që Nobelisti “na prishi bozanë”, nuk bën…

  5. Tepelena says:

    Evropeanet jane filozofe te semure nga mendja e kaluara e tyre kolonizatore sot humaniste me fjale edhe serbise e cila ka bere gjenocidin me te madh ne Kosove mbas luftes se dyte boterore sot i kane harruar ato krime . Dhenia e titullit ketij karagjozi tregon qarte se te gjithe shtetet Evropeane jane raciste qe vrasin me fakte dhe kritikojne neper mediat e tyre me vone se nuk e meritonte titullin ky perkrahes i luftes famekeqe te serbise nje skandal i madh qe tregon se fashismi eshte duke fituar shkalle neper gjithe boten ku sundon kapitalizmi i shteteve koloniale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

2 Komente

  1. ラブドール 人気

    YourDoll JP 人工知能能力を備えた大人のダッチワイフはWM人形によって作られました

    Përgjigjjuni
    1. ラブドール

      ダッチワイフ 格安 ダッチワイフがアナスタシアで3週間人気になるにつれて懸念が浮上-ホットセックスドールストーリーミシュカからの新しい161cmWMドールの大監査セックスドールを購入する理由は何ですか

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje