Terror mbi inspektorët e mjedisit në Bulqizë, kërcënohen me armë

14 Tetor 2019, 08:32Kronika TEMA

Një tjetër përplasje mes inspektorëve të Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit ka ndodhur mbrëmjen e të dielës në masivin pyjor të Kaptinës së Martaneshit në Bulqizë.

Grupi i inspektorëve, që kishte ngritur një pikë kontrolli në rrugën Bulqizë-Tiranë, pasi kanë ndaluar një kamion me lëndë drusore dhe do bënin sekuestrimin e tij, persona të paidentifikuar, me dy mjet fuoristradë dhe të armatosur, janë afruar duke i kërcënuar inspektorët.

Kërcënimi me armë zjarri është bërë teksa inspektorët kishin ndaluar kamionin që po transportonte lëndë drusore.

Inspektorët kanë lajmëruar policinë e Bulqizës, e cila mësohet se ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e personave që kërcënuan inspektorët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje