Izet Haxhia, pasi ka deponuar për 4 ditë me radhë për 25 orë të qëndrimit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë kundër krimeve të kryera nga Sali Berisha për periudhën 1991-1999, në datën 09.10.2019, kur është shoqëruar për të vazhduar deklarimin dhe për të paraqitur provat dhe faktet për çdo akuzë, makina që e shoqëronte ka bërë “aksident”, duke u përplasur. Këtë lajm e bëri të ditur dje avokati i Izetit, Idajet Beqiri.
Izet Haxhia ka pësuar fraktura në kokë, ka patur të vjella dhe është çuar me urgjencë në Spital… Mësohet se aktualisht Izet Haxhia është jashtë rrezikut për jetën në spitalin e burgut.
Aksidenti ka ndodhur rreth 100 metra larg burgut 302 pak minuta pas orës 10 të mëngjesit të djeshëm, ndërkohë që Izeti i shoqëruar nga policët e burgut, në një makinë po të policisë së burgut po çohej për të vazhduar dëshmitë e tij në Prokurorinë e Krimeve të rënda. Është për t’u çuditur se si vetëm Izeti ka ngelur i dëmtuar. Organet e policisë nuk kanë dashur që ky lajm të bëhej publik, por ka qenë vetë Izeti që e ka publikuar atë nëpërmjet avokatit të tij.
Sipas avokatit Idajet Beqiri, për katër ditë me radhë që Izet Haxhia ka dhënë deklarimet e tij në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, pas kallëzimit penal të bërë prej tij kundër Sali Berishës në muajin dhjetor 2018, bota e krimit është aktivizuar me një egërsi të paimagjinueshme, sidomos në rrjetet sociale, kundër Izet Haxhisë, njerëzve më të afërt të tij si dhe mbrojtësve ligjorë të tij.
Ajo që e bën edhe më të dyshimtE aksidentin dhe që ngre shumë pikëpyetje është fakti se Izet Haxhia ndodhet në masa të rrepta sigurie në burg dhe lëvizjet e tij nga burgu në organin e prokurorisë bëhet tejet e kontrolluar dhe me makinat e shtetit. Aksidenti i djeshëm vërteton atë që ka deklaruar prej kohësh vetë Izeti se ndihet shumë i rrezikuar për shkak të akuzave që ka bërë publikisht për krime të rënda shtetërore.
Rreth dhjetë ditë më parë, gjykata e Tiranës kaloi për kompetencë te Krimet e Rënda dosjen për të cilën do të rigjykohet Izet Haxhia. Ky kalim te Krimet e Rënda konsiderohet një hap shumë i rëndësishëm jo vetëm për çështjen e Izet Haxhisë, por edhe për vetë sistemin e drejtësisë shqiptare, për fillimin e funksionimit të strukturave të reja të drejtësi si Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) dhe SPAK për çështje që kanë të bëjnë me zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë të shtetit dhe politikanë të niveleve të ndryshme.
Strukturat e shtetit, institucionet përkatëse ligjzbatuese, megjithëse i shohin këto reagime, shantazhime, kanosje serioze për vrasje etj, nuk i marrin në mbrojtje, për t’u siguruar jetën, së paku Izet Haxhisë, këtij dëshmitari okular që me prova dhe me fakte të pakontestueshme po denoncon krimet më të rënda që janë kryer prej ish presidentit të Republikës së Shqipërisë Sali Berisha në vitet 1991-1999, duke i sjell vendit dhe familjeve shqiptare plagë të rënda dhe tragjike.
Në kushtet e mësipërme mbrojtësi ligjor i ka rekomanduar Izet Haxhiajt ndërprerjen e menjëhershme të deklarimeve të tij para Prokurorisë së Krimeve të Rënda kundër Sali Berishës, derisa të marrim garancitë e plota nga institucionet ligjzbatuese të shtetit shqiptar për jetën e tij dhe të njerëzve të afërt të tij.
Flet avokati Idajet Beqiri: Kjo është dora e Sali Berishës
– Zoti avokat, lajmi për aksidentimin e Izet Haxhisë dje ishte tronditës në disa aspekte. Izet Haxhia është një person tashmë publik dhe rihapja e procesit të tij ka ngjallur shumë diskutime. Mendoni se aksidenti i djeshëm ka ta bëjë me këtë fakt?
– Pa asnjë diskutim. Izet Haxhia është një nyje e fortë dhe që besohet se do të zbërtheja shumë enigma të krimeve që kanë ndodhur në Shqipëri. Jo më kot aksidenti kundër Izetit ndodh pasi ishte pyetur për katër ditë me radhë, për më shumë se 25 orë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
– Kush mendoni se fshihet pas këtij aksidenti?
– Ka vetëm një emër që është tejet i interesuar për eliminimin e Izetit: Ky është Sali Berisha. Në Prokurorinë e Krimeve të Rënda Izet Haxhia ka deponuar të paktën 23 krime të ish-shefit të tij, gjatë3 viteve 1991-1999. Është pra vetëm Sali Berisha i interesuar t’i mbyllë gojën Izetit. Prandaj dhe unë them me bindje të plotë se organizatori i këtij aksidentit të tipit mafioz është Sali Berisha dhe njerëzit rrotull tij. Kam bindjen se kjo e vërtetë do të dalë në shesh. Unë i kam rekomanduar klientit tim Izet Haxhia të ndërpresë deponimet e mëtejshme kundër Sali Berishës deri në zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti që kishte vetëm një qëllim: T’i mbyllte gojën Izetit duke e eliminuar atë fizikisht. Por po kaq të rrezikuar mendoj se ndodhen edhe të afërmit e tij.
– Konkretisht, për çfarë krimesh e akuzon Sali Berishën klienti juaj?
– Megjithëse kallëzimet e Izetit janë në proces hetimi te Krimet e Rënda, nuk mendoj se nxjerr ndonjë sekret po të them disa nga krimet për të cilat Izeti e akuzon Berishën. Ndër 23 krimet, për të cilat Haxhia akuzon Sali Berishën,më të rëndat janë ato për vrasjet në Tropojë, zhdukja e biznesmenit Remzi Hoxha, ngjarjet e përgjakshme të pranverës 1997, afera të rënda korruptive, deri te grushti i shtetit i shtatorit 1998 e të tjera ngjarje tragjike që përfshihen në periudhën nga viti 1991 deri në vitin 1999.
– Përse duhej bërë një aksident i tillë në këtë kohë?
– Kjo merret lehtësisht me mend. Si mund t’i mbyllet goja ndryshe Izet Haxhisë? Dhe kjo dihet se nga kush. Procesi ndaj Izetit është kyç dhe gur prove për drejtësisnë shqiptare. Përpjekja e djeshme për ta mbajtur “sekret” dhe për të mos e publikuar lajmin e aksidentit është mjaft domethënës. Në ditët në vijim ne do të flasim edhe me emra konkretë se kush punon për llogari të Sali Berishës te Krimet e rënda…
– Cilët nga të afërmit e Izetit ndihet më shumë i rrezikuar në këtë rast?
– Bashkëjetuesja e Izetit, por edhe vëllezërit e tij të akuzuar për përfshirjen në vrasjen e Azem Hajdarit. Por këto do të zbulohen së shpejti…
Policia: “Nuk ka asnjë referim për aksident të Izet Haxhisë më 9 tetor”
Në lidhje me deklaratën e avokatit Idajet Beqiri për aksidentin e Izet Haxhisë ditën që jepte dëshminë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në lidhje me dosjen “Hajdari”, Policia e Shtetit tha se nuk ka asnjë rast të tillë të referuar për datën 9 tetor. Burime nga ky institucion konfirmuan se “nuk ka ndodhur asnjë aksident gjatë shoqërimit të Izet Haxhisë në Prokurori dhe procedura është kryer normalisht”. Policia e Tiranës nuk ka pasur në datën 9 tetor asnjë referim për aksident rrugor të eskortës shoqëruese të Haxhisë, që prej disa ditësh po jep dëshmi për ngjarjen e 12 shtatorit të vitit 1998.(DITA)
Po nese policia e mohon qe ka ndodhur aksident perse e publikoni gjithe kete interviste. Idajet Beqiri mund te arrestohet per deshmi te rreme nese genjen per kete rast
policia e shtetit eshte e lidhur teresisht me krimin,kthimi ne poste kyce i drtejtoreve te sali berishes nuk eshte bere pa qellim nga ram trangulli e minister galloshja.Po te mos ishte e vertete avokatin do e kishin rrasur brenda por meqe jane deri ne fyt me fekale,bejne indiferentin qe te mos revoltohet populli idiot shqiptar
Keto qe thua zoteri jane sajesa per mbrojtur super vampirin Sali kriminelin Por me vjen keq qe beni pytje te tilla me (sikur) sepse koha do vertetoi me fakte se sa varre ka lene hapur ky super gjakpires qe e ka emrin SALI RAM BERISHA
Policia dhe prokuroria duhet te nxjerrin direkt ne tv Izet haxhine ne nje interviste te shkurter. Nuk besoj se Sali Berisha do hedhe ne ere televizionin sepse i bie qe te ikijn te gjithe nga Shqiperia dhe te rrije atje vetem Sali Berisha. Ama, po gazetaret e qelbur, kazani, çfare bejen , pse s’ndihen medja?! Keto rrine si ne kohen e Enver Hoxhes per gjerat e rendesishme te vendit dhe na nxjerrin porrno dhe thashetheme per Ilirin qe rri pa breke me bes kondakun e çim feçken.
Mbrojtje per IZET HAXHIN !!!
Shtet kurv ,popull debil,karagjoz,injorant,maskara.
Mjer femijet e shkret ku do lindin dhe cfar do mesojn nga keta manjak sexual,terorist,mashtrus,kriminel
Izet sa shurren ja pive sali gerdalles ne muajt e mjalti vetem nje zot e din, tani saliu perseri vazhdon me mjalt ndersa ty te ngeli m….ti . Tani dhe nese del neser je nje poq i degraduar qe as familja jote nuk ta hap deren, e kishe mundesin ta eleminoje ate hale me kohe tani te bejne tranzhe nga burgu ne gjykat……me kujtohesh nje here qe i lagoje njerezit si spartaku se. mos te takonin benjaminin tende,ne hale vavshi ti Izet,Saliu,Shaban Memia,Sali Dollapi, e gjithe shpura e juaj
Ngjarje me njerez te fuqishem. Shume komplekse.
Duro o Durim,duro seeee….dardha e ka bishtin mbrapa…he djale i mire….duro!
Aksidenti eshte realitet dhe e kane bere njerzit e paguar nga Sali Berisha.Kjo eshte e qart.Policia (ata qe e shoqerojne),jane te shitur te Berisha me shuma te majme.Berisha po e ndjen se po i vjene mortja te dera dhe do t’a rrembej,prandaj ai po bene ç’do levizje e manover qe Izet Haxhia te zhduket si Kosta Trebicka.Ky i fundit vinte ne rezik birin e tij,Shkerdhenin,kurse Izet Haxhia,vete Sali Berishen.Nga organet kopetente duhet kujdes i madh qe,Izet Haxhia te ruhet me rreptesi.Sali Berisha eshte i rrezikshem.Financon banda mafioze nga Tropoja,qe ruajn Berishen.Ata jane vrases.Nqs do te ndodh gje me Izet Haxhin,do kete revolta nga populli.
Policet luajne domino neper komisariate dhe presin telefonata; mirepo Izet Haxhia nuk ka telefon…!
Une kam besim se Sander Lleshaj do ta zgjidhe kete problem.
As kemi per tu bere kurre shtet ! Popull kafshe ! Ketu funksionon vetem lloji AVNIRUSTEM , vetem ai ben derman, duhet pastruar vendiiiii
Pse nuk jepen rrethanat ku ndodhi i ashtuquajteri aksident dhe si ndodhi?
Ish Presidenti Berisha ka të drejtë të nervikoset sepse Izeti ka ndyrë biographinë e themeltarit të demokracisë, dhe në Azi. I takon Edvin Kristaq Ramës, të mbyllë këtë përrallë.
Aksidenti ndaj Izet Haxhise tregon se duan t’i mbyllin gojen,sic bene me Gazideden,Pashkon,Trebicken,Azem Hajdarin. Veprimi ndaj Izet Haxhise,fakti qe ka kaq vite qe dosja e tij endet,si dhe aksidenti ndaj tij tregojne edhe nje here se sasa shume e mbron Edi Rama Sali Berishen. Eshte lidhje e vjeter qe nuk zgjidhet lehte.
Kurse une i them Izetit te ruhet prej Idajetit, per shume arsye..
Sander Lleshaj , eshte koha t’i tregosh ketij populli cfare po ndodh ! Mjaft me MAFJE.
TI CORBE-Llupites shpellar kim ete ,DITA PO AFRON,
Ka vetem nje rruge per sali karaxhicin !
DO TA BEASIN OSE DO I VRASIN FAMILJEN , MBROJENI OOO SHTETT LESHKO KIMIKATI ,MBROJEEE