Zyrtari i lartë i DASH: Cilido qoftë vendimi i BE, SHBA mbështet fort Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

17 Tetor 2019, 18:24Politika TEMA

Drejtori i  DASH-it për Europën Qendrore dhe Jugore David Kostenlaçik premton se cilido qoftë vendimi i nesërm i KE-së për negociatat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, SHBA-ja do t’i mbështetë këto vende për impementimin e reformave të rëndësishme.

Zyrtari amerikan e jep këtë deklaratë në një forum të zhvilluar në Beograd, ku vlerëson reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare dhe ajo maqedonase, të cilat kanë hedhur themele të forta.

‘’Vendet kanë bërë progres në reforma domethënëse. Marrëveshje e Prespës është shembull shumë i mirë. Mbështesim fort proçesin e anëtarësimit për këto dy vende.

Biem dakord me vlerësimin e Komisionit Europian. Këto shtete kanë hedhur themele të forta për Reformat. 

Cilido qoftë vendimi, do të nxisim Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për zbatimin e plotë të reformave të ndërmarra.

Një Ballkan Perëndimor më i fortë do të thotë partneritet më i fortë i BE dhe Euro-Atlantik. 

Ne jemi të interesuar për sundimin e ligjit, lirinë e mediave dhe luftën kundër korrupsionit në këtë rajon.

Pavarësisht nga vendimi që Këshilli Evropian do të marrë, ShBA do të vazhdojë të inkurajojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të ndjekin reformat’’, u shpreh Kostenlaçik nga Beogradi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje