Sot Qeveria, Kuvendi i Shqipërisë dhe institucionet e tjera kushtetuese duhet të reflektojnë seriozisht

18 Tetor 2019, 17:04Blog TEMA

Nga Rudina Hajdari

Vendimi i Këshillit Europian për hapjen e negociatave, siç ju të gjithë e dini tashmë, është negativ edhe këtë vit dhe vjen për të disatën herë.

Është për të ardhur keq që shpresa e shqiptarëve për të qene një hap më afër Europës shtyhet për një moment tjetër.

A ka ndonjë përgjegjës në këtë vend për përkeqësimin e situatës politike dhe ekonomike? Përparësitë që ne duhet të kemi shtohen gjithnjë e më shumë. Pesë prioritetet e Komisionit Europian, vijojnë me 9 kushtet e Bundestagut, shtohen me Azilkërkuesit në Francë.

Sot Zoran Zaev njoftoi dorëheqjen nga posti i Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut. Kjo është çeshtje morali politik dhe përgjegjësie e lartë institucionale. Po këtu tek ne a ka moral politik dhe përgjegjësi institucionale minimale?

Sot është e rëndësishme që Qeveria Shqiptare, Kuvendi i Shqipërisë dhe institucionet e tjera kushtetuese dhe të krijuara me ligj, të marrin në dorë përfundimet e Këshillit Europian, të reflektojnë seriozisht mbi çfarë përmban ky dokument.

Çdo fjali e këtij dokumenti është një udhëzues i mirë për politikat e ardhshme, prandaj i kërkoj qeverisë shqiptare të marrin masat e menjëhershëm që të hartojë një plan të detajuar masash, për të gjitha pikat e këtij dokumenti, duke përfshire shqetësimet e secilit prej vendeve anëtare që kanë qenë kundër hapjes se negociatave të Bashkimit Europian me Shqipërinë.

Të gjitha këto masa që do merren, duhet të konsultohen sa më shpejt me institucionet kushtetuese dhe të monitorohen hap pas hapi.

Ky plan veprimi duhet të ketë koston buxhetore reale për mbështetjen e këtij procesi. Plani duhet të përmbajë hapa konkret, dhe proaktive sikurse edhe e rekomandojnë të gjitha dokumentat e organeve të Bashkimit Europian për Shqipërinë. Kuvendi i Shqipërisë së shpejti do të fillojë shqyrtimin e Buxhetit të Shtetit për vitin 2020. Në këtë buxhet duhet të specifikohet qartë si do të përballohen shpenzimet për përmbushjen e këtyre detyrimeve.

Kuvendi i Shqipërisë duhet të monitoroje në detaj çdo masë të marrë nga qeveria dhe duhet të kërkojë nga ajo rezultate konkrete. Qeveria dhe institucionet e tjera kushtetuese duhet të sjellin në vëmendje se diskutimi “është në mirë të Europës apo jo”, nuk është i frytshëm por standardi europian është udhërrëfyes për mirëqenien e çdo qytetari shqiptar, i cili duhet të jetë i barabartë para ligjit me çdo qytetar tjetër të këtij vendi, pa asnjë dallim.

Tashmë është e qartë në të gjitha aspektet, si politike ashtu edhe ekonomike e sociale, si brenda vendit dhe jashtë vendit se çfarë pritet nga ne. Prandaj angazhimi duhet jetë serioz dhe jo deklarativ.

Duhet të ulemi në tryezë të flasim për çdo pikë, pa dallimi politike, apo të çdo lloj përkatësie tjetër, ku në qendër të vëmendjes duhet të mbajmë qytetarin shqiptar, familjet shqiptare, fëmijët e këtij vendi dhe duhet të pyesim çfarë të ardhme po i japim?

Hyjmë apo nuk hyjmë në Europë, për mua ka rëndësi qytetari dhe në qoftë se vendosim në plan të parë atë, ju siguroj që dera e Europës do të jetë e hapur.

5 komente në “Sot Qeveria, Kuvendi i Shqipërisë dhe institucionet e tjera kushtetuese duhet të reflektojnë seriozisht”

  1. Sit back and relaks■●▪%^* says:

    Opo edhe Rama vete nuk do e kishte shkruar me mire (duke marre te mireqene qe nuk e ka bere ai artikullin)…

  2. patjeter do ta boj
    dp reflektoj ?

    cfar tha kjo e ?
    se isha tu telefonu me macronin

  3. Orli says:

    I vetmi njeri qe mund ta “shpetoje” Shqiperine eshte shitsja e garuzhdeve dhe legenave,fatmira hajkari!

  4. hysen hasa says:

    Perfaqesuesja e Sorosit ne PD, sic eshte Veliaj ne PS.

  5. Fred says:

    Pse nuk e fillon me mamin tend qe Te rriti me paret e vjdhur shqiptarve , bashke me babe shkerthate qe ke pasur buqe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje