Shpetim Idrizi thotë se kryeministri Edi Rama duhet të dorëhiqet dhe t’ja lerë vendin opozitës jashtë parlamentit për të drejtuar vendin.
Ai mendon se veç opozita mund ta çojë vendin në BE.
“I vetmi hap që kryeministri duhet të mendojë sot dhe pa humbur asnjë minutë është dorëheqja e tij dhe hapja rrugë e normalizimit të klimës politike në Shqipëri dhe zgjedhjeve te parakohshme .
Pluralizimi politik dhe demokracia janë gurët e themelit të familjes europiane.
Sot rrezikojmë këto dy arritje të jashtëzakonshme të shoqërisë shqiptare në emër të një pushteti të vjedhur nga krimi dhe autoritarizmi”, thotë Idrizi.
Deklaratë për media e PDIU
Dje Këshilli Europian vendosi zyrtarisht moshapjen e negociatave me Shqipërinë.
Shqiptarët kanë që nga viti 2014 kur Shqipëria mori statusin e vendit kandidat që shpresojnë hapjen e negociatave me BE.
Pas tre vitesh përgjatë të cilave kryeministri përsëriste pa u lodhur se negociatat ishin hapur dhe Shqipëria kishte marrë dritën jeshile për në Europë, sot u shkrua e zezë mbi të bardhë që Shqipëria e kish të pamundur të vazhdonte në rrugën e saj të integrimit.
Lajmi është më shumë se i keq për vendin dhe nuk ka shqiptar që këtë JO të Brukselit nuk e konsideron si një lajm negativ për të dhe të ardhmen e tij..
Pas kësaj, çdo përrallë e lobuar dhe e bojatisur mirë për reforma të suksesshme bie.
Familja Europiane e ka të pamundur të pranojë një vend që eksporton vetëm krim të organizuar, drogë dhe emigrantë dhe siç theksoi Presidenti Macron sot jemi në vendin e dytë për azilkërkues.
Gjysëm milioni shqiptarë që ikin nga sytë këmbët janë treguesi më domethënës për gjendjen në vend.
Për gjithë situatën ku është katandisur vendi ka vetëm një përgjegjës, kryeministri Edi Rama dhe politikat e tij në mbrojtje të krimit, shkatërruesit të demokracisë funksionale dhe ekonomise, të cilat po detyrojnë shqiptarët të braktisin masivisht vendin dhe po i vënë Shqipërisë një vulë turpi të pamerituar në familjen Europiane.
Alibia e problemeve të brendshme të Europës është e paparanueshme.
Boll më me arrogancën qesharake të brekusheve dhe liderit rajonal bartës së ideve për Shengenin Ballkanik të Titos, e pa Kosoven, si alternativë për një vend si Shqipëria që e ka vuajur në gjithë historinë e vet mijëra – vjeçare, qenien fizikisht në Europë dhe poitikisht dhe administrativisht në perandoritë e Lindjes.
Ka tre vite që shqiptarët po gënjehen me zë dhe figurë nga vetë kryeministri i tyre çdo tetor kur hap shishen e shampanjës për hapjen e negociatave.
Kemi një deklaratë me zë dhe figurë nga presidenti francez i cili jo vetëm nuk pranon dot emigracionin, drogën dhe krimin shqiptar por thekson se liberalizimi i vizave do duhej të ishte menduar, sepse nuk solli impaktin pozitiv që mendohej.
Pas kësaj deklarate çdo interpretim është i tepërt.
I vetmi hap që kryeministri duhet të mendojë sot dhe pa humbur asnjë minutë është dorëheqja e tij dhe hapja rrugë e normalizimit të klimës politike në Shqipëri dhe zgjedhjeve te parakohshme .
Pluralizimi politik dhe demokracia janë gurët e themelit të familjes europiane.
Sot rrezikojmë këto dy arritje të jashtëzakonshme të shoqërisë shqiptare në emër të një pushteti të vjedhur nga krimi dhe autoritarizmi.
Akoma gjalle je ti,o hajduuut ?!
Ha-ha-ha. Ky koqe kandari do te flasi me Makron dhe do ti mbushi mendjem qe Camet e kane vendin ne Evrope!
Hajde mos shqyej “bythen” me gishta pastaj.
Mire ” kali ” qe na ngordhi, po nuk na lene as “mizat” rehate.
Mero sinqerisht qe i boton deklarata te tilla? Apo e ke botuar duke qeshur e per t’u tallur?
Ore Shpetim nuk e dija qe qenke kaq i trashe. Te iki Rama dhe te vish ti. O zot çpo na degjojne veshet. Ti hajdut i doganave dhe i pabese. Qe te iki Rama duhet patjeter, po qe te vish ti, Monika, Nardi, Fatmiri, Agroni, Vangjeli, Dashi pastaj duhet patjeter revolucion. Ti sahanlepires dhe hajdut, nje cope injoranti, a po te meson Mesila qe flet duke shtregu buzet. Ajo po eshte shume e mençme e di vete ajo …. Pastaj Europa te na hedhi ne kosh. Neshtroju SPAK ut dhe Vetingut Shpetim. E di mire ti se cke bere per te qene ku je sot.
Po te behen bashke çemerit me greket …. bejne dy metra tel me gjemba….
Ore a ke fol me Lulin? Se ai nuk do zgjedhje po do pazar!
Ik e sqarohu njehere me te, pastaj rruges beji te fala dhe dules!