Rruga e gabuar, e ikjes nga rruga

15 Tetor 2019, 19:37Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Lulzim Basha duket se po kërkon një shteg të rikthehet në sistem. Partia e mbetur rrugëve nga “revolucioni i pranverës”, me djegie mandatesh dhe bojkot zgjedhjesh, tani duket se shikon “të vetmen rrugë”, siç thotë Basha, Reformën Zgjedhore.

Kjo nuk ja vlen të merret seriozisht si një rrugëzgjidhje, por më shumë si një rrugëdalje e Bashës nga spiralja ku ka hyrë. Ai do doemos një shteg për të ikur nga rrugët.

Por pasojat e daljes së partisë në rrugë dhe e plotësimit të Kuvendit me deputetët e listës së tij rezervë, kanë krijuar një realitet të ri. Lulzim Basha duhet të përballet me këtë realitet, se është përgjegjësi e tij.

Deputetët e listës së PD nuk janë deputetë të Edi Ramës, por Lulzim Bashës. Ai i ka përzgjedhur, ai i ka futur në listë dhe ai nuk i ka ndaluar dot të hyjnë në Parlament. Tashmë ata janë një realitet me të cilin nuk mund të sillesh sikur nuk ekzistojnë.

Rruga më e sinqertë është që Lulzim Basha dhe PD të njohë praninë e tyre në Parlament, përmes një procesi të brendshëm në PD, i cili nxjerr prioritet, siç thotë Basha, Reformën Zgjedhore.

Njohja e këtij grupi nga PD, është një test për të kuptuar nëse PD e ka seriozisht Reformën Zgjedhore dhe reformat e tjera që nevojiten për t’u rikthyer në sistem.

Njohja kërkon guxim për të pranuar gabimet, autokritikë për nivelin e listës rezervë të PD dhe mbi të gjitha, bashkëpunim real me ta, që të përfaqësojë votën parlamentare të tyre.

Kjo rrugë do të ishte një dëshmi se Basha ka reflektuar dhe po korrigjon gabimet e tij.

Rruga tjetër, ajo që po tenton tani, duke afruar disa deputetë që të krijojë përçarje brenda grupit dhe të shmangë Rudina Hajdarin si bashkëkryetare e Komisionit të reformës, është test i kundërt, i mungesës së vullnetit për të bërë Reformën Zgjedhore dhe për ta dështuar atë, me qëllim që të gjejë një justifikim për të mbetur rrugëve.

Bashës nuk i duhen “delfinët” e tij në opozitën parlamentare, por i duhet të pranojë ekzistencën e tyre dhe të bashkëpunojë me ta. Natyrisht që e kuptoj vështirësinë e të punuarit me ta pas aq shumë balte që ka hedhur, por ky është çmimi që duhet të paguajë për gabimet e veta.

Përpjekja për të përçarë grupin dhe për të krijuar disa deputetë në Parlament pro Bashës, e të tjerë kundër tij, nuk prodhon asgjë politike, përveçse mund të gjejë ndonjë arsye për të mos bashkëpunuar për Reformën Zgjedhore.

Kjo do ta detyrojë shumicën që të formatojë një reformë tërësisht teknike, bazuar vetëm mbi vërejtjet e ODIHR në raport, dhe ta mbyllë atë teknikisht, duke mos prodhuar asgjë politike nga kjo tryezë.

Për të prodhuar diçka me politike dhe më të gjerë, Basha duhet të ketë një ofertë serioze bashkëpunimi për Reformën Zgjedhore, dhe jo një ofertë për të “reformuar” disidentët e tij në Parlament, kundër reformës.

11 komente në “Rruga e gabuar, e ikjes nga rruga”

  1. Jugu says:

    Po si o nuk shkruajte dicka per pranimin ne Europe. Kjo eshte ceshtja per momentin. Meritat qe ka Rama dhe Balla apo edhe vet ti.
    Jo cfare ben Basha. Ai thjesht pret te mbaroj/degjeneroj Rama dhe te vij ne pushtet.
    Per sa i takon Hajdareve, ata ju premtoj Rama parajsen dhe pranuan, por tani po shohin se Murrizi dhe Hajdarja po perfitojne vertet nga Rama kurse te tjeret jane thjesht mbushesa topi dhe prandaj po kacafyten me njeri tjetrin. Personalisht mendoj se Hajdarja duhet te largohet.
    Sa per te tjerat, vaj me det o milet. Oburra kush te mund te iki me perpara.

    1. mondi says:

      a ka me merite te madhe qe ka Rama duke lene rrugeve si zagare sojin tend tash e gjashte vjet. Ju njohem mire se kush ishit dhe ju futem nje milion shuplaka.Rri ne gjirizin ku e meriton se nuk te pjerdh kush ty mo a e meriton rudina apo jo.

  2. NjeQytetarOptimist says:

    E ka te veshtire te kaperdije aventuren ku u fut.. Ul koken dhe ulu ne tryeze si pule se ske rruge tjeter o ?..

  3. Basha , ik !!!? says:

    BASHA, FATKEQËSIA E PD-së.

  4. lexuesi says:

    Tre jane personat qe e kane mbajtur e mbajne peng Shqiperine Sali Beri,Ilir Meta dhe Lulezim Basha!Nuk e kuptoj se si gazetaria kerkon me çdo kusht qe te tre ti mbaje ne sistem duke mbajtur ne dijeni per çdo dite lexuesin me keto fenomene te shemtuara e te peshtira per kete vend si domosdoshmeri per Shqiperine!Kur dihet qe Shqiperia e politika e ketij vendi nuk ka nevoje per te tilla pyka pasi perveç te keqijave nuk ka pare asgje!Ne vend ti lini ne harese keta pinjolle te demokracise çdo dite i permendeni si faktore duke i ripompuar e mbushur mendjen qe dhe asgjejane kete vend ka vlere!Sot keta jo vetem qe duhet te ishin larguar nga politika e duhesin te perballeshin me drejtesine por perkundrazi me te tilla editoriale sikur zhvillimi i jete se ketij vendi varet nga keta kanunore qe kane zene prite e kercenojne se kush u del perpara e eshte kunder tyre do te qellohet!Sa turp nderkohe qe Shqiperia sot duhet te qe çliruar nga kjo pengmarrje e duhet te vazhdonte drejt zhvillimit e perparimit per qytetaret e saj!PD + LSI jane forca destruktive qe gjithnje do prodhojne Salinj,Ilir e Lule sepse jane parti e dale nga sutat e erreta te agjenturave e mendojne se llogari mund e duhet te japin vetem neper keto skuta!Ndaj edhe Luli si perfaqesuesi i tyre krekoset si gjeli ne pleh!Sa me shume ti mbajme ne jeten tone te perditeshme duke i perendur duke i pare si te domosdoshem aq me shume kesaj treshe tashme te ngordhur i mbushet mendja se ata jane te domosdoshem e se pa ata Shqiperia nuk mund te beje dot!Lerini pleherat te qendrojne ne kazanin e plehrave e mos kerkoni ti ricikloni se nuk vlejne per asnjegje!

  5. eli-tiv says:

    ..Nuk mund te merret baze cfare thote luli..ai gjithmon genjen…

  6. Jugu says:

    Mondi po pse me ofendime o zotni apo keshtu ju udhezojne te komentoni ju te bodrumeve te Meros apo Rames. Nuk ben keq qe mbron Ramen se qeni leh per ate qe e ushqen por ofendime nuk ke pse ben.
    Rama e ka mbushur kupen dhe duhet te largohet edhe pse alternativa nuk duket shume premtuese. Te presi deri ne daten 18 qe te marre “hapjen” e negoziatave dhe pastaj te largohet me nder. Eshte hera e 4-rt qe ja “hapin” negoziatat.
    Personalisht nuk i kam varur shpresat te politika dhe kjo eshte gjeja me e mire qe kam bere.

  7. A ju kujtohen thirrjet triumfuese shtazarake te lulit e monikes kur dorezuan mandatet,u kry,nje injorance kriminelo idiote si dhe duartrokitjet frenetike te injoranteve perrreth ture,analfabete me shkolle,katundare te kulturuar e qytetare pakulture,o tempora o mores,thote nje shprehje latine,e pastaj u bashkuan kriminele,molotoviste,anarshiste,neomarksiste,katundariste,qizmegjinj,e treguan para ndertesave te shtetit demokratik frymen revolucionaro shkaterruese dhe treguan me se miri se si do ta drejtonin keta shtetin,por populli i zgjuar e kuptoi mentalitetin e kesaj kopeje dhe i la vetem ne rruge,e aty te qendrojne deri sa te hajne njeri tjetrin.

  8. Kola says:

    Zoti Mero Baze, me falni, besoj ne mirekuptimin tuaj, ne kohen tone, jemi gjalle, punojme e japim kontribut per Vendin, por ka ardh koha qe te jemi te qarte dhe me kurajo te pranojme se nuk mund te qeveriset Shqiperia nga hicerit, te pakten si keto 30 vjetet tane zhgenjyes….Per plehrat, lidere gjoja ne Shqiperi, nuk mendohet qe kane gsbuar, ata kane qene e jane ne rrugen e vjedhjes se aseteve, pasurise kombetare. Nje dite, neser e kur te jete e mundur, flasim, nese doni Ju. Ju flm.

  9. betixho says:

    Ja ky është analist,se si nëpërmjet kritikës sugjeron rrugën e vetme që mund të ndryshojë situatën e krijuar nga një drejtues kokë bosh si Luli.
    E vetmja zgjidhje largpamëse dhe optimiste për të ribalancuar sistemin,dhe jo si sugjerimet e Bushatit që sa herë shkruan do i nxjerrë brirët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje