Letër nga një europian i frustruar

19 Tetor 2019, 08:29Politika TEMA

Nga Sokol Balla

E fus këtë letër në një shishe dhe po e hedh në detin Adriatik. Eshtë kufiri ynë detar me Europën por ska asnjë pengesë dhe kjo shishe me gjasë do ecë larg përmes Mesdheut. Më pas nga rryma e ngrohtë që del jashtë në Atlantik nga Gjilbraltari, ndoshta rrëmbehet nga turbullira e rrymave të Golfstrimit dhe shkon në gjirin e Biskajës, e prej andej ndoshta ndalon o në brigjet e Bretanjës, o në portin e Roterdamit, o ndoshta më larg e i kalon afër Hamburgut e më pas ndalon në Kopenhagen. Në të gjitha këto vende sot ka shqiptarë, nga ata udhëtarët e pasigurt të Tranzicionit, që lanë pas një vend pa shpresë, për tu ngulur e ngritur kasollet e tyre të vockla në brigjet e pasura europiane. Shumë prej tyre sot janë më mirë sesa ishin dje. Dikush jeton me djersën e ballit, dikush në qeli, si pjesë e atij 0.4 perqindshit të famshëm kriminal që na thonë se kemi në Holandë.

Por këtë shishe mund ta marrë edhe ndonjë spanjoll, francez, gjerman, danez apo holandez fluturues. Ata duhet ta kuptojnë se sot humbën një aleat të vogël. Më saktë është akti i fundit i një dashurie të refuzuar prej shekujsh nga një kontinent që i duket se Ballkanin nuk e ka pjesë të tijën, porse i është ngjitur atij si një çamcakëz bezdisës në çizme dhe që mezi pret ta heqë. Dhe për ta bërë këtë, ka shkaktuar luftra. Tani kur fjala luftë është më e rrezikshme sesa 100 vjet më parë, vëllëzerit tanë europianë që s’na duan, zgjodhën të na luftojnë me armën më moderne të kohës: Gënjeshtrën.

Sepse duhet t’i qëndrojmë të vërtetës në sy: Për ne shumicën e shqiptarëve, Europa është ajo ku ikim e udhëtojmë pa viza. Ca për pushime, ca për biznes, ca nga halli e varfëria, e ca të tjerë sigurisht për të abuzuar. Me një fjalë si gjithë të tjerët. Si Italianët drejt Amerikës, si Grekët drejt Anglisë, si Turqit drejt Gjermanisë, si Kosovarët dikur drejt Zvicrës. Për ne integrimi europian duket vetëm kaq, por sigurisht nuk është. Eshtë edhe para, investime, qindra miliona euro për Bujqësinë, Infrastrukturën, Demokracinë. Por këto i dinë më shumë politikanët. Ne dimë që e kemi vendin në Europë. Kush ka dyshim, të shohë Ermonela Jahon, Saimir Pirgun, Rame Lahajn, Granit Xhakën e gjithë plejadën dje dhe sot të artistëvë, sportistëve, e më pak shkencëtarëve, që çanë me mbiemrat e tyre paganë e shqiptarë, me emra zogjsh, pemësh, lulesh e malesh, të barabartë, në mos më të mirë se europianët “doc”. Vjet dy eventet më të mëdha sportive të botës, u hapën nga artistë shqiptarë, Dua Lipa finalen e Champions dhe Era Istrefi finalen e Botërorit. Ndoshta vëllezërit tanë mohues nuk e dinë, por të gjithë këta janë shqiptarë.

E megjithatë ka dhe një të vërtetë të madhe për arsyen e suksesit të shumicës absolute të këtyre yjeve botërore të parametrave të Rita Orës, Bebe Rexhës, Shkodran Mustafit apo Ermal Metës: Shumica e tyre janë refugjatë ose kanë lindur nga familje emigrantësh e pas shumicës prej tyre fshihet një tragjedi. Familjare, personale apo kombëtare. Nëse nuk do të kishin ikur në Europë, shumë prej tyre ndoshta nuk do t’ia kishin dalë. Vijnë nga një komb i copëtuar, i torturuar, i keqtrajtuar, i vendosur gjithmonë në Ligën B të krenarisë së kombeve dhe talentet e kushedisesa Duave, Ermalëve e Muradëve vdiqën në kampe lufte, përqëndrimi, ose në miret e betonta të pallateve të ndyra shqiptare të komunizmit. Shiftari, na quajnë serbët, po pak vetë e dinë se me këtë kanë parasysh karrocierët.

Ne, kombin e Kalorësit të Krishtërimit, Skënderbeut, prej shekujsh tentojnë të na mbysin, nëse jo asgjësojnë. Siç e bënë turqit 500 vjet dhe s’na lanë as të hapim një shkollë, as të kemi një kishë ku të shkruanim shqip. Siç e bënë grekët më vonë, kur tentuan të helenizojnë atë numër jo të vogël shqiptarësh të vjetër, por nuk mundën. Sot edhe kur hyn në Athinë, shkelqëjnë në shqip emrat e trevave arvanitase, ku plakat flasin akoma shqip. Plaka, si lagjia më e famshme e Athinës, aty ku gjendet Partenoni, origjina e Artit, Historisë e Demokracisë, pasuria botërore që bën të famshëm grekët e rinj, që sot as anglishten nuk e flasin aq mirë dhe që nuk e kuptojnë greqishten e vjetër që në sintaksën e saj ngjan me shumë me shqipen sesa me gjuhën që ata vetë flasin sot.

Por ne s’patëm dot shkolla dhe fakti që mbijetuam ishte pak për t’u konsideruar pjesë e familjes Europiane. Prandaj e deshëm dhe e duam Europën. Prandaj nxituam 30 vjet shpesh duke thyer kokën, por duke u ngritur sërish në këmbë e ecur para. E derisa kuptuam sot, se e ardhmja europiane ishte vërtet një horizont: një vijë e gjatë në infinit, që sa “sa më shumë i afrohesh, aq më shumë ajo largohet”. Fiks sic lexonim në librat e shkollës, kur ishim të vegjël në Gjeografi.

Por në vitin 2006 në Luksemburg, kur po prisnim nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociiimit, horizonti europian u shfaq në formën e trashë dhe rondokope të ministrit të jashtëm të Qipros, i cili u vonua të vinte 40 minuta, pasi mesa duket kishte edhe ca dilema të fundit para se të vinte firmën në një copë letër. Pastaj erdhi arrogant dhe i avashtë, vuri firmën si me bezdi e u largua edhe pa bërë foto. Përse? Ndoshta ai e dinte më mirë se të tjerët, se horizonti europian i Ballkanit dhe i shqiptarëe, o ishte larg, o duhet të vonohej me çdo kosto e mënyrë. Mënyra e tij për të “kontribuuar” ishin 40 minutat e vonesës. Po sa vonesa të tilla na janë bërë nga Europa ku deshëm aq shumë të futemi?

Shumë, dhe disa prej tyre janë tonat. Europa e pas Perdes së Hekurt na deshi shumë, por na deshi demokratikë. Ne i ofruam Berishën dhe referendumin për kushtetutën, që donte ta bënte atë mbret të pashpallur. Europa na donte të ndershëm, Por ne i dhuruam 26 majin e 1996. Europa na donte të paqtë, por ne i bëmë dhuratë vetes, dhunën dhe histerinë kolektive të 1997. Europa tentoi të na pajtonte, por ne vazhduam hasmërinë e gjakun, këtë herë brenda në parlament e para dyerve të partive si në 1998 dhe para dyerve të qeverisë si në 2011. Ne ngelëm adoleshentët e kontinentit, ndërsa Europa plakej e plakej, e ndërsa plakej, si një plakë gërnjare, edhe dhimbjen e eshtrave dhe vështirësinë e shurrës, do ta gjente tek çamçakëzi bezdisës në çizme: Ballkani dhe shqiptarët. Europa na donte të rrinim në shtëpi, e ndaj na shkeli syrin e qeshi, kur në 2015 e lamë atë dhe u kthyem e mbollëm cannabis.

E prapë e them por tani pyes veten: Përse na gënjyen? Përse thanë (e thonë akoma me atë lojën e pisët polic i mirë/polic i keq) se integrimi është e ardhmja jonë? Jo nuk është dhe të paktën për këtë t’i themi falemnderit Macron. Ai ishte i vetmi që nuk na gënjeu. Nuk na duan dhe tani duhet të fillojmë të mësohemi me këtë. Të fillojnë partitë politike me hipokrizirat e tyre programore integriste të parat. Tani që busullës tonë gjeopolitike do t’i mungojë kushedi sa kohë Veriu i saj magnetik, bëjnë mirë të orientohet aty ku duhet. Ndonjëherë gjërat i kemi para syve, por si lakmitarë të hallit që s’ngopin dot barkun e vuajtur nga uria shekullore, sado që te kenë tryezën plot sot, nuk arrijmë të shohim se në fakt ne kemi të njëjtin drejtim, por në vektor më të largët.

Aty ku ndoshta nuk na duan, por as na urrejnë, s’na e kanë lakminë por as edhe mërzinë, ku s’na shohin si emigrantë se të tillë janë vetë. Janë ata që prej 100 vjetësh, fillimisht na shpëtuan ne këtej kufirit të Morinës, nga asgjësimi ku donin të na fusnin nipat direktë të Bonapartit, e që dekada më vonë, shpëtuan edhe Kosovën. Dhe atëherë ju kujtohet? Ca gjeneralë francezë në NATO, ishin ata që dhanë informacionet “krahut tjetër”, për fluturimet e avionëve të Natos, mbi qiejt e Millosheviçit që aq shumë e donte Hanke, sa për këtë u “vlerësua” fiks 20 vjet më vonë me çmimin Nobel?

Mjaftojnë kaq pak shembuj për të kuptuar sesa gabim jemi sjellë ne me Europën. Një gabim që nuk e bënë vendet e ashtuquajtura të Vishegradit, që u bënë grup bashkë dhe iu imponuan asaj dje dhe sot kur i janë futur në gji. Por një gabim që nuk e bënë as vendet baltike, kueku me më shumë probleme se ne, me rusë në popullsi e me Moskën ushtarake te pragu i derës. Ata zgjodhën të futen në Nato e më pas në Europë, duke hyrë nga dera e Uashingtonit. Po. Andej nga duhet të kishim hyrë edhe ne. E vetmja derë që është hapur sa herë kemi pasur nevojë. E vetmja dorë që na është zgjatur kur zhyteshim në baltën e historisë, të shkelur, nëpërkëmbur, gjymtuar e plagosur. Ky vend që me pompozitet nga kostumet blu e gri të parlamentit jo rrallë quhej me hipokrizi si shteti i 52-të i Amerikës, kurrrë nuk i dha Amerikës vendin e saj të merituar, në investime, prona, përparësi absolute në ekonomi.

Përkundrazi, mezi i morrëm 3000 refugjatë lufte, kostot e të cilëve i paguajnë ata vetë dhe iu hodhëm në fyt të gjithë, kur na ofronin integrim, para dhe mbështetje, për të çmontuar ca epruveta të qelbura me kimikate lufte të Sirisë. Por nuk arritëm kurrë të çmontonim armën moderne të Europës plakë: gënjeshtrën. Se na gënjyen. Na gënjyen në 2013, kur na kërkuan tre ligje. Na gënjyen në 2014, e më pas në 2015. Na gënjyen ne 2016 kur na thanë se duhet reforma në Drejtësi, të cilën e bëmë me kosto të larta që i paguam edhe në 2019. Gënjyen Kosovën kur çfarë nuk i kërkuan për t’i dhënë një të drejtë që ata e kishin pasur dhe ushtruar dikur në Jugosllavi, lëvizjen e lirë. Por të paktën duhet të ngushëllohemi. Kësaj radhe pati edhe më keq. Gënjyen një vend të tërë, i grisën historinë e 30 vjetëve, i grisën flamurin, emrat e rrugëve, i hoqën sheshe e statuja, i deprimuan si komb “në emër të integrimit”, që nuk erdhi kurrë.

Sot të jesh shqiptar, apo më pak maqedonas për shumë europianë është një shprehje e thjeshtë që nesër do harrohet. Jemi thjesht simboli i fundit i supremacisë mikroborgjeze dhe aristokratike europiane, të mbetur akoma me nostalgjinë kolonialiste, që sheh një maroken, më pak të rrezikshëm se një shqiptar, një djalë Surinami më të talentuar sesa një vlonjat, dhe një vajzë nga Kongo belge (më falni, Zaire (uh më falni Democratic Republic of Kongo) më pak prostitutë se një hallexheshë nga Tirana.

Sot kemi Macron, më në fund zërin e vërtetë të Europës dhe jo supremacinë në zbehje të Merkel, që na e tha në sy se tashmë koncepti politik i të qenit europian, ka ndryshuar. Sot të qenit europian, nuk është më një ide e bukur, si në kohën kur ajo lindi. Tashmë është thjesht një nocion racist.

Sigurisht dielli do të lindë sërish nesër, dhe për fat tek ne dielli ka lindur gjithmonë. Dielli lind, andej nga perëndon.

Dhe perëndon larg, andej nga Amerika. Amerika e Nolit, Konicës e vëllezërve Qiriazi. Amerikani e Uillson, Clinton Bush e pse jo dhe Trump. Na duan apo iu duhemi kjo s’ka më asnjë rëndësi. Rëndësi ka që kjo nuk ndryshon. Siç nuk do ndryshojnë kurrë francezët, pavarësisht nëse quhen Sarkozy apo Macron. Ndryshojnë vetëm gratë e tyre.

Po ne, kemi dobësitë tona dhe s’na duhen edhe ato të francezëve. Sot, 30 vjet gati pas asaj nate të ftohtë dimri kur Perdja e Komunizmit në Tiranë u ça nga thirrjet “E Duam Shqipërinë si gjithë Europa, 26 vjet pas udhëtimit tim të parë jashtë shtetit që nuk ndryshoi shumë nga ai i fundit sa i përket pyetjeve “Ku, si, sa dhe pse” edhe 26 vjet më vonë, unë mendoj se shqiptarët duhet të fillojnë të reflektojnë dhe administrojnë me qetësi, frustrimin e tyre si unë sot, ndaj këtij refuzimi të ri dhe të vjetër të Bashkimit Europian. Ky është një realitet i ri. Ngushëllimi është se nuk jemi vetëm dhe se për fat, vendi i vërtetë i lirive dhe i barazisë, është akoma me ne dhe duket se do jetë për një kohë të gjatë.

Ndaj në fund të kësaj letre të futur në shishe e hedhur gjithë pezm e frustrim ujërave të Adriatikut, pak shprese (por le ta them, edhe më pak dëshirë kam) që kjo letër të lexohet nga ndonjë prej vëllezërve tanë europianë që nuk na deshën e nuk na kuptuan dot. Thjesht desha të them ca fjalë, në emër të shqiptarëve, europianëve të frustruar që enden në ujëra të turbullta e paqarta tashmë jo vetëm për fajet e tyre. Unë sot nuk e dua Shqipërinë si kjo Europë e verbët dhe e dobët. Ndoshta Macron ka të drejtë: Europa nuk është akoma gati për ne.

Kur të jetë, të na e thotë. Ne këtu jemi. Kushedi, ndoshta atëherë, edhe mund ta pranojmë.(Realstory.al)

69 komente në “Letër nga një europian i frustruar”

  1. demokrati says:

    Me ne fund edhe memecit i paska ardhur goja. A nuk ishte ky dhe Fevziu qe i mbushen sudiot televizione me sazangure e me gjtihfare mitomanesh per “armet kimike” te asadit qe do te benin gjemen ne parajsne ekologjike shqipatre duke i hequr nga duart rastin e paperseritshem per te deshmaur partneritet real me USA. U duk qarte qe pas demonstrtatave amerikane ishte njeriu i ruseve ne Tirane, ne unison me meten dhe antiamerikanin ne kryey te MPJ te Republikes se Shqiperise, me lubonjen dhe ish blokmenet qe ben edhe demostrate para amdasades amerikane dhe nen hunden e Fevziut kerkoi shpalljen person i padeshiruar te amasades amerikane. Hartimi patetik qe ka shkruar Balla eshte nje puhize qe nuk mund te pastoj hundet e shqiptareve nga era e kermes qe hapi ne emisionin e tij vetem nje dite me pare simboli i kapjes se shtetit, ajo qe refuzoi te prezantohej si zonja e pare e shtetit, bashkepunetoja ne vjedhjen e shtetit dhe te shpreses se shqipatreve, pasardhesja e tit vasilit ne krye te organizates terroriste lsi.

    1. Asd says:

      Shkrim prej “patrioti” por nuk thote te verteten. Trego pak kush i vjedh vilat.

      1. Marku says:

        Shume impresionues ky artikull I zotit Balla.
        Por doja ti shtoja ketij artikulli edhe faktin se tirana zyrtare e 30 viteve te fundit ka qene dhe mbetet kryeqyteti me antishqipetare I globit tokesore.
        Albanofobia e frances ka qene dhe mbetet historikisht nje fakt I pamohueshem por antishqipetarizmi I tiranes zyrtare ndodhe cdo dite perpara syve tane , duke filluar nga “minishengeni”
        I famshem, ndarja e kosoves, shkaterrimi I kapaciteteve ushtarake te ushtrise shqipetare , si dhe rrefuzimi i ngritjes se kapaciteteve te reja .

      2. shqiptari says:

        DAKORT ME TY ASD !

        PO UNE I KAM DY PYETJE PER PATRIOTIN :

        1. O PATRIOT, A E KE PYETUR NDONJEHERE VETEN SE KU PO E ÇON KETE VEND KUR FTON NE EKRANIN TEND MASKARENJTE DHE ATA QE PO IA BEJNE VARRIN ?

        2. E KE PYETUR NDONJEHERE VETEN SE NE Ç’BATAK OBSKURANTIZMI PO E ZHYSIN KETE POPULL GAZETARET KLIENTELISTE SHQIPTARE ?

        PROVOJENI NJE HERET’U JEPNI PERGJIGJE E VETEM NESE E SHIHNI SE NUK JU SKUQET FYTYRA PARA PASQYERES, HAJDE NA SHISNI PATRIOTIZEM !

        1. Bureto says:

          E,e mo [email protected]! Po kjo që thua ti, edhe pse shumë e drejtë, nuk mund të bëhet as nga Balla dhe as nga ndonjë moderator tjetër, sepse televizionet ku ata bëjnë atë që bëjnë, nuk janë të tyre. Ata janë të punësuar aty dhe jo rrallë herë mbas pronarëve de jure ka de facto edhe ndonjë politikan të pushtetshëm. Ndoshta, në këtë kuadër, ndonjë përjashtim bën Report TV, që duket si disi më i pavarur. Ideja juaj mund të kishte hapësirë apo sens, nëse këta gazetarë, që janë në garë me njëri-tjetrin se kush t’u krijojë sa më shumë audiencë pronarëve, të pranonin të jetonin modestisht si shumica e intelektualëve shqiptarë si inxhinierë, mjekë, arsimtarë, agronomë etj, pa përjashtuar masën e gjerë të popullit të thjeshtë. Ja këtë ata nuk mund ta bëjnë dot. U ke kërkuar shumë. Po nuk janë vetëm paratë. Është e kuptueshme që, në tërë këtë, sigurisht që bën pjesë dhe integriteti i gjithsecilit. Por s’kemi ç’i bëjmë, ky është realiteti.

  2. Marjan Ppjetraj says:

    Te lumte dora!

  3. Arjan says:

    Meriton te te therrasim Mr. Balla. Nje shkrim rrenqethes, qe pasqyron frustrimin dhe mosbesimin e atyre shqiptareve qe kane ender qe vendit te tyre tu jepet hisja qe i takon. Sinqerisht, me mire Macron te kishte thene shqeto,-nuk ju duam,- se sa te nxirrte argumenta aq te varfera azilantesh. Ky diskutim eshte pa fund Mr. Balla, por inqerisht, Franca u soll njesoj si para 100 vjetesh me ne. Nese ne do kishim dhe 100,000 km2 qe na i rrembyen me ndihmen e Frances, sot do flitej ndryshe. E vetmja rruge eshte qe ne te mbetemi po kaq proamerikane dhe progjermane sa jemi se eshte i vetmi vend, qe pavaresisht nga fytyrat e presidenteve apo kancelareve qe nderrohen, na shikojne ne sy dhe na duan te miren. Do jete fati yne nese USA ngulet ne Shqiperi ashtu si ka ndermend, duke i dhene pavaresine Kosoves, duke ngritur nje nga bazat me te fuqishme ne Kucove apo duke investuar me shume miliona per reformen ne drejtesi. Edhe kapitaleve gjermane duhet tu hapim deren pa asnje kusht, me gjithe lehtesirat qe meritojne. Atehere ndoshta Franca per interesa gjeopolitike mund te na doje nga halli, por nuk besoj se do ja kemi nevojen. Atehere Franca do vazhdoje te kete Algjerine se me ata jane mesuar.

  4. tepelenasi says:

    Nje BRAVO e merituar. Aq sa, nuk ka nevoje te shkruaje, te flas e te “analizoje” aq me keq si ndonje…Bushatlli. Sokoli la shkruar, la fole ne emrin e te gjithe, edhe ne emrin tim…prandaj e falnderoj. Duhet ta falnderojme e pershendesim se ke shkruar e fole me zemer e me shqetesim ATDHETAR.

  5. Ton says:

    Pp ne cbeme o Balla…me arrestuam per korrupsion galopant….ai Qiprioti rondokop we thua ti ka nje shpi 70 m katror…..ndersa politiqenerit tane sdihet sa vila kane…..dhe ti qe u sherben…..sna kane asnje faj….pike

  6. Virusi says:

    Ka shume realizem ne kete shkrim, cka kerkon reflektim dhe me shume vetbesim. Por dhe nje mesim; qe endrrat dhe shpresat tona te mos kushtezohen me shume nga te tjeret sesa nga vetja. Premtimi evropian na ka futur ne nje piste ku dikush vrapon per njehsim, dikush per viza e dikush per anetaresim. Po garojme me njeri tjetrin duke harruar se kemi shume gjera per te rregulluar mes veti.

  7. Niazi says:

    Analize brilante Sokol! Kjo eshte Franca ,kjo eshte Europa por kjo eshte dhe Amerika , engjelli yne mbrojtes ! Nuk ka pse te kemi iluzione , dhe per shume kohe do mbetemi keshtu si jemi derisa Gjermania te rrembeje te rinjte tane se vete po plaken , derisa Makron te martohet perseri ndonjehere , derisa hollandezet te behen dru nga droga ….!

    1. Sunitet nuk bejne shtet says:

      Ik futi nje te falur ne xhami o Niaz po lere Francen dhe Hollanden o Sunit i semure

  8. Adi says:

    O Kol katunari. Te besh dy tatuazhe nuk te ben europian dhe e tregon nga niveli ulet qe ke shkruar kete leter dhe nga sa pak e kupton ti Europen. Problemi yne ka qene dhe eshte qe jemi perpjek me u fut ne BE nga dritarja dhe jo nga dera se katunaret si puna jote ashtu jane mesuar. Ne kemi bere sikur plotesojme kushtet ata kane bere sikur na besojne. Makroni i dha fund ketij karnavali 20 vjecar dhe tha – O bejini punet persembari ose rrini aty ku jeni dhe perdornin ate “inteligjencen” e kufizuar prej fshatari qe te mashtoni njeritjetrin po jo ne. Fati yne tani eshte qe do degjojme perdite mashtrimet qe fajin e ka Franca dhe Europa dhe jo ata qe na qeverisin dhe grabisin perdite. Pjese e kesaj propagande kuptohet edhte dhe ky shkrimi yt pa bisht e pa koke ku ti pretendin se flet ne emer te shqiptareve dhe na tregon Ameriken si shpresen e Shqiperise. Po lerini budalleqet me Amerike pash Zotin! Shqiperia per ameriken vlen me pak se kurdet sot. Te pakten kurded i duhen se dine te luftojne dhe vdesin. E dini mire ti, ramuti, saliu, luli e tje se pa BE alternativa e Shqiperise nuk eshte amerika, alternativa eshte qe te behet province otomane sic ka qene, ku pashai lokal me enturazhin e tij te mashtruesve, bythlepiresve, qehajave, prostitutave medjatike (si fevzo, rudina, eni vasili ti) te forteve te lagjeve dhe mender biznesmeneve qe rrojne ne kurriz te taksapaguesve, do mbreterojne te lumtur mbi nje popull te hutuar, rraskapitur, te pergjysmuar e te topitur nga propaganda. Do jemi provinca me e humbur otomane. Sic kemi qene 500 vjet. Nese shqiptaret duan kete ashtu le te behemi. Ama duhet ta shohin te verten ne sy dhe mos vazhdojne te genjehen nga nje klase e ndyre politiko/ekonomiko/medjatike qe vjedh, keqeveris, ben sikur ploteson standarde nderkohe qe shqiptaret marrin dheun, propagandon pa pushim, e tje. Nje klase e ndyre derrash migjeniane e levantinesh koniciane (perfaqesues i denje ti me fefzon) qe pushimet i bene ne Europe po zemren e ka ne Stamboll

    1. Maverick says:

      Kurse ti trunin e paske çu me pushime te pidhi sat’om!
      Te me falesh per shperthimin por e meritove plotesisht.

      1. Adi says:

        Me ket argument me kape keq. Tipik prej europiani. Vec i gabim ke, se trunin e maj shpesh te pidhi motres tate. Me fal dhe ti per shprehjen po me derrin argumentet shkojn kot

    2. Cccp says:

      Ky Adi duhet te jete isemure nga trute…si mund ta fillosh komentin me Kol katunari…etj etj nuk ia vlen te shkruash me shume

    3. Asd says:

      Te lumte. Plotesisht dakort.

  9. Ermal says:

    Shkrimi i duhur sot!

    Dhe me vjen gjithnje e me shume keq /inat kur kujtoj cfare kemi humbur me refuzimin e cmontimit te armeve kimike; ne si gjithnje ja bejme vete gropen vetes. Ishte paaftesi skandaloze e qeverise per te menaxhuar helmin qe hodhi ne media saliu me halete e veta, si gjithmone ne dem te shqipetareve.

  10. Labi says:

    Nje shkrim medioker qe mund ta bente cdo Shqiptar qe e njeh europen nga kendi i shikimit te gazetarit Balla ose Lul Basha. Per te gjitha sa foli Makroni ishin vetem rrena dhe konsum i brendshem politik,por te nisemi pak nga vetja,a jemi ne per ne europe? Besoj qe jo,nuk duhet harruar se europa ka arritur atje ku rshte me pune,Gjermanet e ben shtetin duke ngrene patate mbas luftes 2 boterore po ne ku jemi? Mjafte te mendojme qe kemi 30 vjet qe durojme pordhet e Berishes, degjojme pellitjen e Mones,dhe jargavitjet e Ilir floririt, sa per europen kush e njeb historine e di mire se sa na do, tani ndoshta ka ardh koha te mendojme se cfare duhet te bejme kur Franca nuk na do,ndoshta do ishte me mire qe re kishim narreveshje si me gjermanine,qeveritaret te pakten te shtojne ritmin e punes,te mendojne per shtetin 1 ore ne dite se ndoshta ja gjejne zgjidhjen. Te filloje zbatimi ligjit si e kerkon europa,prokuroria e ka fare kollaj,te filloj nga vilat ne gjirin e lalzit e pallatet te tegu.

  11. Lenci says:

    Shkrimi eshte i porositur…nuk mund te shkruante ndryshe Sokol Balla i paguar shtrenjte nga Rama qe ne kohen kur punonte te Top Channel!
    Lexoni fjalen e djeshme te Rames dhe krahasoheni me kete shkrim!
    Nuk na e ka patur e nuk na e ka fajin Europa, kjo duhet kuptuar. Nuk shahet Macron e te tjere se po na vene ne dukje mangesite tona dhe po na ndeshkojne per to.
    Ky shkrim politikisht eshte i demshem. Nuk ishte vetem Franca qe kundershtoi per Shqiperine, por edhe Spanja, Danimarka dhe Hollanda, te cilat dolen hapur. Edhe Gjermania kishte shume rezerva.
    Mos genjejme veten: Trump, para Shqiperise, ka nevoje per aleatet perendimore dhe kurre nuk do sakrifikoje lidhjet me ta per haterin tone. Edhe ai e di se cfare po behet te ne.
    Edi Rama nuk mund te plotesoje detyrat qe i jane vene. Lidhjet e tij me boten e te forteve po i shohim cdo dite. I futi ne parlament e ne pushtetin vendor. U dha ekonomine dhe pasurite e vendit. Fjalet se keshtu ka bere edhe Saliu nuk kane vlere per Europen.

  12. Dritan says:

    Bravo Sokol.
    Le te mare shembull gjith gazetarija prej jush

  13. shtrigari vicidolas says:

    Meritonnje bravo te malla zoti Balla.Te lumte dora se ke prekur telat e zemres se cdo shqiptari te ndershem,perjashto ca felliqesira te tipit te atij Fuges,Bashes,Berishovicit e te ciftit presidencial e compani,te cilet gezohen per vendimin e Macron-ovicit e compani.

  14. Gjergj says:

    Dielli i be u shua Jo per shqiperine e shqiptaret por per qeverine antishqiptare,antidemokratike e antipopullore te ketij zotit Palla Kryeminister e Balla Mercenarit.Nje qeveri te tille Evropa e lexon Antievropiane per nga vlerat e dobia.Nuk refuzoi vec Franca por Danimarka e Hollanda.Mund te blesh Merkel pensionisten e eurokrater e korruptuar te komisionjt evropian por jo shpirtin e elites franceze e evropiane.Nje vend QE NUK KA BERE KURRE ZGJEDHJE TE LIRA E TE NDERSHME AS NE AFRIKE NUK MERITON TE INTEGROHET,BILE AQ I KORRUPTUAR SAQE ZOTI MUND TE VERE NE DYSHIM DHE EKZISTENCEN E TIJ.O SOKOL PO TI KISHIN IKUR MAKRONIT 20% e popullsise franceze apo 15 milione franceze a do te kishte kembe politikani ne france!!!!Sokol nese humbet privilegjet femijet dhe ish bashkeshortja juaj nuk eshte findi i botes.DO ISHA DAKORD ME TY VEC NESE KETU ISHTE BERE SHQIPERIA EVROPE DHE AS JA HIDHNIM SYTE DHE NE HARTE EVROPES.Po te citoj nje strofe nga Naim Frasheri :Mban unaze ne dore/zoteri,pa fare nevoje/ndersa shume te gjore/vdesne per buke goje!” Kete Shqiperi askush se do.Zoti na Ndihmofte e keta skiptaret minoritare qe sundojne shqiptaret prej me se 2000 vjet ti largojme nga drejtimi i vendit.Rama mark frrok e spiropal nuk i bejne dot presipn macron,napoleon e zhane d’ark!

  15. Sahit says:

    Ky po ky…….lepirsja

  16. pokeristi says:

    Z.Sokol !
    Te gjitha c’ke thene qendrojne.
    Por te mos harojme asnje sekonde!
    E keqja fillimisht gjithmone kerkohet tek vehtja.
    Ky duhet te jete mesimi i pare i te gjitha pesimeve tona historike.
    Gjithmone ka jete edhe ajo shprehja jone popullore:
    Me mire mut se sa i vogel.
    Forca promotore e te gjithave zhvillimeve eshte INTERESI.
    Duhet t’a pranojme edhe kete realitetit.

  17. luani says:

    Respekt per penen qe me siguri do ta kesh gjetur n.q.se nukia ke vjedhur te dhit Edi!Analize brilante ku edhe dyshimet lidhur me pikpamjet e tua ne debatet televizive mi hoqe ,duke me thene hapur e shkoqur qe mendoj si ty jam si ty dhe ndjehem po si ty i poshteruar nga kjo Europe qe ndrejtohet nga nje mbret i vogel qe mendon se ka ardhur koha qe monarkine ta riktheje perseri kete radhe jo me luftra por me politikeberese!Shume shpejt Europa do te zhgenjehet nga ky minimbret duke njohur me nga afer synimet e tij te erreta!Mos te harrojne qe ne Francen e soteme kane nisur grevat e pergjitheshme ne te tere sektore e ekonomise e perseri ai bene sikur nuk i shikon ,sikur nuk ia ndjen fare per ta mirpo ngaqe ka lindur tejet vone harron qe ky vend i revolucionit i ka prere koken mbretit ,ndonese ka bere nje gabim trashanik qesalltanetet e tij i la e sot i trashegojne Presidentet e saj si mbreter e shkuar mbreterve!Ndaj Sokol ,ku veçanerisht sot me kete analize te holle qe i ka te gjitha brenda ,ndjej nje respekt te madh per angazhimin Tuaj ne kete problem sa madhor edhe akut te nje kombi qe edhe kur tenton te ngre ,koken dikush nga mbrapa e godet ne befasi per te bere te mundur qe mos te tentoje ta rashtoje vehten krah shoqerive te emancipuara te Europes plake qe zanatin e saj kur nuk e harroi !Ndoshta edhe presidenti Francez nuk e ka kuptuar se ç’fare kerkojme se te hapesh negociata nuk eshte te pranohesh anetare e BE,por ai ka probleme me vehten e tij brenda ketij shteti pasi zgjedhjet lokale po vijne e siç duke bathet kerkush nuk do te votoje kandidatet e kesaj force qe ai drejton!Nga ethet e zena ai s’ka çi bene gomarit e i bie samarit a thua se gjerat do te ndryshojne!Ai po shkateron gjithçka qe eshte sociale ne kete vend,sistemi shkollor,spitalet,zjarfikesit,sistemin e hekurudhave,universitetet nen termin reforme por njekohesisht po pasuron edhe me shume milioneret qe sot fale perfaqesuesit te tyre po kthehen ne miliardere ku zoterojne e mbajne peng gjithçka!Se fundemi uroj qe kjo leter ti bjere ne dore ndokujt e tia ofroje duke ia lexuar Makronit se ndoshta mund ti vleje!

  18. G.Karagjozi says:

    Nuk eshte vetem Makron i “Vogel dhe kunder Shqiperise” Ka shume te tille. Ne vitin 1997 derri ne vitin 2012 kam punuar ne nje koncern ne Austri. Nga viti 2003 punoja ne nje Zyre me 2 Austriake. Njeri ishte koleg normal , tjetri ishte Nazist . Nazist vete dhe origjinen e Familjes te tille e kishte e mburej me origjinen etj. Ishte hapur kundra te huajve. Here pas here me luftonte mua pa shkak. I kundervihesha me llogjike. I thoja : C`far ke bere Ti me shume se une qe je Austriak? ( Nderkohe ne vitin 1997 edhe une e kisha Shtetesine Austriake.) Ke hedhur me shume shqelma se une ne barkun e nenes? Me shikonte i hutuar se nuk kuptonte llogjiken e pyetjes time. Pastaj vazhdoja: Une e kam merituar te qenit Austriak me djerse dhe sakrifica . C`far ke bere Ti, e vazhdoja: Une kam 2 here me shume shkolle se Ti prandaj rri urte. Terhiqej e pas 3-4 javesh grisej perseri ,si te kishte henen. Ishte i pa formuar ,i keq edukuar dhe Nazist i formuar ne Familje (Festonte msheftas Ditelindjen e Hitlerit). Nuk jane te gjithe keshtu. Kolegun tjeter e kisha te mire ,puntor e dashamires. Me qetesonte dhe me thoshte mos ja var Kurtit ,Ti e njeh ate. Te kthehem tek Shqiperia. Kemi luftuar ne kohen e Skenderbeut ,por 500 vjet te shkuara; pastaj kemi fjetur e servilosur 400 vjet. Kemi 100 vjet qe kerkojme te barazohemi me Europen e me Boten. Duhet kohe e aftesi qe te maresh pjesen qe te takon ne Familjen Europiane. Kjo kohe eshte duke ardhur e Shqipetaret do e kene koken lart e te barabarte e te respektuar…

    1. Ptuu njerez primitiv says:

      Hahahahahahaha jeni aq te semure per rilindjen e brekushes me atlete sa qe krijoni histori me Hans nazist Austriak hahahahahahaha o te semure partiak

  19. xhemal says:

    balla eshte shume vone.ne tere propoganden e tij shterpe ka trumbetuar mosbesimin,ndarjen e ka pare shqiperine bardhe e zi e tani ben patriotin.ky e shume gazetare te tjere jane gezuar ne refuzimin e frances si saliu,iliri,lulezimi,Nikolai,bledi,Nardi,fatmiri,shpetimi,arbenet politikane e profesore e tere lukunia qe 1e kane bere zhele shqiperine.mallkuar qofshin se shqiperia do rroje sic ka jetuar ne mijera vjet edhe pa francen,hollanden,danimarken. shqipetaret jane me europiane se tere kundershtaret e saj eshte.lipset te jemi te bashkuar per te treguar vlerat me te larta qe kemi

  20. Olimpia says:

    I nderuar Balla….mund ta neneshkruaj letren tende menjehere.Por per te kuptuar me shume dhe me mire goditjen pas shpine,mbase duhet te jemi me pragmatike.Vertet orientimi yne i perhereshem eshte perendimi i larget,dhe aleanca me SHBA qe mbrojten shtetin e cunguar te 1913…s dhe cliruan Shqiperine e ,,dyte,, Kosoven mbetet e padiskutueshme,megjithese Berisha,Meta dhe fantazmagorikja. Mona me adoleshentin e rrezikshem Basha po sulmojne ne menyre idiote…,,perendimin e larget dhe ,,ambasadoret,,sikur keta jane ne Shqiperi per te perfaqesuar familjet e tyre..Por ne boten e sotme kerkohet te jemi me te mencur dhe me te guximshem.Per interesat e zhvillimit ekonomike,sidomos atij industrial modern duhet te terheqim investimenti.Dhe praktikisht vendi qe mund te ndihmoje me shume,me shpejt,pa nderhyre ne punet e brendeshme eshte superfuqia tjeter ,Kina.Ka shume aresye qe kinezet mund te investojne ne Shqiperi.ATA Jane nje popull gjigand,me kulture mijra vjecare me nje lidership largpames qe brenda 40 viteve kryen transformimin me te shpejte ekonomik,shoqeror,shkencore dhe kulturor ne historine e njerezimit.Realisht ,mjafton te njohesh te kaluaren jo te larget dhe do te kuptosh se periudha 62….78…..ka qene periudha e zhvillimit me te shpejte ekonomik dhe shkencor e Shqiperise dhe e gjithe kjo fale ndihmes kineze,pavaresisht izolimit tone dhe varferise se tyre.Kinezet nuk harrojne dhe jam i bindur se edhe miqte tane amerikane nuk do te shqetesohen shume nga investimet kineze,kur ndermjet tyre ka nje bilanc shkembimesh dhe investimesh prej 800….900 miliardi dollare ne vit.
    Nderkohe investime dhe para duhet te kerkojme nga kushdo qe eshte i gateshem,pavaresisht nga vijne.Ne ne marredheniet ekonomike duhet te kopjojme Zvicren.Per kete duhet te ndertojme nje drejtesi te forte,nje polici perfekte,sistem bankar modern dhe taksa minimale.Duke pare qe ne BE praktikisht nuk do te pranohemi kurre, duhet te terheqim kerkesen dhe te synojme marredhenieve dypaleshe,sidomos me Gjermanine dhe Italine por edhe me shtete te tjera te interesuara..Gjithesesi themelore eshte qe te kuptojme se ota e sotme ka hapsira pa fund,nuk eshte me Europa dominuese e ekonomike,kultures,shkences.Kina,qe dikur kopjonte ,ka numurin e shpikjeve te certifikuara ne vita sa e gjithe bota sebashku.Pra mjafton te jemi pragmatike si portugezet,greket,serbet,maqedonasit,hungarezet,malezezet,mjafton vende afrikane…

  21. pjeter says:

    E ç’ te komentosh me? Vetem dua te pergezoj Gazetarin Sokol Balla ,qe me kete shkrim i ka dhene ze, ate ç’ ka mendon ne menyre absolute shumica e shqiptareve.Jetoj prej me shume se 20 vjet ne kete Europe, kurre nuk e kam ndier veten kaq te refuzuar si shqiptar sa sot.

    1. Cna gjeti says:

      Kthehu ne Shqiperi o Pjeter dhe jeto me propaganden e Edi brekushes Spiropallit Erjon Kones Lali pjerdhit Likes hajdutit Sali kriminelit etjjjj.Kthehu pra pse nuk kthehesh o pjeter

      1. pjeter says:

        Ha bravo,ma bere tete me dy.A pika bythes qe ke mbi supe ore.

  22. saliu nano meta rama luli cizmja dhe ushtaret says:

    Hahahahahahaha ky gomari ishte i sigurte qe shqiperise do i jepnin negociatat hahahahahahaha,kurre nuk do hyshe ne Europe me nje kryeminister palaco me brekushe dhe atlete.PS PD LSI jane kanceri i shqiperise

  23. ILIRET says:

    Mire Europa , zoti Balla, mbetet sic e ka quajtur Fishta, kurva e motit, po Amerika, ku eshte Amerika.
    – Eshte e vertete se USA nuk na ka lene dhe nuk do te na lejoje te vdesim, mirepo kaq. As Amerika nuk na ka shume seriozisht. Asnje investim serioz nuk kane bere. Ndihma amerikane ne keto 30 vjet ka qene vec ndihme teknike, ku paret kane shkuar perseri ne Amerike, nga specialistet amerikane qe vinin neper seminare e jepnin leksione, sikur ne te ishim njerez qe dilnim nga pylli dhe na shikonin nga mbrapa. Po bishtin ku e kane?
    SHBA duhet te investoje fuqishem ne Shqiperi me nje plan Mershall te ri, ose sic beri me Izraelin, qe nga shkretetire e ktheu ne kopesht te gjelbert qe eksporton ne te gjithe boten.
    Mirepo ne Izrael kishte interesa ekonomike e strategjike. Ne Shqiperi, nuk eshte as njera as tjetra. Pa ta afrojme pak Russine, atehere e shikon ti. Ose Kinen.
    Edhe Greqia, edhe Serbia kane terhequr fort Kinen ne investimet e tyre. Italia e ka Russine partnerin kryesor pas BE, qe per nga volumi i shkembimit te investimeve, ja kalon edhe atyre me SHBA.
    Ndersa ne jemi ngopur me ideologji dhe vazhdojme edhe sot e kesaj dite me ideologji. Jo ariu rus, jo po komunizmi kinez. Eshte ekonomia budalla….

    1. Un grabis ti grabit ne grabisim says:

      Ore gomar Italia ka ca te importoje ne Rusi eshte industria 2 ne Europe,ti ca do importosh brekushet e te semurit?

      1. ILIRET says:

        Domate o budalla me brire, nuk ngopet Russia me domate, sikur te gjithe fushen e Myzeqese ta mbulosh me plastmas. Dhe kastraveca si puna jote qe e grabitc dhe ta fusesh ne thyb…k

        1. Un grabis ti grabit ne grabisim says:

          Do dalim nga situata me domate i ta qifsha trurin

      2. Cccp says:

        Ky Adi duhet te jete isemure nga trute…si mund ta fillosh komentin me Kol katunari…etj etj nuk ia vlen te shkruash me shume

  24. Jam plotesisht dakort me çfare ke shkruar Sokol,te lumte ajo pene. Evrpa kurve ka qene dhe kurve plake do ngelet. Nje vend qe gjeografikisht eshte ne qender te evropes e trajton me keq se vendet afrikane dhe me nje racizem te papare. Franca ka qene historikisht antishqiptare dhe ne nuk duhet ta harrojme kte.

  25. Jam plotesisht dakort me çfare ke shkruar Sokol,te lumte ajo pene. Evropa kurve ka qene dhe kurve plake do ngelet. Nje vend qe gjeografikisht eshte ne qender te evropes e trajton me keq se vendet afrikane dhe me nje racizem te papare. Franca ka qene historikisht antishqiptare dhe ne nuk duhet ta harrojme kte.

  26. realisti says:

    Se Zoti Vete e tha me goje
    kombet shuhen permbi dhe
    por SHQIPERIA do te rroje.
    per te per te (duhet) luftojme ne.

  27. luani says:

    O Sokol , ju si gazetar kujtoja Makronit qe kur avjonet e N.A.T.O. s sulmonin objektet e serbise , avjonet francez goditnin autobuzet me kosovare dhe njoftimi i natos ishte se u goditen gabimisht ndersa pilotet francez i goditnin me qellim se jane rraciste kunder muslimaneve . Po ashtu thuaju edhe hollandezeve qe jeni shume rracista kunder muslimaneve sepse ne kohen kur N.A.T.O. ja ju kishte caktu ne Bosnje per te ruajt bosnjen nga ushtria e kasapit te Ballkanit Sllobodan Milosheviç , ushtaret dhe oficeret hollandez bashkepunuan me Milosheviçin dhe lejuan krimin makabre te vrasjes se 8000 muslimaneve boshnjak dhe asnje as atehere as sot nuk ka dhene kush llogori as Europa as Keshilli sigurimit . Ja keto shtete japin votat kunder vendit tone .

  28. LORA says:

    Soko,l perpara se te dergoje mesazhe ne shishe per ata qe kane shekuj qe nuk n’a llogarisin,,,a nuk do te ishte me e udhes te investigoje gjakprishurit politike ne Shqiperine tone,qe me parate e gjakut te shqiptareve sponzorizuan flligshtine e makronve??????

  29. nardi says:

    obobo ca patetiku
    e keqja eshte se si ky rrota mendojne shume veta

  30. dikush says:

    Analizë simpatike, por në thelb patetike. Mungon vetëm fjalia ” Po te ishte xhaxhi Veri ta shifnit ju eurpiane dhe ti Mikron(Makron)!! haha

  31. Toti says:

    Analizë simpatike, por në thelb patetike. Mungon rezymeja ” Po te ishte xhaxhi Veri, ta shifnit Ju europianë dhe ti Mikron, pardon Makron”

  32. Stalker says:

    Na hape barkun me xhakat, lipat, beberexhat…..shiko hajdutet qe kan kane 30 vjete qe po e rrjepin shqiperine, shiko gjukatesit shqiptar qe ju kerkojne seks te gjykuarave, shiko kryeministrin sharlatan si adoleshent i vonuar,, presidentin xhuxh, turpi i botes, shiko idjotet qe ngulin kembe si dhia dhe nuk shkojne ne parlament, apo qesharaket injorant qe krijojne gjoja ligje….ja kjo eshte shqiperia

    1. shqiptari says:

      HARROVE MONEN

  33. Kiu says:

    Gjykoj se kjo shishe lduhet te hapet, letra te analizohet e te ndertohen projekte orientimi e zhvillimi, pre atyre qe ne, si popull, i kemi besuar fatet e atdheut.
    Te lumte mendja

  34. Stafa says:

    Ku i gjeni keto barbarizma “i frustruar”?
    Mjere ata qe nuk dine shqip!! Por mjere edhe shqipja qe po bastardohet ne kete shkalle!!

  35. askushi says:

    U desh ky refuzim qe te dale edhe nje here ne siperfaqe llumi i pseudointelektualeve me hartime te shkolles fillore si te Keti Bazhdarit, Spartak Ngjeles dhe Sokol Balles. Sa keq qe francezet nuk dine shqip qe te emancipohen pak nga shqiptaret.
    U desh ky refuzim qe te dalin edhe nje here ne siperfaqe reagimet arrogante, superiore, shtazarake, raciste te shume shqiptareve. Shumica e komenteve jane te tilla. Refuzimit te Makron askush nuk i pergjigjet me terma politike ose diplomatike por me sulme personale si jerontofil dhe me sulme raciste per (!)francezet inferiore te shartuar me maroken dhe algjerian (dhe nga kush? nga shqiptaret qe qahen tere diten per racizem).
    Askush nuk i ben nje pyetje te thjeshte vetes. Eshte Shqiperia gati per ne BE? Eshte gati per ne BE nje vend qe akoma edhe sot nuk eshte ne gjendje te organizoje zgjedhje te lira, te qeta dhe te pranueshme? Nje vend mikroskopik qe per zgjedhje mblidhen gjithe vezhguesit e botes dhe prape rezultati asgje. Nje vend me nje sistem elektoral qe i pershtatet me mire rregjimeve autokratike.

  36. Koko says:

    Nuk na e ka fajin evropa qe ne kemi ngelur kafshe. Me bebe rexhen do me hy ne evrope. Ka standarte evropa nuk mund ti afrohesh tjetrit hajt se kam qef te rri me ty.

  37. LILOLABJA says:

    Sokol !
    Frustrimin duhej ta ruaje per ish liderin tend shpirteror ! “E duam Shqiperine si gjithe Europa” bertisje ti ,por ai lideri yt e ndali vrapin ne Arabine Saudite ne 1992 ,kur ishte president ,per te bere Shqiperine antare te OI . Nuk mbaj mend te kesh qene i frustruar ti dhe shume si ti ,perkundrazi e duartrokitet e glorifikuat qe edhe sot e kesaj dite qe shkruan kete leter me nder dhisni kur e shihni.
    Lideri jot zgjodhi per fat te keq tonin dhe te Kombit te rradhiteshim ne anen e lindjes dhe ja perfundimi .
    Ne kembet e Kaloresit te Krishterimit Sokol, bejne karshillek bythperpjetet , rast unik ne bote !
    Duhet te ishte tundur vendi, kur “fitorja ” e Bashes ” festohej duke bere kurban ne shkallet e Bashkise se Tiranes ,ku konfirmonte ne syte e gjithe botes,qe ne ishim antare te denje te Organizates Islamike .
    Ku eshte shpirti perendimor Sokol ?
    Do sdo ti dhe une bashke ,Europa ka identitet !
    Kur ne Shqiptaret te vendosim te kthehemi ne origjinen tone , te jemi me te vertete niprit e Skenderbeut dhe jo te dukemi si niperit e tij atehere dhe Europa do te na marre me serozisht .
    Kemi nje sfide me injorancen ne te dy krahet e kufirit ,qe ka shekuj qe na terheq zvarre ,po ja arritem do jemi dhe ne Europe kjo varet nga ne jo nga Europa .
    Konvertimi ne fene e origjines eshte i vetmi shpetim per Kombin ! Nqs duam te mos humbim dhe mikun e vetem qe na ka mbetur .
    FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA
    Wikipedia

  38. antiharresa says:

    Bravo z Balla per pasqyrimin e mendimeve te shumices derrmuese te shqiptareve sot . Aleati i vetem i Shqiperise eshte SHBA dhe askush tjeter .

  39. Njeriu says:

    Ky shkrim eshte qaraman, qe viktimizon veten dhe nuk i sherben shqiptareve perkundrazi eshte demoralizues.
    ….. Europa nuk eshte Franca….. dhe EU nuk eshte kunder nesh….
    MESONI O TE MJERE NGA SPARTAK NGJELA qe shkruan:
    Asnjë gjë nuk i bën më dot Franca Shqipërisë.
    Ajo ishte, në fakt, fuqia retrograde që i dha në vitin 1912 Serbisë dhe Greqisë mbi 80 mijë kilometra katrorë territor shqiptar.
    Asgjë nuk i bën dot më sot Shqipërisë. Shqipëria sot është aleatja më e madhe në Ballkan e Shteteve Bashkuara dhe Gjermanisë.
    Rruga e Shqipërisë sot është likuidimi i korrupsionit antikombëtar të lidershipëve politikë të të dy krahëve të politikës.Të tjerat janë pas dhe vijnë mbrapa.
    Rusia dhe Franca janë në dekadencë nga borxhet. Asgjë nuk i bëjnë dot Shqipërisë.
    Bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor do bashkim me skemë të plotë, dhe të dy shtetet shqiptarë, Shqipëria dhe Kosova, duhet të bashkohen sa më shpejt që të jetë e mundur, me ndihmën e madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
    Xhelozia e politikës francezë është aleanca primare dhe e fuqishme shqiptaro-amerikane. Ky është sekreti që fsheh i vogli Makron. Le të pëlcasë nga marazi! Shqipëria tani ka filluar reformimin real të historisë së saj në Ballkanin Perëndimor.
    Kjo është e vërteta.
    Asgjë nuk i bën dot nesër politika franceze të ardhmes historike të Shqipërisë natyrore në Ballkanin Perëndimor… dhe aleancës së fuqishme shqiptaro-amerikane.
    Le të veprojë si të dojë i vogli Makron…

  40. Atdheu says:

    Te lumte mendja dhe dora z.Balla.

  41. beni says:

    Jeni me shum pro amerikane se sa europiane!
    Europe’s e Beni kurve e nxirni mllefet e orientit mundet fqinjve Tane te krishtere qe asnjëher nuk u kanë len ne hapte si Greqia,Italia apo edhe Serbia ku pdf me shum se 100vjet e mbajti Kosove me ekonomi e te mira materiale,pavarsisht pro amerikanizimit e interesat e Amerikës jan ne kundershtimit me ato europiane!

    Jo kunder krishterimit e kultures europiane por drejt integrimit si pjesë e interesave te kontinentit tonë Europe’s qe sulmohet me marifet nga USA si konkurente e drejpërdrejt te ekonomis europiane!
    Shqipëria eshte nje nga fytyrat me te felliqte te historis kunder Europe’s e pro amerikanizimit e interesat e saj kunder Europe’s e russis!

  42. Klorea says:

    Bravo Koli !!
    Dicka doja te theksoja:
    Naften Europes !!!
    T’i propozojme vete ne, shqiptaret, Amerike te na pranojne si koloni te tyre !
    Ndoshta na pranon dhe… o Europe te kam dhjere
    Nuk me deshe asnjehere !
    Do te jemi shume me mire !!

  43. Sit back and relaks■●and8e▪%^* says:

    Masturbimi eshte ilaci me i mire kunder frustrimit, Koli.

  44. Haka Tekizoti says:

    Njē “Të lumtë” e madhe! Një formulim i mrekullueshëm edhe i mendimeve të mia që e urrej të lutem. Më mirë të punoj vetë për përmbushjen e synimeve të mia dhe le të dështoj disa herë sa t’ia dal, se sa të varem nga tekat e tjetrit. Dështimet mund ta zgjasin ca kohën për te objektivi, por duke u bërë të paharrueshme ato janë një shkollë, që ndihmon të fitosh kohë për synimet e tjera. U bëmë turpi i botës duke u lutur e plotësuar gjithfarë tekash të Europës, madje edhe nga ato që ceojnë dinjitetin dhe prekin në thelb shenjtërinë e familjes. Kurrë nos ia pafshim sytë Evropës së Makronëve!

  45. Haka Tekizoti says:

    Njē “Të lumtë” e madhe! Një formulim i mrekullueshëm edhe i mendimeve të mia që e urrej të lutem. Më mirë të punoj vetë për përmbushjen e synimeve të mia dhe le të dështoj disa herë sa t’ia dal, se sa të varem nga tekat e tjetrit. Dështimet mund ta zgjasin ca kohën për te objektivi, por duke u bërë të paharrueshme ato janë një shkollë, që ndihmon të fitosh kohë për synimet e tjera. U bëmë turpi i botës duke u lutur e plotësuar gjithfarë tekash të Europës, madje edhe nga ato që ceojnë dinjitetin dhe prekin në thelb shenjtërinë e familjes. Kurrë nos ia pafshim sytë Evropës së Makronëve! Por gjithë kjo lëpirhahe që i bëhet Evropës është vepër e halabakëve tanë të politikës, të cilët anis të kenë objektiv kryesor zhvillimin ekonomik të vendit na kanë servirur mender integrimin, duke i ngritur edhe miletit mendjen fë rrinë me sy andej, sikur sapo të hyjmë në Evropë do hajë qeni petulla nga ato që bien vetvetiu nga qielli. Dhe t’i shikosh si hahen pse s’u mbajt premtimi i integrimit, edhe më se qentë, sikur po të ishte pala tjetër do ndodhte mrekullia.g

  46. Mendimi jo profesionist says:

    Z.Balla nga ky shkrim kuptoj te “verteten” qe fajin e ka vetem Europa dhe ne jemi qelibar.Nuk dua te them se ka shqiptar qe merren me veprime keqberese,qe trafikojnedroge,femra arme e te tjera se te tilla ka ne cdo vend te botes ku ne duam te integrohemi.Po ta them me nje anektod te dgjuar para 28-vitesh.Shqiperia trokiste ne deren e Europes per t’u bere pjese e saj.Ne nje moment ata hapen deren dhe thane se do te na merrnin me vete.Ne kete moment Shqiptari tha: “E dini qe ne jemi 45-vjet majtas,”Pergjigja e tyre:Prisni 45-vjet te vini ne qender,pastaj te bashkoheni me ne”Realiteti yne ne luften per te grabitur Shqiperine nga kjo klase politike qe kemi nuk po na con dot ne “Qender”.Po nuk vajtem ne qender,Ku “LIGJI” te jete rruga jone ,EUROPA nuk ka perse te na bej pjese te saj.

  47. Nik says:

    Z. Balla, me sa dime vetem Franca dhe nja dy vende te tjera ishin kunder. Si ka mundesi qe shkrimi juaj flet per Europen ne pergjithesi, fajtore ne kete rast dhe mburr Makrronin!

  48. Malo Kanina says:

    Ore vëllezër, jini më të qetë kur gjykoni! Gjithkush nga ne, kur pret ti vijë një mik në shtëpi, shqetsohet dhe bënë përgatitjet e duhura për ta pritur. Tani europianët, duke deklaruar se akoma nuk janë gati për t’na pritur, ne përse nuk duhet ti mirkuptojmë dhe tu japim kohën e nevjshme? Shqipëria ka mijra vjet që jeton dhe do të jetoj po kaq e në mos më tepër, në këtë cep të botës që i ka dhuruar Zoti. Për detyrë kemi ta lulëzojmë dhe zbukurojmë vëndin tonë. Asgjë nuk ndryshon nëse jemi apo nuk jemi në europë virtualisht, kur praktikisht ne jemi pjesë e saj. Politikant tanë duhet të heqin dorë nga synime abstrakte, qesharake, të gënjeshtra si për ata vetë, por sidomos për popullin, si ai që na u tha për gati pesëdhjet vjet, se do shkonim në socializëm, e po ashtu kemi tridhjetë vjet që e kemi zëvëndsuar me synimin se do shkojmë në europë. Shko ku të duash me trup, o shqiptar, por me mëndje dhe zëmër këtu do të mbetesh, nuk ke ku shkon, tek ky truall ke për të jetuar edhe në ëndërra.

  49. Mjedis says:

    Epo kur flet dhe ti per sintaksen e greqishtes se vjeter kur nuk je ne gjendje te respektosh as ate te shqipes moderne. As rasat e emrave te perveçem dhe as trajtat e shkurtra nuk di te shkruash.
    Dhe me e rendesishmja: po sa i prapambetur je more! Akoma me shishet ne det. Nuk ta cik truri hiç ndotjen e detit nga plastika apo qelqi. Ke shpikur shishet e degradueshme ri?
    E fundit: pretendon t’u japesh mend evropianeve ti qe flet si nje relike e shekullit te shkuar. Qe nuk njeh as brigjet dhe detet e vendit tend. Qe s’ka nga t ia dije i ngrati si e qysh levizin rrymat e ujit ne Adriatik. Ajo shishja qe ti do hidhje ne det do merrte rrugen drejt Veriut dhe do perfundonte ne Mal te Zi a Kroaci me se shumti. Por ka me shume mundesi qe duke ditur mesazhin tend allasoj te beje harakiri e te fundoset nga turpi qe pati kontakt me nhe injorant si ti.
    Kam shkruar me gabi e po e kam nga nxitimi se injorante si puna jote po e shkaterrojne ate vend

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. 美 少女 ラブドール

    ラブドール 新しいDH168ラピスラズリとEVOスケルトン巨大なおっぱいSexDollはアメリカを愛しています…MahtekPlantsのビデオ訪問2016ハッピー魅力的なゲームカレッジガール

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje