Italia do t’i propozojë BE-së të hapë në nëntor negociatat me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut

18 Tetor 2019, 22:57Politika TEMA

Kryeministri i Italisë tha se Roma do t’i propozojë Bashkimit Europian që të hapë në nëntor negociatat për zgjerimin e bllokut për të përfshirë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pasi Franca bllokoi fillimin e negociatave me dy vendet e Ballkanit.

Sipas tij, “nëse Europa krijon ankthe të tilla në Ballkanin Perëndimor, jo vetëm që nuk favorizon vetveten, por rrezikon të favorizojë vende të tjera që synojnë të zgjerojnë sferën e tyre të influencës”.

Deklaratën Giuseppe Conte e bëri gjatë një konferencë për shtyp në fund të samitit të liderëve të BE në Bruksel.

Conte tha më herët në samit, se vendimi për të mos filluar negociatat ishte një “gabim historik”.

Në dokumentin e publikuar nga Brukseli i raportohet se KE do t’i rikthehet çështjes së zgjerimit përpara samitit BE-Ballkan Perëndimor në Zagreb, në maj 2020.

4 komente në “Italia do t’i propozojë BE-së të hapë në nëntor negociatat me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut”

  1. Kim été says:

    Francën e larguam nga FMI dhe Italinë nga BCE. Të vazhdojn të tallen me ne.

  2. Kaonia says:

    Mire do ishte po nuk u pyet njeri ju

  3. Kuq e zi says:

    Fati jone i keq eshte se kemi nje vella te madh si italia
    I vetmi gjigand i europes qe nuk mbron dot interesat e veta si psh bombardimi i libise
    Ne per italine jemi si algjeria per francen
    Pra pyetja eshte nqs algjeria do ishte ne vendin tone do ishin hapur bisedimet?
    Te gjithe e dine sesi i mbron franca interesat e veta por ajo ne ballkan si aleate ka vetem serbine por jo ne ekonomi sepse i perket gjermanise
    Kjo duket me shume si nje gare ndermjet te medhjeve ne ballkan sesa nje zgjerim
    Zgjerimi i ballkanit do i shtonte me shume satelite ekonomise italiane, dhe frances nuk i pelqen sepse satelitet e saj ndodhen ne afriken e veriut dhe skane shanse per be
    Gjermania ka te vetet polonine,ceki,sllovaki italia ballkanin ndesa franca do ngelte prapa
    Pra jemi kthyer ne gjeostrategjine e luftes se pare dashje pa dashje ky eshte raliteti

  4. E mrekullueshmja itali,mikja jone,e sa familje shqiptare jetojne,punojne,mesojne tek ti,popull i dashur e i kulturuar,shtet i fuqishem,te falenderojme shume per perkrahjen qe na ke dhene e na jep.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje