Përpjekja e dëshpëruar e çiftit Elona Çaushi – Gjin Gjoni për të mbajtur me thonj menaxhimin e “Duty Free Shop” në aeroport, vazhdon me një tjetër episod, një tjetër shkelje të paprecedent që vjen nga gjykata, i vetmi vend ku gjykatësi Gjin Gjoni ka ende influencë tek kolegët e tij, të cilët në kuadër të aksionit para-veting, “KÇK” (Kap ça të kapësh) shkelin çfarë të shkelin, duke e ditur që nuk do të jenë më në atë post.
Pasi tenderi i rregullt ndërkombëtar për administrimin e “Duty Free Shop” u fitua nga kompania amerikane ICDF, pasi kontrata mes TIA Airport dhe kompanisë “ADFD” me pronare Elona Çaushin skadoi ligjërisht në fund të Gushtit 2019, pasi Ministria e Financave ja revokoi liçensën kësaj kompanie, kur konstatoi se znj. Çaushi kishte fshehur informacion gjatë ri-aplikimit, pasi ADFD ra dakord sipas rregullores së TIA Airport dhe Doganës së Përgjithshme që të heqë mallin nga Duty Free Shop; në datën 8 Tetor, një vendim i papritur gjyqësor nga gjykatësi Avni Sejdi, pezulloi anullimin e autorizimit nga Ministria e Financave.
Sipas këtij vendimi, kompania ADFD do të vazhdojë të administrojë ende TIA Airport, deri në “zgjidhje në themel të çështjes”. Ky vendim gjyqi u dha në ditët që ADFD po paketonte mallin për t’u larguar sipas rregullores dhe në asnjë moment në të gjithë komunikimet zyrtare me TIA Airport, administratorët e ADFD-së, nuk kishin shprehur ndonjë kërkesë për ri-shikim të vendimit dhe as nuk i kishin vënë në dijeni drejtuesit e TIA Airport se do të ngrinin një tjetër padi në gjyq. Përkundrazi, në këto komunikime, shtroheshin vetëm kërkesa që kishin lidhje me një zgjatje të afatit me disa ditë për largimin nga Duty Free Shop.
Nuk është hera e parë që ADFD vjen në TIA Airport beftas me një vendim gjyqësor, pa vënë në dijeni këtë të fundit për proçesin. Si gjyqtari Avni Sejdi, ashtu edhe një muaj më parë, gjyqtarja Mimoza Kajo, kanë legjitimuar shoqërinë ADFD të vazhdojë aktivitetin, pa asnjë kontratë me TIA dhe në vendimin e dytë të 8 Tetorit, edhe pa asnjë autorizim nga Ministria e Financave për të ushtruar veprimtari.
Momentalisht “Duty Free Shop” është hapur, Elona Çaushi braktisi paketimin dhe falë vendimit të paprecedent, ka ri-nisur aktivitetin. Ndërkohë, sipas kontratës zyrtare me kompaninë ICDF, TIA Airport duhet t’ja lëshonte këtë hapësirë investitorëve amerikanë në 15 Shtator dhe në 1 Nëntor “Duty Free Shop”, duhet të ishte gati për t’u hapur nën një menaxhim të ri, të fituar me të drejta të plota në një tender ndërkombëtar transparent, ku ADFD e Elona Çaushit, që menaxhonte në këtë Duty Free prej 15 vjetësh, ishte po ashtu pjesëmarrëse.
Por fatkeqësisht, vendimi i gjyqit rrezikon të penalizojë kontratën dhe të detyrojë investitorët amerikanë -të cilët për investimin fillestar kanë ofruar 3 milionë euro në vit – të kërkojnë dëmshpërblim ndaj TIA Airport ose shtetit shqiptar. Nëse llogarisim gjithë dëmin e shkaktuar, vlera e këtij dëmshpërblimi arrin mbi 15 milionë euro.
Lufta e dëshpëruar e çiftit Çaushi-Gjoni për të mbajtur me dhëmbë një biznes që nuk ju përket atyre me çdo ligj e kontratë, jo vetëm që përforcon një mendim negativ të bizneseve të huaja për Shqipërinë, por rrezikon të ndikojë drejpërdrejt edhe në xhepat e udhëtarëve shqiptarë, të cilët me siguri do ta ndjejnë në çmime biletash, koston e dëmshpërblimit.
Jepi Shpetim Caushi hengre buke me te gjithe bashke me tet bije dhe copen e malokut.
Gjini dhe Gjoni e Elona do t’i paguajne nje dite pdr hundesh
do t’i dalin te gjitha ! Ne kete bote lahen te gjitha,zoterinj .!.
Bjerini se mban ai popull,nuk proteston njeri..