DETAJET: Zbardhet misteri i vrasjes në Mirditë, 34-vjeçari u ekzekutua nga shoku i ngushtë

30 Tetor 2019, 09:51Kronika TEMA

Është identifikuar autori i vrasjes së 34-vjeçarit Eri Zefi, i cili u gjend i pajetë në Zalle Xhuxhe të Mirditës, fillimin e muajit tetor.

Mësohet se autori i krimit është Gjovalin Alia, mik i ngushtë i viktimës.

Trupi i viktimës u zbulua pak metra larg Rrugës së Kombit dhe dyshimet e para ishin për gjakmarrje, pasi vëllai i tij, muaj më parë ka kryer një vrasje në Durrës.

Ajo që mbetet e dyshimtë edhe për policinë e Lezhës është fakti nëse 34-vjeçari është ekzekutuar në ndonjë vend tjetër dhe më pas është lënë në Zalle Xhuxhe nga autori apo është marrë peng për t’u ekzekutuar në Mirditë.

Kanë qenë banoret e zonës ata të cilët e kanë gjetur rastësisht trupin e ekzekutuar të Eri Zefit. Kjo lë për të dyshuar edhe për kohën dhe ditën kur mund të jetë kryer vrasja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje