VIDEO tronditëse: Bombola e gazit shpërthen në një restorant

14 Tetor 2019, 11:27Lifestyle TEMA

Mediat kineze raportojnë se nëntë persona kanë humbur jetën dhe 10 tjerë janë lënduar, nga shpërthimi i bombolës së gazit në një restorant në lindje të Kinës.

Nga shpërthimi i fuqishëm është shkatërruar plotësisht një restorant në provincën Dyangsu, ndërsa janë dëmtuar edhe shumë lokale të tjera përreth.

Siç raporton AP, më shumë se 200 pjesëtarë të ekipeve të shpëtimit kanë dalë në vend të ngjarjes për t’i nxjerrë nga rrënojat të mbijetuarit.

Në anën tjetër, zyrtarët lokalë kanë bërë të ditur se gjendja shëndetësore e të plagosurve është stabile.  (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje