Parkimi në Tiranë është një nga provat më të vështira, veçanërisht nëse kemi përpara plane me orar fiks. Dhe nëse ia del të gjesh parkim në një rrugicë, së pari duhet të kesh bërë disa xhiro boshe.
Nëse do kesh fat dhe parkimi është i pazënë, aty mund të ketë karrige, të cilat të paralajmërojnë që ai vend është bosh vërtet, por është i zaptuar, ose mund të gjesh blloqe provizore apo edhe bidonë uji.
Këto sende janë ‘tabelat’ joshtetërore që një shofer i lexon po aq mirë sa edhe tabelat paralajmëruese të mësuara përpara se të pajiset me patentë.
Por pa llogaritur parkingjet private, idealja është parkimi pa mundim, mjafton të gjesh bosh vendin dhe çdo gjë varet nga një tekst mesazhi ku duhet të shkruash targën e automjetit, në numrin e bashkisë 050500.
Për këtë opsion, parkimi nis dhe numërohet me orë, skadimi i të cilave të njoftohet në telefon.
Shtojini këtyre vështirësive sa më sipër edhe disa palë polici, polici rendi , polici rrugore dhe polici bashkiake që janë në kërkim të kundërvajtësve.
Dhe pikërisht në mes të këtij stresi përpjekjet për të siguruar parkimin e makinës sjellin edhe shkaqet për sherre mes të rinjve, ose më së paku mes shoferëve.
Parkova dhe e gjeta makinën në mes të rrugës
Duhet të ketë qenë vërtet stresuese dhe çorientuese gjendja me të cilën është përballur një i ri, që pak përpara se të përfundonte orarin zyrtar e ka gjetur automjetin as të parkuar dysh dhe as si të fortët. Por në mes të rrugës.
Rubin Shehu, punonjës në Ministrinë e Transporteve dhe Energjisë pas mosmarrëveshjes me një zaptues parkimi nuk zgjodhi sherrin alla “me mua e ke?”, por pasi nuk u kuptua as me policinë që e kishte gjobitur për “parkimin e guximshëm në mes të rrugës”, e nxori stresin dhe inatin me një kallëzim po në polici, raporton gazeta “SI”.
Rubini deklaron gjithë itinerarin që kur doli nga shtëpia për të shkuar në punë dhe se si e gjeti automjetin në mes të rrugës:
“Kam parkuar automjetin me targë Tr 76.. R , model “Volkswagen polo” me ngjyrë të bardhë pas Ministrisë së Arsimit, në rrugën “Mihal Duri”.
Ky automjet është në përdorim prej meje. Pasi parkova e sigurova mjetin dhe u largova për në punë. Në orën 16.14 minuta u njoftova nga një familjar në lidhje me vendndodhjen e mjetit, i cili gjendej në mes të rrugës. U nisa menjëherë, duke lënë punën për të shkuar te makina, pasi kisha parkuar në anë të rrugës dhe nuk e kuptoja se çfarë kishte ndodhur.
Kur kam arritur te makina, gjeta trafik që ishte shkaktuar nga automjeti im që kishte bllokuar pothuajse të gjithë aksin. Gjithashtu gjeta edhe një gjobë te xhami i përparmë. Mora makinën duke e spostuar dhe duke e parkuar në vendin ku e kisha parkuar në mëngjes, ku në krahun e djathtë gjendej në lokal si edhe një servis celularësh.
U habita pasi mjetin nuk e kisha lënë në mes të rrugës, por e kisha parkuar rregullisht. Aty nuk ndodhej asnjë tabelë. Në këtë moment që po përpiqesha të kuptoja çfarë kishte ndodhur, pronari i lokalit me ton indiferent më paralajmëroi: “Mos parko më para lokalit”.
Kallëzuesi i tha policisë përgjigjen që i dha pronarit të lokalit, se nëse kjo është shkelje për këtë veprim janë institucionet që merren me këtë punë. Por edhe pas këtij reagimi “pronari i parkimit” ka lëshuar të njëjtin paralajmërim “mos parko më para lokalit”.
Kuptova, shton i zoti i makinës që parkimi i automjetit kishte shkaktuar shqetësim dhe ndaj ka vazhduar të kërkojë sqarime. Por situata është agravuar, pasi pronari ka reaguar: Nëse e lë makinën para lokalit tim atëherë kam të drejtë ta cenoj.
Fjalë pas fjale, kur asnjëri nga ata të dy nuk e ka gjetur gjuhën e përbashkët, Shehu ka telefonuar policinë, e cila nga ana e saj ka kërkuar shpjegime nga shoferi se përse e kishte parkuar automjetin në mes të rrugës.
Sherri për parkimin po hetohet nga Komisariati numër. 3 për dyshimet se pronari i lokali ka kryer vetëgjyqësi, duke zhvendosur mjetin nga parkimi në rrugë. Sido që të jetë derisa të gjejë se kush mban përgjegjësi penale, kallëzuesi ka një gjobë për të paguar, të prerë nga efektivët rrugorë.
Kur kafsha behet pronar lokali dhe thote qe rruga eshte e imja.
Vetem Enver Hoxha u erdhi hakut ketyre idioteve. Tani keta shtohen lirisht.
Ketij ” Pronari” i gjendet Vendi i Fresket shpejt nese Shteti funksionon. Vendosni 1 makine she ruajeni, keshtu e kapni me “presh” ne dor ” Pronarin” cub
Bashkia me e ndyre qe kemi pare ne 30 vjet.
Kryekari i bashkise me bythq.r e me hajdut ne 30 vjet.
Kur vene bisona poshte pallateve per te zene parkingun e ti merr policine bashkiale, nuk te vjen asnjeri. Pese min pa pagese = 10 mije lek gjobe. Zere trotuarin me karriket e lokalit nuk te thote gje njeri.
SHKURT FARE: KY KRYEKARI I BASHKISE I KA IDETE E QARTA.
RRUMPALLE E HAJDUTLLIK.
Ketu hajt ta gjesh. Tek Rr Mihal Duri lejohet parkimi vetem per banoret keshtu qe ky zyrtari s’mund te parkoje. Por prape ka ca qe vejn derrasa dhe karrike. Kur i thua policeve bashkiake bejne sikur s’degjojne.
Plotesisht e vertete.jane bere te pa durueshem,ketu nuk ka shtet.
Pastaj na e ka fajin Macron qe bllokon hyrjen tone ne BE?!?! Kam pershtypjen se ne Afrike do na e bllokonte hyrjen Angola. (me gjithe respektin per Angolen).
Koment epik! Like
Pasuria eshte e shenjte…ska te drejte pronari i dyqanit ta preke mallin e tjetrit..te marre ne tel. Po edhte kundravajtje…
Po pse kush ja la rrugen ketij, babai ??? kane marre si shume kot keta qe kane lokale, harrojne qe vetem lokalin kane prone te tyre, as trotuari e as rruga nuk jane e tyre por prone publike.
Ne gjithe tiranen eshte njesoj keq. trafik, kaos dhe nje corganizim i mireorganizuar nga bashkia e tiranes. ju rrofshin korsite e bicikletave se i perdor 4% e qytetareve dhe gjithe pjesen tjeter na ka denuar meqe ashtu i pelqen.
Mengjesi per nje familje me femije ne shkolle dhe prinder ne pune eshte sfide me vete te arrijne dhe femijet ne shkolle ne orar dhe prinderit ne pune ne orar, ose do lesh femijen 30 min me heret ne oborr te shkolles (vetem, ne shi ne te ftohte ne vape, sipas rastit) ose do veje prindi me vonese ne pune.
Parkimi i bashkise me sms funksionon vetem kur eshte zone pa shume kerkesa se ne qender nuk behet fjale, e zene dhe ulen te kafja perballe e kur vjen policia bashkiake e heqin, pse do lodhen te paguajne kur policia bashkiake gjen gra apo pleq e plaka behen trima ngrene zerin, me te tjeret….
Ku ka zona rezidenciale me parkimet e pashitura per 100 arsye do shohesh dhe policine bashkiake/rrugore duke gjobitur ose me karroatrec per ti bere qoken investitorit deri sa ti shiten parkimet.
Qytetari i thjeshte e ka vleren 0 per bashkine e Tiranes.
Kjo eshte kur kryetari bashkise e ben çorap punen. Shum veta jane vrare per parkimin, po kjo smeret ne konsiderate. Ky ktyet, ben parkime ku un si banor i nje blloku te caktuar nuk kam dhe nuk gjej vend te parkoj ne shtepine time, parkimet qe ben ky zotnia jane njemije leke ora, ku i bie te lesh rrogen ne parkim. Mir na e ben kur ne votojme per te.
VENDOSNI NJE ARKIVOLE PERPARA DERES SE SHTEPISE,KESHTU GARANTONI RRUGEN E LIRE.
MERRNI SHEMBULL NGA RAMADANI I PORTOKALLISE.