Ky është momenti kur një grup hajdutësh u detyruan të largohen me shpejtësi nga një shtëpi në të cilën ishin futur, pasi pronari i saj u shfaq para tyre me pistoletë në dorë dhe pa u menduar dy herë filloi të shtie në drejtim të tyre.
Ngjarja ka ndodhur në Sao Paulo të Brazilit, ku pesë personat e maskuar u futën në shtëpi përmes garazhit.
Megjithatë ata as që kishin menduar se pronari i saj që ishte brenda do t’i priste me armë në dorë.
Nga frika se do ta pësojnë me jetë, ata u larguan me shpejtësi nga shtëpia, ndërsa kamerat e sigurisë të instaluara brenda shtëpisë kanë filmuar këtë moment dramatik. (TemA)