Presidenti amerikan, Donald Trump, e quan pushtimin e Sirisë nga Turqia “strategji gjeniale” për SHBA-të, dhe shton se kurdët nuk janë engjëj.
Trump ka nisur të mbrojë vendimin për të tërhequr trupat amerikane nga Siria me një mënyrë të re, duke thënë se kurdët tani janë më të sigurt se më parë.
Edhe pse zv.presidenti Mike Pompeo është nisur urgjentisht në Ankara për të diskutuar mbi mundësinë e një armëpushimi, për Trump, lufta në Sirinë veriore nuk është problem i SHBA-ve.
“Nëse Turqia futet në Siri, le ta zgjidhin me Sirinë. Nuk është problemi ynë”, tha ai.
“Siria ka marrëdhënie miqësore me kurdët. Kurdët janë shumë të mbrojtur.
Plus që dinë si të luftojnë. Dhe, meqë ra fjala, nuk është se janë engjëj.”
Ndërkohë që Siria e veriut vazhdon të bombardohet, Trump tha:
“Për sa i përket SHBA-ve, situata në kufirin e Turqisë me Sirinë më duket strategji gjeniale.
Të gjithë ushtarët amerikanë janë larguar. S’kanë pse të jenë atje kur dy vende luftojnë për tokat e tyre”, tha Trump.
Vendimi i Trump për të tërhequr trupat nuk është pritur mirë as nga republikanët e tij.
Lindsey Graham tha menjëherë se “kjo rrezikon të jetë një katastrofë edhe më e rëndë se e Obamës, kur vendosi të largohet nga Iraku.
Druaj se është duke u zhvilluar një katastrofë e vërtetë për sa i përket sigurisë kombëtare dhe shpresoj që Trump të ndryshojë mendim”, tha Graham.
Forcat kurde ne Siri
Forcat kurde ne Siri
Ushtaret amerikane duke u larguar
Forcat kurde ne Siri
Forcat turke ne Siri
Forcat turke ne Siri
Ushtria turke duke mesyre ne Siri
Edhe me pare e kam pare ne “Tema” qe Mr. Graham e quajne “ajo “.
Lindsey Graham nuk është Lindsey Lohan, është senator 70 vjecar i North Carolina-s.
@Edhe pastaj. Ti Alba ke probleme me gjuhen shqipe.Po ashtu dhe me ate angleze.
Ky, pasi i beri mune politikes se jashtme amerikane, tani po zbulon qe “spektakli” i ka dale gati-gati… si pikture.