Guterres kërkon fillimin e bisedimeve për përfundim të luftës në Siri

26 Tetor 2019, 13:57Bota TEMA

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres përshëndeti uljen e intensitetit të luftimeve në Sirinë verilindore dhe u bëri thirrje shteteve të përfshira që të fillojnë diskutime serioze për përfundimin e luftës” 8-vjeçare.

Guterres vuri në dukje uljen e konflikteve në rajon pas marrëveshjes së arritur këtë javë mes Turqisë dhe Rusisë.

“Qëllimet tona kryesore janë shumë të thjeshta, të mos ketë përshkallëzim të konflikteve dhe jam i lumtur që nuk kemi informacione për zhvillimin e ndonjë konflikti për momentin në Sirinë verilindore”, theksoi Guterres në selinë e OKB-së.

“Ka ardhur koha për të krijuar një rrugë politike që shteti të përparojë pas luftimeve që zgjatën më shumë se 8 vjet”, shtoi Guterres.

“Angazhimi ynë i plotë tani është të sigurohemi që Komiteti Kushtetues të fillojë punën e tij në Gjenevë, si hap i parë për një zgjidhje politike, që shpresojmë se do t’i japë fundi këtij kapitulli tragjik të jetës së popullit sirian”, nënvizoi Guterres./

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje