Sot Doktori ka datën kur feston ditëlindjen.
Edhe pse ka lindur më 1 korrik, ai ka preferuar që festën ta bëjë një ditë para ditëlindjes së shokut Enver.
Kjo tregon largpamësinë e tij antikomuniste, për t’i dalë para dhe në ditëlindje Enverit.
Jari kishte disa opsione për dhuratën sot, por njëherë priti të shikojë dhuratat e të tjerëve.
Dhurata e parë ishte ajo e Ilir Metës, me 75 karafila.
Në fakt, ajo nuk i pëlqeu, se kështu i solli dhe Milaim Zeka shokut Enver, 75 karafila, dhe ai vdiq pas dy vjetësh.
Larg qoftë, Doktori duhet t’ia kaloj në jetëgjatësi të paktën shokut Enver, se ndryshe dhe dy vjet i mbeten.
Por me sa duket këta të majtët aty tek karafilat e kanë mendjen.
Dhurata tjetër ishte ajo e Lulzim Bashës.
Ai i kishte përgatitur si dhuratë numrin 47.
-Kaq ke qenë kur ke ardh në krye të PD dhe kaq do mbetesh për ne gjithmonë, i tha Luli, duke i dorëzuar pastën e ditëlindjes.
Por kjo u komentua keq nga disa të pranishëm, pasi mendojnë që Luli tani kërkon t’i lërë Doktori lirinë e duhur për të drejtuar partinë.
Dhurata e tretë ishte nga Dash Shehi.
Ai i kishte çuar një palë tespije me 75 gogla, për me i tregu se tani duhet të dalë në pension.
Dhe kjo nuk i pëlqeu Jarit, por Dashi i ka ca huqe.
Fatmir Mediu i kishte bërë dhuratën më origjinale.
Ai kishte bërë një gjerdan me 75 fishekë, për të treguar se jeta e tij ka qenë luftë.
Nga ana tjetër, fisheku është simboli i besnikërisë së Fatmirit ndaj Doktorit, pasi fishekët e Gërdecit farkëtuan miqësinë mes tyre.
Vangjel Dulja po ashtu.
Ai kishte zgjedhur një shishe nga vera e famshme greke Karipidhis, që kishte brenda simbolikën e rasteve kur ja kishte fut Doktorit, dhe kur ja kishte fut ai.
Pas gjithë këtyre dilemave, Jari vendosi më në fund t’i bëjë dhuratën e tij.
Ai zgjodhi konjakun “Skënderbeu”.
Vetëm kur e gjeti shishen që kërkonte, u qetësua dhe u ndje mirë, pasi ishte një leksion për gjithë simbolikat hileqare të të tjerëve.
Jari e pranon atë si komandant të Përgjithshëm, të pakontesueshëm deri në vdekje.
Jari ne kofidence u thote shokeve se dy burra ka patur Shqiperia: Enver Hoxhen dhe Sali Berishen. Ka qene detyra e Jarit per te siguruar Enver Hoxhen qe e beri ate te njohe Sali Berishen. Me ndjenje pikellimi kujton se sa shpejt iken koha. Fiks fare, kur Enveri ishte 65 vjec, Sala ishte caktuar nga Sulo Gradeci per ti bere analizat e zores se trash shokut Enver. Duke pare se sa i rendesishem ishte specimeni(kampioni) qe kishye marre nga jashteqitja e shokut Enver, Sala i kerkoi Jarit qe ai vet me dy ushtare te gardes ta shoqeronin nga shtepia e shokut Enver deri te klinika e udheheqjes. Kjo per Jarin ishte si llotaria fituese. Jari fitoi njohjen me burrin e dyte te rendesishem ne historine tone. Tani Sala u be 75 vjec. Me sa duket do rroje me shume se shoku Enver. Per sherbimin ndaj shokut Enver, Jari nuk ka ndonje merak apo amanet se ai e mbrojti ate dhe bustin e tij me pushke ne dore.
Merak ka per Salen. Edhe sa do rroje Sala? Po qe se Jari vdes para Sales? Ketu Jarit i shndrisin pika loti
ne faqe. Pyetjet i vine rrumpalle neper mendje, por ajo qe e shqetedon me shume ate eshte se kush do kujdeset per bustin e Sales, kur komunistet do e rrezojne dhe dhjesin me mut. Largeqofte sikur ai te rroje me shume se Jari. Do mbetet edhe pa bust. Thone qe ne burg nuk pyesin per moshen. Bobo sikur vertet ta cnderojne Salen ne burg. Do ngrihem nga varri si shejtani dhe do u ha melcine armiqve te Sales, betohet Jari.