“Kokainë dhe alkool para krimit”: Dosja e Prokurorisë për ngjarjen e Kavajës dhe kërkesat për arrest me burg

12 Tetor 2019, 20:09Kronika TEMA

Prokuroria kërkon arrest me burg për Bledar Tocin, shefin e sigurisë në burgun e Durresit, të arrestuar pas ngjarjes në banesën e Marsida Qatjas në Kavajë, ku mbeti i vrarë Dritan Hoxholli.

Për organin e Akuzës ai është i dyshuar për veprën penale të vrasjes me dashje dhe prodhimin dhe shitjen e narkotikëve. Po ashtu arrest me burg kërkohet edhe për vëllain e tij Bernard Toci, ku pas kontrollit në banesë iu gjet lëndë narkotike.

Në dosjen prokurorisë që ka siguruar Top Channel, thuhet se Marsida Qatja i kishte kërkuar Bledar Tocit që ti zgjidhte një problem që ajo kishte me viktimën Dritan Hoxholli. Prokuroria thotë se në shtëpinë ku ndodhi krimi pasditen e datës 9 tetor, ndodheshin Bledar Toci, Ermir Cela dhe Xhulio Biturku.

Atje ishte konsumuar lëndë narkotike e llojit kokainë dhe pije alkolike. Drogën atyre, thotë prokuroria, ua kishte çuar në banesë Bernard Toci, vëllai i Bledarit, edhe ky i arrestuar.

30 minuta pas mesnate në banesën e Marsida Qatjas ka shkuar Dritan Hoxholli. Ai ka hyrë me automatikun model 56 dhe ia ka drejtuar shtetasit Xhulio Biturku, ndërsa të parin qëlloi Bledar Tocin dhe e la të plagosur. Ky i fundit e qëlloi Hoxhollin me armën e shërbimit  Glock, dhe ai mbeti i vdekur në vend.

Si provë materiale në vendin e ngjarjes u sekuestrua një kallashnikov, 15 gëzhoja, një krehër fishekësh automatiku me 27 copë fishekë, si edhe sende të tjera.

Ndërkohë në spitalin e Kavajës ku mbërriti i plagosuri Toci, u sekuestrua edhe arma e zjarrit e punonjësit të burgjeve, pistoleta Glock.

Ne intervistën e saj dhënë një ditë më parë për Top Channel, Marsida Qatja tregoi për njohjen që kishte me viktimën si edhe me të arrestuarin si të dyshuar për vrasjen e tij.(TCH)

2 komente në ““Kokainë dhe alkool para krimit”: Dosja e Prokurorisë për ngjarjen e Kavajës dhe kërkesat për arrest me burg”

  1. lisi says:

    Pabuksat duan pi..dh ,pica arme dhe vdekje,

  2. Koli says:

    Ata mund te kene patur nji aktivitet per shitjen e droges dhe do jene zene per parate e shitjes se droges.Dhe ja futin kot per te mbuluar arsyen e vertete te vrasjes.A e pate ca surratesh ishin te tre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje