Vuçiç i shqetësuar për një konflikt të mundshëm në rajon: Të gjithë po armatosen, edhe shqiptarët. Janë bërë shumë nervozë

20 Tetor 2019, 13:10Rajoni TEMA

Jam i shqetësuar për shkak të përshkallëzimit të mundshëm të konfliktit në rajon, por po punojmë që të mos vijë deri tek kjo.

Kështu është shprehur presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, në televizionin serb “Prva”.

Ai tha po ashtu se Serbia duhet të armatoset sepse “këtë po e bëjnë të gjitha vendet përreth nesh”.

“Jam gjithmonë i shqetësuar dhe po bëjmë gjithçka që të mos vijë deri tek destabilizimi në rajon. Edhe kjo iniciativa e Novisadit me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut për ne është shumë e rëndësishme, sepse kjo është iniciativë edhe paqësore edhe politike, por edhe ekonomikisht e rëndësishme për ne”, ka thënë Vuçiçi, transmeton Koha.net.

Thotë se po armatosen Bullgaria, Rumania, Hungaria, Kroacia dhe vendet tjera më të vogla brenda mundësive që kanë.

“Shohim se kush po i armatosë shqiptarët në Kosovë e Metohi dhe çfarë helikopterësh po tregton Mali i Zi… krejt këto po i monitorojmë”, tha Vuçiçi.

Shton se Serbia nuk mund të shtyhet me Rumaninë për sa i përket parasë për armatosje “e as të blejmë sistemet që ata i blejnë, por mund të jemi me shtetet si Bullgaria e Hungaria”.

“Duhet të mendoni për radarët – për luftën elektronike dhe bllokimin, tani e tërë kjo zhvillohet në tjetër nivel. Përse po armatosen të gjithë në botë – s’ka më një polic në botë, dhe ka shumë lojtarë”, shtoi presidenti serb, ndërsa tha se “më mirë është të jesh një godzillë sesa një bambi”.

Ka thënë se më parë ka qenë një godzillë, ndërsa tani janë disa në pjesë të ndryshme të botës dhe janë para SHBA-së, Kinës e Rusisë, e ato janë India, Turqia, shtetet afrikane, Japonia, Indokina…

“Të gjithë brengosen për veten e tyre dhe e dinë se më nuk ka unitet, siç kishte në kohën kur 19 shtete sulmuan Serbinë dhe të gjithë shohin tani si të mbrohen. Nuk guxojmë të jemi të dobët. Nuk guxojmë të jemi bambi”, tha Vuçiçi.

Presidenti serb tha se vendi i tij ia ka dalë që ta kthejë çështjen e Kosovës tek dyert e mëdha kur kjo çështje për shumë ka qenë pothuajse e përfunduar.

Vuçiçi tha se e ka kuptuar se cila është ideja amerikane dhe cila ajo evropiane për Kosovën, dhe se nuk është i lumtur me to.

“Nuk jam i lumtur me rezultatin siç e shohin amerikanët, nuk do ta komentoja atë”, ka thënë Vuçiçi.

“Por, ia kemi dalë ta kthejmë Kosovën tek dyert e mëdha, kur kjo çështje për shumëkënd ka qenë e përfunduar”, tha ai.

“Njerëzit më lehtë e kanë të thënë ‘jemi kundër ndarjes apo demarkacionit’, por kush na ka ofruar këtë neve? Askush asnjëherë nuk na ka ofruar demarkacion, fatkeqësisht, sepse për ta Kosova është e tërë, e pavarur dhe pikë”, tha presidenti serb.

Sipas tij, Serbia duhet të punojë në mbrojtje të popullit të vet, në sigurinë e tyre, në gjendjen e tyre ekonomike, në shëndetësi, arsimim, pensione, “t’i ndihmojmë kur na vendosin sanksione, embargo në mallra”.

“Ndërsa për njerëzit që u thonë se Gjakova ‘është vend i lasht serb’, dërgojini ata atje. Tijaniçi ka thënë se ‘Kosova është fjala më e shtrenjtë serbe’, por askush s’po dëshiron të jetojë atje”, tha Vuçiçi.

Tutje, Vuçiçi foli edhe për liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, partia e të cilit doli fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit.

Ai tha se deklaratën e Kurtit, se do të zgjidh problemin më të madh të Kosovës – praninë e Serbisë në veri – e konsideron si kërcënim të hapur, por ka porositur se askush, e as Kurti, nuk do të mund t’i kërcënojë serbët.

“Nuk dua të përgjigjem me fjalor ofendues. Mundem vetëm të them se nuk do t’i kërcënojnë serbët”, tha ai, transmeton Koha.net.

Thotë se shqiptarët janë shumë nervozë, sepse nuk po u shkon siç kanë planifikuar.

Ata, thotë ai, po bëjnë atë që ne e kemi bërë në kohën para përfundimit të periudhës socialiste, nga viti 1987 deri më 1995, kur kishim “shqiptarë të ndershëm”, dhe s’e kuptonim se shumica dërmuese shqiptare ishin kundër.

“Ata sot gjejnë Rada Trajkoviçin e Rashiçin, ata që kanë dy për qind mbështetje të serbëve. Për dallim nga ne në të kaluarën, kur ka ekzistuar sistemi njëpartiak, ata sot mund të shohin saktësisht se çfarë mbështetje kanë. E keni kuptuar se nuk kanë një për qind mbështetje, por dëshironi të punoni me ta, por s’doni me ata që vërtet përfaqësojnë popullin serb. Nuk jam i lumtur për këtë, por gëzohem që bëni gabime sikur ne”, shtoi Vuçiçi.

Duke folur për helmimin e dyshuar të zyrtarëve të KQZ-së me zarfet me votat e ardhura nga Serbia, ai tha se s’ka asgjë të vërtetë aty, por shtoi se “shqiptarët janë prekur nga dy infeksione”.

“Njëra është që Lista Serbe ka marrë numër aq të madh të votave në Kosovë e Metohi, kjo ka vepruar në mënyrë shumë infektuese tek ta. Ndërsa infeksioni i dytë ka të bëjë me llogaritjet e tyre nëse do ta fusin edhe partinë e Pacollit”, tha Vuçiçi.

Tutje, ai tha se qytetarët serbë nuk janë të gatshëm të dëgjojnë të vërtetën, sepse kanë veshë të butë, dhe parapëlqejnë të dëgjojnë përralla, po shtoi se “unë nuk do ta gënjej popullin”, duke iu referuar deklarimeve të tija për “gjendjen reale në Kosovë”.

12 komente në “Vuçiç i shqetësuar për një konflikt të mundshëm në rajon: Të gjithë po armatosen, edhe shqiptarët. Janë bërë shumë nervozë”

  1. Detari says:

    hahaha, albanistani s’ka ushtri o vucic pse tall ka in?

    1. El Topo says:

      Gazete gelbazash, komenton kush te doje si ty.

      Te qift Albania motren sic kemi bere e shekuj me faren tende.

      Edhe ushtri te kishte Shqiperia perseri do shpikje ndonje tjeter akuze.

      1. Raimond vlonjati says:

        Vucic esht politikani me halabak ne rajon
        Ky gjithmone flet me gjuhen e luftes , sikur eshte ndonje shtet i madh si Turqia ,
        Ky eshte nje shtet muti , te cilit i duhet thyer hunda

        Ben shum gabim Rama qe i jep shoqeri ketij politikani sharlatan
        Por ta abandonoje dhe te filloje ta diskretitoje Serbine ne arenen Europiane

    2. undefined says:

      Provojeni o kurde-jevgjite te Athines dhe do ta shikoni…..po nuk ju veshem me tanga me jeq se cju ka veshur Erdogani….hahahahhaha o motrat e Gadishullit…

  2. Kim été says:

    I kemi kërkuar SHBA – s që ti bëjë një aksident ajror Presidentit Sërb.

  3. Vucic mos u tremb nga shqiptaret se i ka ber saliu me ramen qe me par vrasin njeri tjetrin se sa te vrasin armikun kushdo qe te jete.
    Shpellaret me pare bashkohen me serbin per te sjell saliun ne pushtet se sa me shoshoqin

  4. NjeQytetarOptimist says:

    Vucic.. Mos na ca shume derrasat me fantazma e gogolra qe sheh gjithandej..

    1. vang says:

      ORE LLAFE KOTI VUCIC.KU I KANE ARMET SHQIPTARET? PER ATE pune u kujdes Saliu qe te luftonim kot me njeri tjetrin.Nje pjese te madhe i coi ne Ruande,fisit agresiv,dhe gjithe shtetet afrikane nuk duan ta njohin KOSOVEN.Me ca arme te tjera qe mbeten bene tregti me pakice,ata qe ishin me trima kur u hapen depot nga Saliu.Ah te vrafte zoti Sali cfare u ke bere shqiptareve ti ,Milloshevici e tani llapin Vucic e Dacic.

  5. Marku says:

    Tirana zyrtare ka qene dhe mbetet kryeqyteti me antishqipetare I globit tokesore.
    Ne 30 vitet e fundit politikat antishqipetare te tiranes zyrtare e kane carmatosur me qellim kombin dhe ushtrine shqipetare . Te gjitha shtetet fqinje armatosen dita dites ndersa shteti dhe politikanet shqipetare krenohen me carmatosjen totale.
    Vetem ne nje periudhe kohore 6 mujore UCKja ishte ne gjendje qe me ndihmat e diaspores te arrinte kapacitete ushtarake me te fuqishme se sa ushtria e sotme e shtetit 106 vjecare shqipetare . Dordolecet e tiranes zyrtare skane as vullnetin e as guximin qe se pakti ta enderrojne nje ushtri te fuqishme shqipetare , ne te njejten kohe kur miqte tane kroate me vullnetin dhe guximin e tyre e kane bere rrealitet kete enderr. Edhe vete udheheqesit e dikasterit te mbrojtjes se republikes se shqiperise duken qesharake te pa denje dhe jo serioz per nje sektor aq strategjik . Kroacia trime I ka rritur kapacitetet e veta me nje kosto shume te ulet kundrejte taksapaguesve te vete . Keta Tironasit tone as me shume e as me pak te mos bejne asgje tjeter por te kopjojne ate cfare ka bere Kroacia.

  6. Dymi says:

    “Por, ia kemi dalë ta kthejmë Kosovën tek dyert e mëdha, kur kjo çështje për shumëkënd ka qenë e përfunduar”, Këto janë fjalë të Vuçiçit. Pyetja: – Tek cilat dyer të mëdha! Mos është fjala tek Franca??? Ç’po luan Franca???

  7. Kosta says:

    Po ta lexoni me vemendje Vucic po flet me gjuhen e Milloshevicit:askush nuk do te kercenoje serbet-thote Vucici.Politikanet e Kosoves dhe Shqiperise deri tani kane fjetur gjume.Serbet bashke me Evropen kurve fituan kohe sa te merrte veten Shkjau.Tani ka mbetur pak kohe .O Bashkim Kombetar o nje lufte e re ne Kosove dhe Evropakurve do te thote se eshte problem i brenshem i Serbise.

  8. rexha 10 says:

    PER CILIN TIRONSE E KE FJALEN .KURE KA QENE NDONJEHERE NE DREJTIM IN E QEVERISE TIRONSI””””””’?????????????????DASH SHEHUN.
    Jane te gjithe muzhiket e ardhur me corape nga tropoja eSkrapari , qe me te vertete vetem S aliu pati nje dipllome doktorre ,qe kurre nuke e ushtroi profesionin.Edhe ate e mori si militante i devotshem i PKSH.Sa per te tjeret jane te gjithe cobane delesh,dhe nipojte e komitetit qendrore.NJe fjale e urte thote: NE QOFTE SE NE KRYE TE POPULLIT DO TE VENDOSET NJE VRASES ,ATHERE KY POPULL ESHTE I DESTINUAR GJITHE JETES SE TIJE QE TE VUAJ. PAMVARSISHTE SE KUSHE E VENDOS NE KRYE.SHIKONI PD QE ESHTE KTHYER NJE CERDHE BANDITESH ,DHE TE LIDHURA ME AGJENTE TE NDRYSHEM.NUKE LANE GURE PA LEVIZUR PER TA DJEGUR DHE SHKATRRUAR ATE VENDE.
    ME E KEQJA ESHTE SE KJO TRADITE DO TE VAZHDOJE PER DEKADA TE TERA.AI VENDE NUKE BEHET ME SHARLATANE SI PUNA E EDI RAMES,EDHE PSE I PATI TE GJITHA MUNDESITE QE TE BENTE SHTETIN ME LIGJET E DUHURA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje