Erdhi në Gjirokastër për “Millosheviçin”, aktori francez Gérard Depardieu vlerësohet me “Çelësin e qytetit”

24 Tetor 2019, 21:06Kulturë TEMA
Erdhi në Gjirokastër për “Millosheviçin”,

Aktori i famshëm francez Gérard Depardieu është nderuar me “Çelësin e qytetit” nga kryabashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi. Depardieu ndodhet prej dy ditësh në Gjirokastër në kuadër të xhirimeve për filmin “Milosheviçi dhe unë”, i regjisorit nga Prishtina Arben Kastrati.

“Një qytet i përbotshëm si Gjirokastra ka edhe qytetarët e vet që i njeh bota mbarë. Një prej tyre është aktori francez Gérard Depardieu, të cilit me kënaqësi dhe vlerësim të lartë i dhurova sot në mënyrë simbolike “Çelësin e qytetit”. Prania e tij në qytet për herë të parë ka një rëndësi të madhe për Gjirokastrën.

Njerëz si Gérard Depardieu janë mesazherë dhe promovues të rëndësishëm të qytetit në nivel ndërkombëtar. Vlerë e shtuar është natyrisht edhe vetë filmi, disa skena të të cilit po xhirohen në Gjirokastër.

Besoj se Depardieu do të rikthehet sërish, njësoj si shumë të tjetër që kanë ardhur për herë të parë në këtë qytet dhe janë magjepsur prej tij, aq sa kanë rezervuar një vizitë të dytë, një të tretë… e kështu me radhë. Merci beaucoup monsieur Depardieu”, shkruan në Facebook kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi.

Disa prej skenave të filmit “Millosheviçi dhe unë” janë xhiruar mbrëmjen e sotme në Pazarin e Gjirokastrës, ku kishte mes të tjerash edhe flamuj të Serbisë.

Filmi sjell ngjarje të vitit 2003 që përkojnë me periudhën e pasluftës në Kosovë. Rrëfimi i personazhit kryesor dhe përjetimit të tij mbi ngjarjet përshkon filmin duke përcjellë tragjizëm, skena komike dhe realitetin e një popullsie që jetonte ditët e para të lirisë.

Filmi ka përfshirë edhe aktorë të tjerë të njohur si Nathalie Boyer, Alessandra Martines etj. Gérard Depardieu ngjalli debat të madh në vitin 2013 kur la nënshtetësinë franceze për shkak të taksave të larta të vendosura për të pasurit nga presidenti i asaj kohe Francois Hollande. Ndërkohë Depardieu pranoi nga Vladimir Putin nënshtetësinë ruse.

6 komente në “Erdhi në Gjirokastër për “Millosheviçin”, aktori francez Gérard Depardieu vlerësohet me “Çelësin e qytetit””

  1. vlonjati says:

    Vijini mish ne hell si Sali Protopapes dhe raki dhe aty e kini gjithe diten e naten,ne mos ju kerkofte edhe nenshtetesine siç beri ne Belgjike e Rusi!I vetmi njeri qe se ka problem !Krenari per gjirokastritet te kesh prane Zherald Depardieun or rrusha!Bejini bust ne vendin ku kishit Enverin!

  2. Eri says:

    Celsi i qytetit i jepet dikujt qe ka njefare reputacioni por qe ka bere per ate qytet.Ky Djepardje ca ka ber ka punu si sexpompist per plaka kur ishte i ri.E tani qe u plak ik e merr arratine se mos i merr taksat shteti.

  3. Moisi Golemi says:

    Aktor i mirë, por rrotë [email protected] në jetën reale.

  4. U says:

    Mos! Urgjence kombetare !!! Gjirokastra ngeli pa makarona dhe mish !

  5. Berti says:

    Nuk e kuptoj kte çeles qyteti , ato vijne per punen e tyre, ne jep çelsa. Mos do ket qene i çik n qef krietari

  6. shqiptari says:

    GJITHE ANTISHQIPTARET PO DEKOROHEN ME NJE ZELL TE MADH.VENDI E PARE E ZEN ILIR MUTI DHE PASTAJ EDHE TE TJERET NDJEKIN SHEMBULLIN E TIJ.KY BARKDERRI ESHTE NJE ANTISHQIPTAR DHE NUK DUHEJ DEKORUAR.PO CA TI BESH FLAMUR KARIT QE NUK DIN NGA HISTORIA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje