Ndërsa Remzi Hoxha ishte në vëzhgim në Tiranë, në jug të vendit në Ksamil, në lokalin e Ziso Kristopullit, bie në sy shfaqja e një personazhi misterioz që prezantohet si gazetar kroato-austriak me emrin Armando Ditelmens. Emri i tij i vërtet është Avdyl Loshaj dhe ishte me origjinë nga Kosova. Loshaj dhe Kristopulli vihen në survejim.
“Ma prezantoi si kameraman në luftën e Bosnjës me origjinë austriake, por ai shqoqërohej edhe me policët, e solli Stafan Vasili e tha është nip i tezëz sime, sot Stefan Vasili është i plotfuqishëm i Ksamilit, ai e di problemin”, rrëfen Ziso Kristopulli, i rrëmbyer nga SHIK.
“Përfshirja e Zisos në këtë histori, krijonte pazëll të plotë, që shërbimet sekrete serbe e greke që janë armiqtë natyralë, kështu konsideroheshin në atë kohë, po komplotonin kundër Shqipërisë. Personazhi që ishte përzgjedhur ishte edhe kryetar i PS-së në jug, pra përshinte në skenë edhe PS-në”, tregon Artan Hoxha.
“Më dukej i dyshimtë, këtu ia kam thënë, e ka thënë edhe vet ai. Armando bënte sikur nuk dinte shqip, shqipen e dinte ai se kosovar ishte, bënte polemikë me Armandon tek lokali”, rrëfen Ziso Kristopulli, i rrëmbyer nga SHIK.
Pra, Avdyl Loshaj ka pranuar se është përdorur nga shërbimet sekrete. SHIK i konsideronte Loshajn dhe Kristopullin pjesë të një grupi spiunazhi të drejtuar nga Remzi Hoxha. Të tre, u rrëmbyen dhe u torturuan në të njëjtën bazë, në Vain të Lezhës gjatë tetorit të vitit 1995.
“E kanë marrë Kristopullin që është minoritar grek që jeton në Ksamil, e kanë marrë Avdyl Loshaj që ne e konsiderojmë se ka punuar vërtetë për shumë shërbime, dhe e kanë bërë lidhjen. Ne kemi gjet informacion, foto që Loshaj e kishte survejuar edhe babin tim e kishte qëndruar në një familje afër familjes sonë, gjyshit ku jetonim ne”, rrëfen Ardian Hoxha, djali i Remzi Hoxhës.
Loshaj, ishte i pari që do të izolohej në godinën e SHIK në Vain. Pas tij, Ziso Kristopulli e në fund Remzi Hoxha.
“Këtu kam pas një pasuri që në ‘90-ën, kisha një pulari, rreth 3-4 mijë pula, në 14 Tetor të 95-ës më vijnë 4 njerëz të panjohur e më thonë jemi në kontroliin e shtetit, të vemi në Gjirokastër për të parë pronësinë që ke marrë në Ksamil dhe unë ju kam thënë që jam privat e nuk kam nevoj për kontrollin e shteti. Erdhën këtu më futën në makinë më cuan në Gjiroakstë”, rrëfen Ziso Kristopulli, i rrëmbyer nga SHIK.
Kristopullit i hedhin në kokë një thes të zi, të cilin e ka mbajtur derisa e dorëzuan në bazën e Vainit. Gjatë rrugës, shoferi Besim Datja ndërroi disa herë targat. Itinirari u konfirmua edhe përmes dy faturave për furnizim me karburant për mjetin me targa TR 2250 Z.
“Erdhi Iliri hapi një bllok shumë të madh ku se di ça shkruhej, pyetja e parë ishte a e njeh Armando Ditermens? Po i thash e njoh. Armand Ditermens tha të akuzon se je agjent serb në bashkpunim me Remzi Hoxhën. E njeh Remzi Hoxhën tha? Jo I thash nuk e njoh. Ngrihet Kumbaro, më ngre nga krevati e më fut gishtin, o do flasësh qen o do vdesësh këtu, ca do flas? Nuk di gjë çmë ngatërron mua Armando nuk di”, rrëfen ngjarjen Ziso Kristopulli, i rrëmbyer nga SHIK.
Në gjithë këtë skenar ku Kristopulli kishte rënë viktimë, për të ishin sajuar edhe akuza konkrete.
“Si trafikant armësh, i ke çuar Elbasan, Vlorë, Përmet, ke vajtur Serbi, i sillte Remziu nga Serbia në. E dyta, ke vulën e serbit, ke vulosur fletët e referendumit, që humbi Presidenti, të ’94-ës. Ku do ta vrisje Agron Musarajin, ku do i bëje atentatin. Deri ditën e tretë unë nuk pranova asgjë”, tregon Ziso Kristopulli, i rrëmbyer nga SHIK.
Për tre ditë me radhë, njësoj si Avdyl Loshaj, Ziso Kristopulli përjeton tortura çnjerëzore nga disa personazhe që ai i kujton sot e kësaj dite.
“Personat që më rrahën, Kumbaro, Budjoni, Sefgjini. Ka pas që nuk i kam njohur se ndryshonin emrat, njëri Sulo, tjetri ashtu, ndërronin emrat mos ti mësoja”, tregon Ziso Kristopulli, i rrëmbyer nga SHIK.(Top Story)
Kjo eshte fytyra kriminale e Sali Berishes….
Keta ishin krimineli Gazidede, Sefgjini, Kumbaro etj..
Ky ishte shteti i Sali kriminelit…..
Po nuk u denua ky qelbesire komuniste kurre nuk do te regullohet ky vend.
Une jom Avdyl Loshaj vetë pra Artan Hoxha më mir mos te hap at mut goje hiq se nuk di fare gjë per rastin vetem rrefen dhe pshtjellon per Lekē për te përfituar nga familjaret e Remzi Hoxhes pra nese eshte aj burr kur të don le te takohet me mua mos ta genjen popullin per fatin e Remziut kaq kur te don ky mut gazetari se si shum eshte duke e hap llapen
Or Abdyl, nqofsh me verte Abdullahi s’ke pse te takosh Artan Hoxhen, shko e takohu me organet e drejtesise, dhe besoj ata do te mirpresin ne Prokurori ku mund te deponosh te verteten. Dy jane mundsit e kesaj historie, ose ti je nje M#T spiun serbi ne sherbim te Sali Breshkanit te cilit i sherbeve per te kryer nje krim makaber dhe tani perpiqesh t’a mbrosh, ose ne se te ka mbetur ndonje burreri e s’je nje nga pjellat sherbetore te Sali Birk&urves , shko e trego te verteten e mos ha shume. Hajt tung bre!
Kur ti Avdyl loshaj…pse nuk shkon ne prokurori? Apo je i dhjerre…..vetem kercenoni si maloke drurin keni…jo fjalen…..
Or trimi mbi trimat qe po flet ne emerin e Avdyl Loshajt,mos bej gansterrin kot se ti je nje ferracak e asgje me shume por ketu ka vdekur shteti qe ta kape per bythe sali kriminelin e kerkoje spjegim e vere para ligjit per te gjitha krimet qe ka bere
Ti je Sefgjin Loshja, leni pordhet se t’njohim.