Largimi nga reforma, Damian Gjiknuri: Oreksi vjen duke ngrenë, nuk sakrifikohem

25 Tetor 2019, 17:30Politika TEMA

Damian Gjiknuri i qëndron idesë së bashkëpunimit me opozitën duke përdorur si urë lidhëse ndërkombëtarët.

Në studion e A2, bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore tha se “de facto”, demokratëve jashtë Parlamentit iu ofrua bashkëkryetari i tretë i komisionit.

Edhe pse një ditë më parë tha se drafti i PS e bënte qeverinë në gjysmë teknike gjashtë muaj para zgjedhjeve, Gjiknuri e quajti propozimin e PD si diçka të panatyrshme.

“Qeveri teknike gjashtë muaj para zgjedhjeve është çështje kushtetuese dhe jo normale. Sepse qeveritë teknike nuk kanë histori shumë të mirë në Shqipëri, e mbase edhe në shumë vende të botës”, tha ai.

Gjiknuri pranoi se pjesë e reformimit të administrimit zgjedhor mund të jetë edhe formula e KQZ.

“Ne kemi qenë të hapur, po presim propozime edhe nga ekspertët, do të mobilizojmë të gjitha burimet brenda komisionit për të marrë kontribute se si mund të realizohet ky proces sa më i depolitizuar. Do të thotë që edhe KQZ nuk është më e kapur”.

Sa i përket çështjes së dorëheqjes, Gjiknuri duket tashmë i tërhequr nga ideja për t’u larguar nga struktura, në kuadër të kompromisit.

“Pse duhet ta bëja fakt të kryer, duke qenë se jam përfaqësues i një partie politike dhe ai është një komision bipartizan”, tha ai.

“Nuk e kanë kusht, ky është sebep. Problemi i vërtetë i tyre është se ata nuk njohin Parlamentin dhe Komisionin e Reformës Zgjedhore.

Dhe unë thashë “nëse unë qenkam sebepi jam gati të largohem. Por jo që unë të sakrifikohem për një interes të Partisë Demokratike, duke thënë “oreksi vjen duke ngrënë, të iki ky, të iki ai, të iki Rama”…”.

1 komente në “Largimi nga reforma, Damian Gjiknuri: Oreksi vjen duke ngrenë, nuk sakrifikohem”

  1. HC says:

    Gjeja me e sakte qe do beje, ishte te ishe zhdukur e ta thyeje qafen, pasi abuzimi, llumi, muti mullar qe ke lene ne ministri , duan shume vite te pastrohen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje