Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas publikimit të Opinionit përfundimtar të Komisionit të Venecias në lidhje me vendimin e presidentin Ilir Meta për ç’dekretimin e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit.
Në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, Balla deklaroi se thelbi i Opinionit Përfundimtarë të Komisionit të Venecias është: ‘Dekreti i presidentit Ilir Metës për shtyrjen e zgjedhjeve të 30 Qershorit u bë në mungesë të bazës ligjor dhe se Presidenti nuk ka të drejtë të anullojë zgjedhjet’.
“Nga opozita po thonë se opinion përfundimtar i Venecias ka ndryshuar. Madje sipas tyre tek ky opinioni na u thënka se presidenti nuk e ka shkelur Kushtetutën. Dua të shpreh vlerësimin më të lartë për Komisionin e Venecias dhe ekspertizën e lartë.
Dua t’i rikujtoj edhe presidenti të Republikës se vlerësimi nga Komisioni i Venecias jepet mbi bazën e kërkesën së institucionit që ka tagrin për këtë gjë si Kuvendi i Shqipërisë. Presidenti nuk ka të drejtë të anulojë dekretin e datës së zgjedhjeve, pasi nuk ja njeh as ligji e as Kushtetua. Ky ka qenë thelbi i referimit në seancën plenare. Anulimi i zgjedhjeve nuk mund të bëhet pa bazë ligjore, pasi e drejtat e zgjedhjes nuk mund të kufizohet përveçse me ligj. Presidenti ka cënuar të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur”, theksoi Balla.
Sipas Ballës, Opinioni Përfundimtar i Komisionit të Venecias shpërben si një udhërrëfyes për demokracinë.
Deklarata e plotë për media e Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla:
Prej ditës së Premte kur Komisioni i Venezias u mblodh në seancë plenare, e më pas të hënën kur u publikua Opinioni Përfundimtar për “Kompetencat e Presidentit në caktimin e datës së Zgjedhjeve”, kam dëgjuar një sërë deklaratash, madje degradime në gjuhë vulgare nga zyra e Presidentit të Republikës, e po ashtu mbajtur iso edhe nga zyrat e tjera të opozitës, që janë munduar të thonë se Opinioni Përfundimtar i Komisionit të Venezias ka ndryshuar nga ai paraprak dhe se se në Opinionin Përfundimtar thuhet se Presidenti nuk e ka shkelur Kushtetën.
Së pari duhet të rishpreh edhe një herë vlerësimin më të lartë për Komisionin e Venezias, një institucion i gjithëpranuar për ekspertizën e lartë, ofruar kjo siç thotë Presidenti Buquiçhio: “3 miliardë qytetarë në mbarë botën mbulohen nga opinionet dhe analizat e tyre të vyera”.
Së dyti dua t’i rikujtoj edhe Presidentit, edhe kujtdo tjetër në Shqipëri, që Opinionet e Komisionit Venezias, jepen mbi bazën e pyetjeve të palës kërkuese, në rastin në fjalë të Kuvendit të Shqipërisë. Praktikë e konsoliduar që Kuvendi e ka ndjekur edhe në të shkuarën, edhe kur Kryetar i Kuvendit ishte Ilir Meta, kujtoj ligje të paketës së Reformës në Drejtësi dhe se vlerësimi i Kuvendit për ekspertizën e Komisionit të Venezias ka mbetur pandryshueshmërisht pozitive. Kundërshtimet, refuzimet, mungesë koherence, profesionalizmi, akuzat për një-anshmëri, edhe në sallën plenare të Komisionit të Venezias, nga ana e përfaqësuesve të Presidentit apo këtu në Tiranë, nuk e prekin aspak reputacionin e këtij institucioni të lartë.
Kthehemi tek Opinioni.
Për të kuptuar më mirë Opinionin edhe për ata që nuk e kanë kuptuar po rikujtoj pyetjet mbi të cilat është kërkuar Opinioni.
1. Cili është roli i Presidentit të Republikës në republikat e pastra parlamentare si Shqipëria, në raport me pushtetet e shtetit sa i takon proceseve zgjedhore?
2. Cilat janë detyrimet kushtetuese dhe konventore që i imponohen Presidentit të Republikës në regjimet parlamentare, në ushtrimin e kompetencës për caktimin e datës së zgjedhjeve?
3. A ka kufizime në ushtrimin e kësaj kompetence që rrjedhin nga e drejta demokratike e zgjedhësve për ta ushtruar këtë të drejtë sipas marrëveshjes kushtetuese?
4. Kompetenca e Presidentit të Republikës për caktimin e datës së zgjedhjeve, është një e drejtë e tij për të vendosur ushtrimin e sovranitetit te popullit, apo një detyrim i tij për të garantuar cilësisht ushtrimin e sovranitetit popullor nëpërmjet zgjedhjes së përfaqësuesve të tij?
5. Nëse Presidenti i Republikës, pasi e ka caktuar datën e zgjedhjeve dhe organet e administrimit të zgjedhjeve janë duke kryer veprimet sipas ligjit, e anullon dhe cakton një datë tjetër, a kemi cenim të parimeve të së drejtës për të zgjedhur dhe të sigurisë kushtetuese, në funksion të respektimit të shtetit të së drejtës ?
6. Në rastin e mësipërm, a kemi ndërhyrje të Presidentit të Republikës në procesin zgjedhor, duke cenuar të drejtën e subjekteve zgjedhore për të konkurruar në mënyrë të barabartë dhe të lire?
7. Nisur nga parimi se qeverisja duhet të dalë nga një sistem zgjedhjesh periodike, që mbahen çdo katër vjet, nxjerrja e Dekretit të Presidentit që anulon datën 30 Qershor 2019 si datë të mbajtjes së zgjedhjeve vendore dhe që zgjat qëndrimin në detyrë të përfaqësuesve në këshilla bashkiakë dhe kryetarëve të bashkive, tej mandatit katër vjeçar, a e respekton parimin e periodocitetit të zgjedhjeve?
8. A është i lidhur cenimi i sigurisë juridike me pasojat që vijnë apo mjafton shkelja e parashikimeve kushtetuese dhe cenimi konsiderohet i kryer?
Ja cfarë thotë Opinioni përfundimtar i Komisionit të Venezias.
PresidentiNUK ka të drejtë të anullojë dekretin për caktimin e datës së zgjedhjeve sepse një kompetencë të tillë nuk ia njeh as Kushtetuta dhe as ligji. Pra, Presidenti anulloi zgjedhjet në mungesë të bazës kushtetuese dhe ligjore.
Kushtetuta thotë se Presidenti nuk ushtron dot kompetenca që nuk i janë dhënë shprehimisht me Kushtetutë dhe Ligj. Është pikërisht kjo përmbajtja e nenit 94 të Kushtetutës, nen që është shkelur nga Presidenti. Këtë analizë Komisioni i Venecias e trajton në paragrafin 45 e vijues të opinionit.
Për më tepër, anullimi i zgjedhjeve nëpërmjet anullimit të dekretit për caktimin e datës së zgjedhjeve nuk mund të bëhet pa bazë ligjore, sepse e drejta e njeriut sic është e drejta e zgjedhjes, nuk mund të kufizohet përvecse me ligj, dhe çdo ndërhyrje në këtë të drejtë duhet të jetë në proporcion me qëllimin që synohet të arrihet. Kjo jepet qartë në paragrafin 46 të opinionit.
Presidenti e ka cënuar të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur. Komisioni i Venezias arrin në përfundimin se anullimi i zgjedhjeve në mungesë të një dispozite kushtetuese apo ligjore e bën ndërhyrjen në të drejtën e zgjedhjes jo proporcionale.
Zgjedhjet mund të anullohen vetëm në situata emergjente, por edhe në këtë rast duhet vepruar në përputhje me Kushtetutën, Ligjin ose zgjidhje ligjore ad-hoc.
Është neni 170 i Kushtetutës që analizon Komisioni i Venecias. Ky nen thotë se zgjedhjet lokale mund të shtyhen në raste të gjendjes së jashtëzakonshme, por këtë vendim nuk e merr dot Presidenti, por Kuvendi me propozim të Qeverisë. Në këto raste Presidenti s’ka asnjë kompetencë në Kushtetutë.
Ndaj me të drejtë Komisioni i Venecias thotë se, edhe nëse Presidenti ka ndjekur një qëllim legjitim, as Kushtetuta as Kodi Zgjedhor nuk parashikojnë të drejtën e Presidentit të anullojë dhe të shtyjë zgjedhjet; kjo jepet e qartë si drita e diellit në paragrafin 73 të opinionit.
Për cështjen e qëllimit legjitim që lidhet me stabilitetin apo sigurinë e vendit cfarë komentesh s’janë dëgjuar këto ditë – por për ta bërë të qartë për ata që përpiqen të gjejnë argumenta aty ku ska apo që kapen si i mbyturi pas fijes së barit për të përjashtuar përgjegjësinë – duhet theksuar fort se në mungesë të një qëllimi legjitim nuk do ishim para rastit të shkarkimit, por përpara një rasti konkret për kallzim penal.
Teksa argumenti i Presidentit për stabilitetin dhe sigurinë e vendit është hedhur poshtë nga analizat e Komisionit të Venecias, edhe argumenti tjetër ku u bazua Presidenti për të legjitimuar anullimin e zgjedhjeve, e pikërisht ai në lidhje me mos-regjistrimin e partive opozitare në zgjedhje që përfaqësojnë një pjesë të madhe të elektoratit, ka marrë gjithashtu përgjigjen e qartë nga Komisioni i Venecias se:
Bojkoielektoral i subjekteve politike, edhe nese ata perfaqesojne nje pjese te madhe te votuesve nuk mund të ndalojë zhvillimin e zgjedhjeve të rregullta. Perndryshe, keto parti do të fitonin instrumentin të pengonin cdo proces zgjedhor (prg. 98).
Me fjalë të tjera Komisioni i Venezias e bën të qartë, se nuk ia pati fajin as Qeveria e askush tjetër, por vendimmarrja e tyre për të bojkotuar.
Mosregjistrimi i këtyre partive në zgjedhje nuk cënoi zgjedhjet e 30 qershorit, që janë legjitime dhe respektim i të drejtës së zgjedhjes.
Dhe ky konkluzion për bojkotin e partive në zgjedhje që analizohet në opinion dhe konkretisht në paragrafin 98 të tij është i rëndësishëm për demokracinë, jo vetëm në vendin tonë, por në rajon e madje në mbarë globin.
Ia vlen të theksohet këtu se Opinionet e Komisionit prestigjoz të Venecias shërbejnë si udhërrëfyes të rëndësishëm për forcimin e demokracisë dhe shtetit ligjor, jo vetëm për vendet që ato hartohen, po për cdo vend anëtar të Këshillit të Europës e më gjerë.
Komisioni i Venecias ka analizuar dhe ka arritur në konluzionin se shtyrja e zgjedhjeve pas mbarimit të mandatit të zgjedhurve është humbje e legjitimitetit të institucioneve të zgjedhura. Është thënë qartë në prg.48.
E dimë të gjithë se mandati i kryetarëve të bashkive dhe këshillave bashkiake mbaronte në gusht 2019, ndërsa me dekretin e presidentit për 13 tetorin, duke marrë parasysh dhe kohën për shpalljen e rezultateve, gjithmonë nëse këto zgjedhje do ishin zhvilluar, mandati i të zgjedhurve vendore do shkonte deri në dhjetor 2019 ose edhe më tej janar 2020.
Pavarësisht ndryshimit të zgjedhjeve për kuvendin me zgjedhjet për bashkitë, mandati 4 vjecar për të gjithë të zgjedhurit është taksativ dhe i vendosur në Kushtetutë.
Për të respektuar afatin e këtyre mandateve Kodi Zgjedhor e detyron presidentin ta caktojë datën e zgjedhjeve muaj përpara që palët të përgatiten e gjithcka të mbarojë brenda mandatit. As nuk guxoj t’i mendoj sa dëme mund të shkaktohen nga mosrespektimi i këtij detyrimi kushtetues e ligjor. Urdhrat e kryetarëve të bashkive mund të mos zbatohen pas mbarimit te mandatit se kanë humbur legjitimitetin !!! Sa konflikte mund të përfundonin në gjykatë !?
Kalojmë në një pikë tjetër :
Komisioni i Venezias ka theksuar edhe se anullimi apo shtyrja e zgjedhjeve nuk u bënë vetëm në mungesë të bazës ligjore, por dhe në mungesë të marrëveshjes politike që mund të krijonte një kompetencë ad hoc të Presidentit për të vepruar.
Edh këtu është cudia me aktet e presidentit, se ndërkohë që gjetja e dialogut politik ishte një nga arsyet e tij për cdekretimin apo shtyrje të zgjedhjeve, anullimi i zgjedhjeve bëhet papritur, kur procesi zgjedhor ishte konsumuar 80% dhe kur Presidenti nuk kishte ndërrmarrë asnjë veprim zyrtar më parë për të ulur palët për dialog.
As dhe një të vetëm !
Në paragrafin 79 dhe 99 Komisioni i Venezias e ka thënë qartë dhe shkoqur :
Anullimi dhe shtyrja e zgjedhjeve NUK është kompetencë e Presidentit.
Është Kuvendi i Shqipërisë dhe më tej Gjykata Kushtetuese që duhet të vendosin nëse këto janë shkelje kushtetuese dhe mjaftueshëm të rënda sipas nenit 90 të Kushtetutës për shkarkimin e Presidentit.
Kuvendi ka kërkuar opinion ligjor duke drejtuar disa pyetje teknike ligjore e ka marrë përgjigjet nga ekspertët më të mirë në Europë.
Komisioni i Venecias ka përcaktuar qartë se Presidenti ka vepruar në kundërshtim me Kushtetutën dhe me ligjin,
sepse për definicion cdo veprim i kryer përtej apo në mungesë të bazës ligjore, është SHKELJE E LIGJIT.
Nëse zyrtarët e shtetit do të merrnin lirinë të shkelin apo tejkalojnë PAKËZ Kushtetutën apo të kenë një qëllim të ligjshëm dhe të veprojnë pa bazë ligjore për se na duhet KUSHTETUTA?!
Cdo shkelje me paramendim, me vetëdije të plotë, me dashje e ligjit dhe Kushtetutës është natyrshëm shkelje e rëndë pavarësisht pozicionit të personit që e kryen atë. Barazia para ligjit është themeli i shtetit ligjor.
Prandaj, thënë këto, pas marrjes së Opinionit Përfundimatar, Komisionit hetimor duhet të vijojë me punën e nisur dhe ta realizojë në afat detyrën e caktuar me vendim të Kuvendit.
Konkluzionet e Komisionit të Venezias:
• anullimi dhe shtyrja e zgjedhjeve nga Presidenti është bërë pa bazë kushtetuese dhe ligjore;
• është ndërhyrë në të drejtën e shqiptarëve për të zgjedhur në mënyrë jo-proporcionale ;
• nuk pengohen zgjedhjet se bojkotojnë partitë politike ;
• shtyrja e zgjedhjeve cënon legjitimitetin e të zgjedhurve ;
• Edhe nëse Presidenti ka ndjekur një qëllim legjitim, as Kushtetuta as Kodi Zgjedhor nuk parashikojnë të drejtën e Presidentit të anullojë dhe të shtyjë zgjedhjet.
• Presidenti nuk e ka kete te drejte as ne rastet e gjendjes se jashtezakonshme; është parlamenti dhe gjykata që vendosin për shkeljet dhe rëndësinë e tyre;
• është Parlamenti që kujdeset për qëllimet kushtetuese të kontrollit dhe balancave, ndaj vendimmarra në Kuvend është sa ligjore teknike aq dhe politike për të vendosur shkarkimin.
Ik or Taulant, se na mbushe mendjen. Ne nuk kemi nevoje te na thuash qe qumshti eshte i bardhe. Kapeni per bythe Ilirin dhe mos e zgjatni si deri me sot. Vonesa me Ilirin, vonesa me Saliuan. Vonesa ne drejtesi, vonesa ne reformen zgjedhore. Vonesa ne Evrope. Keto vonesa bjene ere e keqe. Mos na mbush mendjen me fjale. Duam vepra perndryshe tregon se vononi gjerat se kani hallin e rradhes tuaj…
Ore, i nderuar, nuk ka rendesi cfare mendon dhe vendos Venecia, etj. E rendesishme eshte cfare mendojne, si shprehen dhe cfare vendimesh marrin insitucionet apo organet kompetente shteterore shwiptare, me atribute te sovranitetit shteteror, por edhe kombetar. Te huajt jane te huaj. Presidenti eshte i majte, eshte socialist, euro-socialist madje dhe frymezues, themelues i LSI….Si do te veprohey?! Mos u tallni, ju, deri tani, nuk keni vepruar ne pjesen me te madhe interes te popullit, por po zhvilloni shkelqyshem interesat tuaja te ngushta, partiake, me se shumti interesa personale-familjare, NEP0-tike..