Nga miqtë aktorë, tek jeta si mjeke në Francë, rrëfehet aktorja Anisa Markarian: Shqipëria s’më ka zhgënjyer, por disa persona

26 Tetor 2019, 19:47Kulturë TEMA

Aktorja, skenaristja dhe shkrimtarja Anisa Markarian ka rrëfyer për jetën e saj në emisionin “Kjo Javë” në “News24”. Ajo foli për librin e saj “15 ditë prilli” me të cilin u rikthye në Shqipëri, ndërsa skanoi të gjithë zhvillimet artistike që ndodhin sot në vendin tonë si dhe nuk kurseu kritikat për kinematografinë shqiptare.

Teksa u pyet nga gazetarja, Nisida Tufa se si i duket Shqipëria, shkrimtarja tha se Shqipëria kurrë nuk e ka zhgënjyer.

Ajo foli gjatë në “Kjo Javë” duke nisur që nga fillimit e saj si aktore, tek jeta si mjeke në Francë dhe padyshim nuk kurseu as kritikat ndaj politikës në tërësi.

Pjesë nga intervista:

Kush ju zbuloi si talent, që ju me pas morët rrugën e filmit?

Unë recitoja dhe merrja pjesë në teatrot e shkollave, Personat e parë ishin mësueset e letërsisë. Më përzgjodhi Gëzim Erebara.

Cilët ishin emrat që ju i kishit miq?

Unë jam mikeshë me të gjithë. U krijua një grup moshatarësh që vinin nga gjimnazet e Tiranës, e kemi vazhduar dhe e vazhdojmë miqësinë edhe sot. Kam miqësi me të madhen e Tinka Kurtin, me Marjeta Larja. Me të gjithë grupin e xhirimit, me skenaristë, regjisorë. Kam pasur fatin dhe kam qenë e rrethuar nga artistë të apasionuar për kinematografinë dhe lidhjet janë ruajtur edhe sot si të pacenueshme.

Me Arben Imamin keni mbajtur kontake?

Me Benin nuk kam pasur asnjë komunikim. Unë nuk e kam kërkuar, nuk e di nëse ai më ka kërkuar apo jo.

Si ishte kalimi nga aktrimi tek mjekësia dhe ju sot jeni një mjeke e përkushtuar në Francë?

Nuk ishte kalim, por them se ishte e të dyjave bashkë. Unë e dija se babai shkonte në klinikën dentare.  Shikoja babin kur kthehej dhe ai sillte bluzën për ta larë dhe unë kisha dëshirën t’i merrja erë. Kam dhe një veçori të vogël dhe kisha dëshirë të bëhesha dentiste, banai më thoshte bëju doktoreshë. Merr mjekësinë më thoshte babai, sepse me dentistin do të kufizohesh vetëm tek goja. Bija ime sapo ka mbaruar studimet për  stomatologji.

Ku e gjeni veten më tepër?

E gjej veten duke qenë nënë, grua, krijuese, dhe në profesionin tim si mjeke. Nuk shkoj në punë duke tërhequr këmbët.

E keni ndjekur kinematografinë shqiptare?

Unë kam një pozicion kritik për kinematografinë të para viteve ’90. Gjithsesi kinematografia ishte pjesë e propagandës. Disa filma janë të zhveshur nga ky aspekt, por ka edhe kryevepra mes atyre filmave. Do të doja që kinematografia e sotme, t’u jepte mundësi disa figurave dhe të punonin më shumë, sepse kishin mundësinë të çliroheshin, dhe nuk iu dha kjo mundësi për fat të keq .

Si e vlerëson Shqipërinë sot, ke një imazh për Shqipërinë?

Unë dua të përsëris diçka: nuk më ka zhgënjyer Shqipëria, por më kanë zhgënjyer disa persona. Unë kam pasur momente zhgënjimi të mëdha nga disa persona, por kjo ndodh kudo.

10 komente në “Nga miqtë aktorë, tek jeta si mjeke në Francë, rrëfehet aktorja Anisa Markarian: Shqipëria s’më ka zhgënjyer, por disa persona”

  1. ZHGENJIMET I DO CILIDO SOT (dmth i sherbejn secilit )
    ME FORCU/ PASURU EXPERIENCEN E JETES
    ME E PA BOTEN ME NJI SHIKIM ME INTELIGJENT ?

  2. Kastriot says:

    Bravo, hallall ta bofte zoti.

  3. Lexusi says:

    Respekte ! E Meriton emrin artiste !

  4. Raimond vlonjati says:

    Anisa ka qene shume e mirke , por e mire duket edhe tani,

    Ne ate film kane lozur shume bukur , si Anisa edhe aktoret e tjere

    Urime Anisa , pac lumturi dhe shendet ne jete

  5. Nivele primitive Filmi

    Regji -texte filmi -skenar -ordiner
    jo se i mugon experienca ,por i ka lid ji paion me i madhe
    sot artisteve me u shkerdhy me politiken
    e rrugeve !
    Atje ku paraja shte mbi gjithcka – gjithcka degjeron ne Llume

  6. Z says:

    “Me kane zhgenjyer shume persona” thote Anisa! Eshte shume veshtire qe njerez si ju te mos zhgenjehen nga shqiptaret!

  7. ardi_mamurrzaku says:

    JE FANTASTIKE NUMER 1…!!!
    JE AKTORE E SHKELQYER ,JE KRJUESE,JE NJE NENE SHEMBULLORE,JE NJE ARTSTE,DHE MBI TE GJITHA JE NJERI I MIRE.,,,,
    lERI PLEHRAT SI GRABOCKA,APO NDONJE TJETER.

  8. Astriti says:

    Aktore e kendshme, por jo ndonje talent I spikatur. Nje vajze simpatike dhe mikluese ka qene, por…., vetem kaq! Si skenarise, pertoke. Filmi “Ngjyrat e moshes”, qesharak. Si shkrimtare nuk e kam lexuar, por s’besoj se do ndrise edhe atje!

  9. labi says:

    ..kam pasur gjithmon kureshtje e kenaqesi kur e shikoja, Femer ne plotkuptimin e fjalese derguar nga zoti si shembelltyre e feminilitetit, tani kur e rishikoj me ngjall emocion ….rezatonte qetesi ,butesi, krahasuar me keto shtrigat e sotme femra-meshkuj zhgere deri ne gen neper ekrane te kremosura e te kermosura mbushin ekranin, .Anisa , jete te gjate e te gezuar per familjen tuaj te bekuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje