Siguria energjetike, SHBA: Shqipëria dhe Ballkani mund të formojnë bërthamën për të furnizuar Perëndimin

28 Tetor 2019, 18:16Ekonomia TEMA

Në konferencën ‘Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Ballkanin Perëndimor’, e zhvilluar në Tiranë, Leyla Moses-Ones, e ngarkuara me punë në Ambasadën Amerikane, foli edhe për sigurinë energjetike si një pikë kyçe për suksesin e bashkësisë transatlantike.

Sipas Moses-Ones, Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor mund të formojnë bërthamën e një strategjie energjetike të larmishme për të furnizuar botën perëndimore.

“Sigurisht siguria energjetike mbetet thelbësore për suksesin e bashkësisë transatlantike. Që nga hidrocentralet te gazi natyror i lëngshëm, nga nafta deri te energjia diellore, Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor mund të formojnë bërthamën e një strategjie energjetike të larmishme për të furnizuar botën perëndimore, ndërsa korrin përfitimet prej  vendndodhjes së tyre gjeostrategjike”, deklaroi diplomatja amerikane.

Leyla Moses-Ones foli edhe për revolucionin 5G, duke paralajmëruar se Kina do të tentojë të përdorë pozicionion gjeostrategjik të Shqipërisë për të thithur informacione dhe për të asfiksuar rrjetet e aleatëve të ShBA-së.

“Dhe, përsa i përket vendndodhjes gjeostrategjike, ju e dini se revolucioni 5G po vjen: ndërlidhja e rrjeteve 4G të Shqipërisë së shpejti do të përmirësohet; ndërlidhja e vendit të saj gjeostrategjik në hartë është e rëndësishme sepse ka vende si Kina që do të dëshironin të kapnin mënyrën e jetesës dixhitale të Ballkanit Perëndimor për të thithur informacione prej tyre dhe asfiksuar rrjetet e aleatëve të Sh.B.A-së. Shqipëria tashmë po bën gjënë e duhur duke ushtruar vigjilencë në mbrojtje të rrjeteve të saj. Edhe një herë, disa gjëra në Shqipëri thjesht nuk janë për shitje”, u shpreh Moses-Ones.

3 komente në “Siguria energjetike, SHBA: Shqipëria dhe Ballkani mund të formojnë bërthamën për të furnizuar Perëndimin”

  1. Mashkullori says:

    Nje paralajmerim i forte per qeverine,per te treguar kujdes lidhur me rrjetin 5G, se mos na hyje ne canak Kina…
    Mire moj zonja Lejla Moses-Ones,po le te investoje Amerika,ose ndonje vend I BE-se,se do mbetemi me duart ne koqe,ne se nuk afrohet njeri prej perendimit,pra BE-se…
    Do vazhdojme te hame bar akoma,apo dy duar per nje koke?
    Te izoluar nga sistemi i djeshem,jetime do mbetemi dhe sot ne kete palodemokraci te tille?
    Kesaj I thone:
    As te….ben as te leshon…

    1. pjeter says:

      Hahaha,nje bravo te madhe,shume e vertet,me duhet ne koqe po ngelemi.

  2. Gjin bue shpata says:

    Ore ceshte kjo harte leshi. Ku eshte kosova or bole. Serbia dhe mz jane dy shtete te vecante.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje