NATO “respekton” stërvitjet e përbashkëta ushtarake Ruso-Serbe

27 Tetor 2019, 15:59Rajoni TEMA

NATO thotë se “respekton” vendimin e Serbisë që të mbajë stërvitje ajroreushtarake me Rusinë, ku sistemet e mbrojtjes raketore ruse S-400 dhe Pantsir-S janë po ashtu pjesë e këtyre stërvitjeve.

Rusia tha se sistemi S-400 dhe ai Pantsir-S po marrin pjesë në ushtrimet “Mburoja Sllave 2019”, që Moska po zhvillon me Beogradin zyrtar, me qëllim që të testojë aftësitë mbrojtëse ajrore të të dyja vendeve.

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha se sistemet tokë-ajër janë vendosur në bazën në Batajnicë, që gjendet në periferi të Beogradit.

Është hera e parë që sistemet S-400 dhe Pantsir-S marrin pjesë në stërvitje ushtarake jashtë Rusisë, tha ministria.

Në një deklaratë dhënë për Radion Evropa e Lirë, zyra për media e NATO-s tha se aleanca dhe Serbia “janë partnerë dhe ne respektojmë të drejtën e Serbisë që të ndërmarrë vendime sovrane lidhur me stërvitjet që kryen në territorin e saj”.

“Kjo është një çështje që i përket Serbisë dhe Rusisë” thuhet në deklaratën e NATO-s, ku theksohet se “Serbia është partner i NATO-s” dhe se vendet e Ballkanit “kanë një marrëdhënie të mirë dhe produktive” me aleancën Perëndimore.

Sistemi S-400 do të kthehet në Rusi pasi të përfundojnë stërvitjet më 29 tetor.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha se sistemi Pantsir do të blihet nga qeveria e tij.

Serbia ka marrëdhënie të mira politike dhe ekonomike me Rusinë, pavarësisht se thotë se qëllimi i saj është t’i bashkohet Bashkimit Evropian. Beogradi është zotuar se do të qëndrojë jashtë NATO-s dhe ka refuzuar që t’i bashkohet vendeve perëndimore, të cilat kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të Ukrainës.

2 komente në “NATO “respekton” stërvitjet e përbashkëta ushtarake Ruso-Serbe”

  1. Skrapari says:

    Po he Evropa pse nuk i nxjerr dhembet Serbit sic beri me Turqin?Mos eshte pune feje kjo perzgjedhja e vendeve te perkedhelura.”s’ma ha mendja se Evropa eshte demokratike,ja shiko Greqin”

  2. shqiptari says:

    Fatkeqsisht nuk kemi qeveri qe te mendoje per te miren e ketij populli se po te ishte duhet ta kishte kuptuar se NATO mori fund diten qe TRUMP u zgjodh president i SHBA-ve.Shqiperia eshte ne nje rrezik te madh dhe ndihet po aq e carmatosur sa ne 1939.Udheheqesit e pas 90’s u perkujdesen qe te kthehemi ne nje vend pa ushtri ne menyre qe te zhdukemi sa hap e mbyll syte kur ti teket serbit a grekut.Ate qe nuk e arriten dot per shekuj ,RAMUTET dhe ILIRMUTET po e bejme me zell te madh ne dem te ketij kombi.A thua do ti marrin me vete miliardat qe kane bere?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje