Policia ka arrestuar një 26 vjeçar të shpallur në kërkim, pasi me anë të telefonit ka kanosur kolegen e tij, shtetasen me iniciale A.T.
“Ky shtetas është shpallur në kërkim për veprën penale” Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike” pasi me anë të telefonit ka kanosur shtetasen A.T,” thuhet në njoftimin e policisë.
Mësohet se i arrestuari ka punuar në disa media online në Tiranë.
Ai ndodhet në komisariatin nr.4 në Tiranë pas denoncimit të gazetares, e cila është shprehur se 26-vjeçari këmbëngulte për një raport përtej miqësisë.
Njoftimi i policisë:
“Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër kapën shtetasin e shpallur në kërkim:
S.S, 26 vjeç, banues në Mallakastër.
Ky shtetas është shpallur në kërkim për veprën penale” Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike” pasi me anë të telefonit ka kanosur shtetasen A.T.
Shtetasi S.S iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 Tiranë për veprime të mëtejshme proceduriale”, njofton policia.”
Keta katundaret e mallakastres mendojne se u lirua….????
Po i mer me qaf dafllaku turkoshaket pas faljes me sum perpjet
Gazetar leshi.
Hahaha! Obobo cqenkej sevdaja! Qenka ndezur keq lumadhi. Po ik ore ke blloku se per 1 Red Bull te vijne nje dumdum me femra.