Vrau bashkëshortët gjatë grabitjes, ekstradohet nga Austria 43-vjeçari i dënuar me burgim të përjetshëm

15 Tetor 2019, 09:20Kronika TEMA

Interpol Tirana ka ekstraduar nga Vjena një shtetas, i dënuar me burgim të përjetshëm.

Bëhet fjalë per 43-vjeçarin Viktor Pelivani, i cili u ekstradua nga Austria drejt vendit tonë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Vlorë në maj të vitit 2018 e ka dënuar me burgim të përjetshëm, për veprën penale “Vjedhje me pasojë vdekjen”, kryer në bashkëpunim.

Më datë 07.08.1999, rreth orës 23:00, Viktor Pelivani në bashkëpunim me shtetasit F. K. dhe J. B. ka hyrë për të vjedhur lekë në shtëpinë e shtetasit B. D., duke vrarë këtë të fundit dhe bashkëshorten e tij N. D.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje