Po shkonte në seancën e fundit të kimioterapisë, burrit i buzëqesh fati.... fiton lotarinë

29 Tetor 2019, 09:38Lifestyle TEMA

Një burrë nga Karolina e Veriut i ka buzëqeshur fati në ditën e fundit që ai do të bënte kimioterapinë, pasi ishte i sëmurë me kancer.

Ai kishte blerë një biletë lotaria teksa shkonte për në spital dhe pasi e gërvishi, ai kuptoi se kishte edhe më shumë për të festuar atë ditë sepse fitoi 200,000 dollarë.

Ronnie Foster, një punonjës në pension i Departamentit të Transportit, bleu  biletën prej 1 dollarësh në një dyqan në Beulaville, Karolina Veriore javën e kaluar.

Ai i tha CBS Neës se rregullisht blen biletat 1 ose 2 dollarë.

“Kur unë pashë të gjitha ato zero, ngriva në vend”, ka thënë Foster, sipas një njoftimi për shtyp të Lotarisë në Karolinën e Veriut.

“Unë nuk e besoja atë derisa ia dhashë nëpunësit në banak për ta skanuar. Kur ai më tha ‘shko në selinë e lotarisë’, unë fillova të lëkundem. Nuk mund ta besoja”. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje