Ish-presidenti i Bundestagut gjerman Norbert Lammert ka kritkuar opozitën shqiptare në dhjetë vjetorin e fondacionit Adenaur në Tiranë, ku ishte i pranishëm presidenti Ilir Meta dhe kreu i PD, Lulzim Basha.
Duke folur në ceremoninë e 10 vjetorit të Fondacionit “Konrad Adenauer”, Lammert tha se nuk mirëpriti vendimin e opozitës për djegien e mandateve, sepse ata ndërmorën sipas tij atë veprim, ngaqë nuk iu pëlqeu rezultati i zgjedhjeve.
“Po aq pak më pëlqen se demokratët bojkotojnë parlamentin se rezultati i zgjedhjeve nuk është në favor të tyre.
Dhe në këtë gjendje konkurence, nuk më pëlqen bojkoti, cdo gjë është e përkohshme, një vendim është i vlefshëm sot sepse per të ka pasur një shumicë që mund të korrigjohet nesër me një shumicë demokratike”, tha ndër të tjera ish-presidenti i Bundestagut gjerman, Norbert Lammert.